Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov i ka quajtur të ekzagjeruara reagimet për kryqin i cili u vendos disa ditë më parë në Kodrën e Diellit. Ja reagimi i plotë i Angellovit: Reagimet për kryqin 15 metra në oborrin e kishës në “Kodër të Diellit”, jo vetëm janë të ekzagjeruara në të gjitha bazat, por edhe shprehje e mosrespektimit, hipokrizisë ekstreme dhe standardeve të dyfishta nga ana e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni. Sidomos po të kihet parasysh se jetojmë në një periudhë kur “Kodra e Diellit” po vlon nga objektet e ndërtuara pa leje, në një…

Lexo më Shumë

Në Tetovë prej sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë çdo ditë gjithsej gjashtë orë e gjysmë për shkak të reduktimeve të cilat i ka vendosur ndërmarrja publike komunale. Shkak është defekti në filtrat e stacionit pastrues në sistemin e ri të furnizimit me ujë. “Mungesa e ujit është pasojë e defektit të filtrave nga stacioni i pastrimit në burimet e Leshnicës, të cilët aktualisht janë jashtë përdorimit. Jemi të detyruar të marrim masa reduktuese për furnizimin me ujë sipas orarit të mëposhtëm – në intervalin kohor nga ora 12:30 deri në 15:30 dhe në intervalin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim i Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot do të jenë për vizitë pune në Veles. Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, Bytyqi dhe Shukova do të mbikëqyrin rrugën e sapondërtuar për në fshatin Slivnik dhe ndërtesën me banesa sociale në Veles.

Lexo më Shumë

MPB dje ka kryer bastisje në Shkup, ku ka kapur disa sasi të lëndëve narkotike. “Me datë 17.11.2023 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale në kuadër të MPB-së kanë ndaluar K.K.(35) nga Shkupi dhe LJ.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Gjegjësisht, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga punonjësit e policisë është kryer kontroll tek K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 pilula ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal. Më pas me urdhër të gjykatës i është kontrolluar shtëpia dhe janë…

Lexo më Shumë

Augusta Philibin, Atasheu për kulturë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, së bashku me Gazmend Ilazin, përgjegjës i programeve arsimore ndërkombëtare në këtë ambasadë, e vizituan dje Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës. Në këtë njësi akademike, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve janë pritur nga Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, Prodekania për Shkencë e këtij fakulteti, Prof. Ord. Nora Halimi dhe shefja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari-Zeqiri. Qëllimi i vizitës së tyre ishte të njihen nga afër me ecurinë e ligjëratave që artistja e njohur Nicole Stager i…

Lexo më Shumë

Spasovski: pres që edhe kriminelë të tjerë të dënohen dhe të futen në listën e zezë Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret të krijohet mundësi ligjore që kompanitë e personave të cilët ndodhen në Listën e zezë të ShBA-së, të mos mund të marrin pjesë në furnizimet publike në të cilat do të paguhen para publike apo shtetërore, raporton AIM, përcjell Nistori. Pas kontrollit të punëve ndërtimroe në objektin e ri të Stacionit policor në Aerodrom, ministri Spasovski deklaroi se vendimi i listës së zezë të SHBA-së për t’u vendosur biznesmeni rus, Sergej Samsonenko, gruaja e tij Irina,…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushë e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 193 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së…

Lexo më Shumë

Poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar” tani iu ngjajnë institucioneve shëndetësore. Kjo falë angazhimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Vullnet Selimi. “Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapsirave të jashtme përreth Poliklinikave”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Lexo më Shumë

Në Shkup sot mbahet Samiti vjetor i Parlamentit global të kryetarëve të komunave 2023. Tema e samitit, në të cilin është paralajmëruar prani e rreth 150 kryetarëve të komunave nga e gjithë bota është, “Qytete të fuqishme, të angazhuara dhe humane: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për gjeneratat e ardhshme”. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, samitin do ta hapë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa pritet të flasin edhe presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir dhe sekretari i përgjithshëm i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Matie Mori. Presidenti Stevo Pendarovski…

Lexo më Shumë

DPMNE u kapën duke gënjyer komisionin hetimor për Onkologji, duke paraqitur të pavërteta, insinuata dhe shpifje, me qëllim të krijimit të frikës tek qytetarët dhe mosbesimit në institucione. Kështu konstatuan përmes një reagimi nga LSDM-ja në pushtet, prej ku, siç përcjell KlanM, thonë se VMRO po tenton të pengojë hetimet. “Deputeti Antonio Milloshoski gjatë një vërejtjeje procedurale javën e kaluar lexoi një vendim të Qeverisë, për të cilin pretendoi se ishte synimi i qeverisë për të lejuar asgjësimin e materialit dëshmues në Klinikën e Onkologjisë. Megjithatë, është një vendim për të shpenzuar për materiale të harxhueshme dhe të vjetruara, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme, ose më së voni deri në fund të muajit, Qeveria do ta sjellë pakon e re të masave anti krizë, dedikuar disa grupeve të shoqërisë, mes tyre edhe pensionistëve që marrin pension të ulët. Kështu njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale “Me masat anti krizë do të përfshihen edhe pensionistët të cilët do të mbështeten financiarisht gjatë dimrit dhe deri në harmonizimin e ardhshëm të pensiooneve, në mars të vitit 2024”. Përndryshe, për kërkesat e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve dhe rritjen…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup dje (16.11.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave A.I. (18) dhe Z.A. (42) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer “falsifikim parash” nga neni 268 i Kodit Penal. “Gjegjësisht, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të automjetit, te personat janë gjetur para të falsifikuara në vlerë prej 3500 dollarësh në prerje prej 100 dollarësh, e më pas janë ndaluar në stacionin policor”. “Pas kontrollit në tri lokacione në Shkup, një personi i janë gjetur…

Lexo më Shumë