Me rastin e mbërritjes dhe qëndrimit në Tetovë të një delegacioni të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, nesër (e enjte) nga ora 05:30 do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Tetovë. Regjimi i modifikuar do të zbatohet për rrugën “Iliria” nga hyrja – dalja e Tetovës deri në sheshin e qytetit dhe anasjelltas, pastaj në shtrirjen nga sheshi i qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” dhe anasjelltas dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën e “Ilindenit” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjorçe Petrov” informonTetovasot. Regjimi special do të zbatohet deri në orën 12:00. Luten qytetarët që gjatë kësaj periudhe të mos drejtojnë automjetet e tyre në këtë pjesë të qytetit apo t’i parkojnë automjetet e tyre në rrugët e lartëpërmendura pa nevojë të domësdoshme dhe urgjente, të kenë durim dhe të respektojnë plotësisht urdhrat dhe udhëzimet e punonjësve të policisë së SPB-Tetovë. Me këtë qytetarët drejt për së drejti do të kontribuojnë që të mos pengohet lëvizja e qetë dhe e sigurt e mysafirëve nga Arabia Saudite dhe në përgjithësi qarkullimi normal i trafikut në Tetovë.Tetovasot
Data 29.09.2026
Aktuale
- Përmbytje në ndërtesën “Nova Makedonija”, ndërtesa është pa energji elektrike
- Rëndësia e dialogut me Serbinë: Ambasadori gjerman i dërgon mesazh Kurtit pas rizgjedhjes
- Krijimi i një platforme digjitale për dokumentimin e historisë së UÇK-së
- Nga 1 deri më 30 tetor, vazhdimi i të drejtës për bursë studentore
- Parashikimi i motit
- “Balluku nën akuzë nga SPAK për disa krime, Qeveria e Ramës në fazë delikate”/ Mediat italiane jehonë skandalit të Vlora Hysenit: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
- Rreziku i llogarive në WhatsApp: Si të mbroheni nga kompromentimi
- Zbulimi i lidhjeve të dyshimta: Pjesa më e madhe e punonjësve të ambasadës ruse në Serbi mund të jenë agjentë të inteligjencës



