Para 29 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion. Komunikata e shkruar, po atë ditë, mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush…
Author: Hamdi Kumanova
Përfaqësuesit LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takim, ku është biseduar se si të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Jozyrtarisht, siç mëson TV21, është diskutuar për të ashtuquajturin Front Europian, i cili do të përbëhej nga partnerët e tanishëm të koalicionit, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Është negociuar që së bashku të dalin në zgjedhjet parlamentare me lista të përbashkëta. Sipas burimeve tona, vlerësimet e LSDM-së janë se nëse pranohet propozimi i tillë, Fronti Europian mund të vijë deri te fitorja, përkatësisht të fitojë shumicën parlamentare…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq e Nenad Popoviq nga Serbia./REL
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Republikës së Hungarisë, Peter Szijjarto, sot më 16 nëntor, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Vitin e ardhshëm, në gjysmën e dytë të vitit, Hungaria do të kryesojë BE-në. Pres, si deri më tani, që Hungaria ta mbështesë fuqishëm dhe zëshëm integrimin tonë evropian. Prandaj, duhet të jemi të gjithë të bashkuar për idenë evropiane dhe të sigurohemi që pas kaq vitesh pritje, të mos krijohet më ngërç në procesin e anëtarësimit në BE, në momentin kur…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot gjatë realizimit të projektit Kabineti i Hapur në SPB Strumicë është pyetur për ndërrimin e dokumenteve personale, përkatësisht për mundësinë e qytetarëve që jetojnë jashtë Shkupit për të zëvendësuar dokumentet personale. Spasovski informoi se qytetarët brenda vendit e kanë tejkaluar 80% të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve, transmeton Portalb.mk. “Po ashtu, është lëshuar urdhër nga ndihmësministri i Departamentit për punë civile, në të gjitha qytetet jashtë Shkupit, tashmë po punohet pa termin – të gjithë ata që vijnë do të shërbehen. Për momentin nuk ka asnjë vlerësim se do të ketë…
Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Kështu u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gazetarëve afrikanë. “Sot të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç e kam thënë sinqerisht, ky nuk është problemi i djeshëm. Dhe jo problemi i pardjeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron ta përfundojë. Ky është një shpërthim në Lindjen e Mesme, Rusia qëndron pas kësaj, ne jemi të sigurt, me aleatët e tyre Iranin”, tha…
Dje në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur një kryq mbi 10 metra i lartë. Në opinion ka pasur reagime të shumta se pse është vendosur i njëjti. Nga Komuna e Tetovës sot përmes një reagimi në facebook thonë se inspektorët komunal kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se komuna nuk ka dhënë leje. ”Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve përgatit fushatë të re, me të cilën do të afirmojë dhe promovojë anëtarësimin në BE dhe dobitë që do të kenë qytetarët. Kjo fushatë do t’u kushtojë qytetarëve 350 mijë euro. Marrëveshja është nënshkruar para një jave, ndërsa vlen 18.5 milionë denarë, kurse kompania “Vertigo NME” duhet të përgatisë slogan, llogo, standarde grafike, strategji kreative për komunikim, dizajn të bilbordeve, video promovuese, ueb banere, zgjidhje grafike për rrjetet sociale dhe strategji PR. “Fushata do të përfshijë dobitë e procesit eurointegrues dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në…
Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Brane Petrushevski i cili ditë më parë në rrjetet sociale njoftoi se është dënuar për qëndrim të shprehur në foltoren e Kuvendit, sot në Këshillin Gjyqësor ka dorëzuar parashtresë kundër gjyqtarit Nexhat Memeti nga Gjykata Themelore e Kumanovës. “Nexhat Memeti në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe kundër aktgjykimeve që janë si praktikë edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dënoi një deputet për një fjalë të shprehur publikisht nga foltorja e Kuvendit”, tha Petrushevski. Petrushevski, në deklaratën për media para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor, tha se sot,…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto, tha se pajtohet me qëndrimin e tij se çështja e kthimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk është çështje e politikës së jashtme, shkruan TV21. Osmani tha se për ekstradimin e Gruevskit komunikojnë organet gjyqësore dhe ministritë e drejtësisë së dy vendeve. “Fillimisht pajtohem me ministrin se kjo nuk është çështje e komunikimit të politikës së jashtme, është çështje e organeve gjyqësore dhe ministrive të drejtësisë, të cilat komunikojnë në atë pjesë, ndërsa unë mbetem në qëndrimin që ish-kryeministri duhet të jetë në RMV dhe…
Njëzet e gjashtë vjeçari E.S. nga Grupçini i Tetovës, dje (15-nëntor) në orën 13:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht në fushë në zonën e këtij fshati nga fqinji i tij 32-vjeçar B.A. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër B.A. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Dje (15-nëntor) në ora 14:45 në Tetovë, efektivët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 60-vjeçarin D.B. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga motra e tij 56-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 79-vjeçare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.TS

