Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Work Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës bëhet e ditur se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. “Aplikacionin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.
Author: Hamdi Kumanova
Pushimet mjekësore dhe ato pa pagesë janë bërë një mënyrë për mësimdhënësit kosovarë për ta testuar shpërnguljen në vende evropiane duke mos e rrezikuar vendin e punës në Kosovë. Zyrtarët dhe sindikalistët arsimorë thonë se ky fenomen mund të popullarizohet edhe më shumë pas liberalizimit të vizave për Kosovën.Me një dashuri të madhe për ngjyrat, diplomë master në pikturë dhe 16 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Komunën e Drenasit në Kosovë, Bekim Istogu u largua për ta nisur një jetë të re në Gjermani. Ani pse e donte shumë profesionin e tij, Istogut i ishte mbushur mendja për ta…
Mbrëmë rreth orës 19.00 rrugës për në fshatin Bellanoc ka ndodhë një aksident trafiku mes veturës së policisë dhe nje veture tjetër. Gjatë këtij aksidenti janë lënduar 4 persona ku njëri prej tyre është i lënduar më rëndë dhe është dërguar në spitalin e qytetit të Kumanovës Shkaku i aksidentit kanë qenë rrugët e ngrira, menjëher pas aksidentit ekipet e kompanisë Makedonija Pat kanë dalë dhe kanë hedhur krip dhe gurë / Televizioni News
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është fatkeqësi që jemi në vitin 2024 dhe ende Kosova nuk ka Kod Civil, por sipas saj ai do të procedohet brenda këtij viti. “Fatkeqësisht, në vazhdimësi është trajtuar vetëm një nen, që është neni 148 i draftit të Kodit Civil dhe nuk janë trajtuar institutet e reja, që janë të drejtat e grave, qytetarëve në përgjithësi”, tha Haxhiu. Ajo tha se asnjë ligj në MD, nuk bëhet pa përfshirjen e institucioneve tjera, të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve. “Kodi Civil do të procedohet brenda këtij viti. Kosova si vend që…
Një 30-vjeçar është arrestuar, asi iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje. Policia njofton se Jurgen Ndrekos, nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasia e lëndës narkotike. Njoftimi: Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta. Për rastin u…
Prej disa ditësh qytetarët në rrjetet sociale dhe bankat kanë paralajmëruar për një mashtrim aktiv që u vjen si sms që duhet të paguajnë për dërgesën që presin. Tashmë bankat kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një mashtrim dhe për fat të keq disa nga qytetarët, në pritje të dërgesës së tyre, kanë rënë në mashtrim dhe kanë humbur paratë. Një qytetar në internet ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimit duka ia marrë 850 euro dhe ka shpërndarë foto nga transaksionet bankare.
Shërbimi për media i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka dalë me njoftim në orët e vona të mbrëmjes që ndërlidhet me reshjet e dendura të dëborës që kanë filluar në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Në njoftim thuhet se vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë. “Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë”, thuhet në njoftimin e “Rrugët e Maqedonisë” Njoftimi tjetër ndërlidhet me drejtimin rrugor Krak – Mavrovë…
Një delegacion i kryesuar nga Abdullah Bin Muhammad AlSheikh, kryetar i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mejlisi Al Shura do të jetë në një vizitë zyrtare në vend nga sot deri të premten. Siç njofton Kuvendi, nesër Abdullah bin Muhamed Al-Sheikh do të takohet me kolegun e tij maqedonas Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë në nënshkrimin e Librit të Mbresave. MPB njoftoi se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Arabisë Saudite, nga sot deri të shtunën do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit në Shkup. Me regjimin e veçantë…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi. Duke e komnetuar deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet me masa të reja. “Qeveria ende nuk ka vepruar në përmbushjen e tri kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi, që lidhen me deeskalimin e gjendjes në katër komunat në veri të Mitrovicës së Kosovës. Asnjë prej tre kushteve nuk është plotësu që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve…
Një 18-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka goditur me thikë ish të dashurin e saj. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë…
Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Filipinet, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 100 kilometra larg brigjeve të qytetit Sarangani në jug të vendit. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti 6.7 ballë, i cili ndodhi në një thellësi prej 70.3 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale. Filipinet, një nga vendet me lëvizjet më sizmike në botë, ndodhet në Zonën Sizmike të Paqësorit, e njohur si “Unaza e Zjarrit”.
Është zhdukur një person në Ferizaj. Sipas policisë, një burrë ka njoftuar se është zhdukur një grua dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar. “Ferizaj 04.01.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

