Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (15.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 233 shkelje, nga të cilat 36 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër masa për mosdhënien përparësi këmbësorëve… “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohojnë informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime nga një grup i caktuar, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se nuk ka raportime të tilla. “Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t’i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobescu, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Takimi ka përqendruar në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit miqësor dhe mbështetjes afatgjatë të Rumanisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përveç integrimit evropian, diskutimet përqendruan në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, drejtësinë, sigurinë kibernetike, punët e brendshme dhe mbrojtjen civile. Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi vendosmërinë e Qeverisë për procesin e integrimeve evropiane dhe…
Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në një prej kopshteve të Elbasanit ku një edukatore ushtronte dhunë ndaj një të mituri të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Kopshti ku shkonte 5-vjeçari ishte nën administrimin e bashkisë Elbasan. Rasti u denoncua nga familjarët, pasi edukatorja u kishte thënë fëmijëve të tjerë të kopështit që të reagonin fizikisht ndaj 5-vjeçarit pasi sipas saj, ai kishte sjellje të dhunshme në klasë. Edukatorja u procedua penalisht nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës, teksa në reagimin për media të bashkisë shkruhet se 5-vjeçari shfaqte sjellje të dhunshme duke justifikuar në…
Nga e hëna, nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë por akoma nuk kanë nisur vitin shkollor mësimin do ta ndjekin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Këtë e konfirmoi për “Alsat” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke përsëritur se zgjidhja është e përkohshme. Përveç këtij vendimi, Shaqiri ka nisur edhe procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh” të komunës Gazi Babë për shkak të mos hapjes së paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë dhe shkarkimin e drejtoreshës së Shkollës. Kjo ka revoltuar prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj…
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping i dhanë fund takimit disa orësh, i pari ballë për ballë në një vit, duke u zotuar që të stabilizojnë marrëdhëniet e tyre të tensionuara. Dy udhëheqësit folën për marrëveshje modeste për të luftuar fentanilin dhe rivendosur komunikimet ushtarake. Por ende ka dallime të thella lidhur me konkurrencën ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë globale. Të dy udhëheqësit shpenzuan katër orë së bashku, në takime, një drekë pune dhe një shëtitje në kopsht, me qëllimin për t’i treguar botës se, ndërsa janë konkurrentë ekonomikë globalë, ata janë të hapur për të debatuar.…
NATO ka njoftuar se prodhimi i gjashtë aeroplanëve të rinj Boeing do të fillojë teksa po lëviz për të zëvendësuar flotën e vjetër të aeroplanëve vëzhgues AWACS. Aeroplanët më të vjetër kanë qenë në shërbim që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1980, raporton skynews. Aleanca tha se aeroplani i parë Boeing E-7A Wedgetail pritet të jetë gati për funksionim deri në vitin 2031. Aeroplanët do të jenë në gjendje të “zbulojnë raketa dhe anije armiqësore në distanca të mëdha dhe mund të drejtojnë aeroplanët luftarakë të NATO-s drejt objektivave të tyre”, tha ai. Miratimi i projektit nga anëtarët do…
Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke i kërkuar që të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët, që është nënshkruar më 6 nëntor. Mungesa e transparencës nga ana e ekzekutivit shqiptar dhe rreziku për shkeljen e të drejtave të njeriut të emigrantëve renditen si arsye kryesore në letrën që 29 organizatat e shoqërisë civile i drejtuan Qeverisë. Letra e hapur u publikua në ditën kur Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja parasheh që emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe të…
Shqipëria është zgjidhur anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Lajmi është bëtë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në platformën X. “Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i…
Bujar Osmani, shprehet optimist për miratimin e ndryshimeve kushtetuese para Këshillit Evropian dhe thekson se nuk do të ndalen deri në momentin e fundit për të përdorur këtë moment unik për anëtarësim në BE. Ai thotë se ata që kërcënojnë të ardhmen evropiane të vendit duhet të identifikohen me emër dhe mbiemër. “Nuk mund të them tani se humbasim rastin. Mendoj se duhet të punojmë deri në gurin e fundit për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe për të përparuar me këtë shans. Por nëse nuk arrijmë, do të duhet të përmendim ata që kërcënojnë perspektivën evropiane, pengojnë prosperitetin, reformat dhe…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme ka marrë vendim që të dorëzojë iniciativë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për pakujdesi dhe shpenzim të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në detaje shpjegoi rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e auditimit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet që janë kontrolluar, duke përfshirë edhe punësimin në Agjenci dhe punësimin e ekspertëve dhe personave me kontratë pune. BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT “ Nuk mund ta ngremë kokën nga punësimet partiake. Qeveria duhet…
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski paralajmëroi një qendër të re rekreativo sportive në Butel 1. Në vijim njoftimi i plotë: 🏟️🛝🌲 QENDRA E RE REKREATIVE SPORTIVE NË BUTEL 1 PRANË STADIUMIT UDARNICI❗️ 😊 “Rasadniku” i vjetër i njohur, i cili dikur lidhte brezat e rinj nga Buteli 1, do të shkëlqejë në një maskë të re❗️ “Radadniku i vjetër” i cili gjendet në mes të rr. Bethovenova dhe rr. Dusko Popović do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ m2. Ruajtja dhe edukimi i jetës në lagje është qëllimi ynë dhe për të do të luftoj gjatë…

