Ministria e Jashtme prezantoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive, me të cilat listat e zeza të SHBA-së do të futen në sistemin juridik të vendit tonë, shkruan Alsat. Në ligj sipas ministrit Osmani, përveç veprave të tjera për të cilat aktualisht parashihen masa restriktive, parashihet edhe përfshirja e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit. Osmani sqaroi se me ligjin e ri nëse Qeveria bën thirrje te Prokuroria Publike për ndonjë person që gjendet në listë, ajo është e obliguar që të fillojë procedurë hetimore. Me fillimin e procedurës, parashihet që të fillojë procedura e konfiskimit…
Author: Hamdi Kumanova
Turqia, Rumania dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje të enjten mbi një plan të përbashkët për pastrimin e minave që lundrojnë në Detin e Zi si rezultat i luftës në Ukrainë, pas muajsh bisedimesh midis aleatëve të NATO-s. Ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler, homologu i tij rumun Angel Tilvar dhe zëvendësministri i mbrojtjes i Bullgarisë Atanas Zapryanov nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Stamboll për të formuar një nismë trepalëshe për të pastruar eksplozivët, raporton Reuters. “Me fillimin e luftës, një kërcënim i minave lundruese në Detin e Zi është shfaqur. Për ta luftuar atë…ne ramë dakord të formojmë një grup…
Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë, vendim ky i cili ishte caktuar të përfundonte më 15 janar, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Sari Essayah të mërkuren për transmetuesin publik. “Kufiri do të mbetet i mbyllur,” tha Essayah kur u pyet nëse kufiri do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj. Mediat finlandeze kishin raportuar më parë se qeveria do të zgjaste masën. Finlanda mbylli kufirin për të ndaluar një numër në rritje të azilkërkuesve që të hynin në vend dhe tha se Moska kishte orkestruar fluksin e njerëzve, një akuzë që Kremlini e…
Ende nuk ka zgjidhje për kaosin e krijuar para sporteleve të MPB-së. Qytetarët vazhdojnë të presin me orë në radhë të gjata për marrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit. Më shumë ankesa vijnë nga personat me nevoja të posaçme të cilët pavarësisht gjendjes së tyre detyrohen të presin me orë, disa ditë me radhë dhe prapë kthehen duar bosh. Ata kërkojnë nga institucionet që dokumentet të paktën personave me nevoja të posaçme dhe të moshuarve t’i dërgojnë me postë. “Për invalidë duhet të jetë veç, për gra me fëmijë veç, dhe për të sëmurë veç, me dokument…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të enjten se një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të çonte në dialog politik dhe se nga diçka e tillë do të përfitonte vetëm Moska. Gjatë një turneu në rajonin e Baltikut, Zelensky u tha gazetarëve në kryeqytetin estonez, Talin, se çdo pauzë do të rrezikonte lejimin e Rusisë të rigrupohet dhe të rrisë furnizimin e saj me municione. “Ne nuk do të rrezikojmë”, tha ai. “Pauza nuk do të çonte në përfundimin e luftës, nuk do të çonte në dialog politik me Rusinë apo dikë tjetër… Dhe faleminderit Zotit…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në IShP KU për sëmundje ortopedike, ku u lëshua në përdorim salla e rinovuar kirurgjikale. Me këtë rinovim përfundon një proces që nënkupton modernizimin e këtyre kapaciteteve për trajtim, ndërhyrje kirurgjikale dhe shërim të pacientëve në Klinikë. Për rinovimin e sallës kirurgjikale janë shpenzuar 15.000.000 denarë, mjete të siguruara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, e një pjesë janë donacione. Në vazhdim ju dërgojmë fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski: “Mirëdita të gjithëve, Fillimisht dua të përshëndes ministrin e Shëndetësisë z. Mexhiti, Drejtorin e Klinikës TOARILUC Trajanovski…
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është gëzuar lajmit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Hoxhaj e ka quajtur “lëvizje historike”. Sipas tij, Emiratet janë ‘aleati më i vjetër i Kosovës”. “Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme…
Shkruan: Arben Fetai “Si forcë unifikuese dhe forcuese e gjithë atyre zërave që nuk pajtohen me monizmin politik dhe degradimin e të gjitha vlerave shoqërore, ne do të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit dhe do të krijojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë.” Si autori kryesor i platformës politike të ASH-së, të programit të saj parlamentar (2020) dhe të programit komunal (2021), do kisha mundur të zgjedh shumë tekste që definojnë ASH-në, vizionin dhe misionin e saj, por besoj se kjo kjo fjali përshkruan më së miri pse unë dhe qindra e mijëra aktivistë tjerë…
Sot në Gjykatën Penale është mbajtur seancë për ankesën e Prokurorisë, për vendimin e gjykatës që të mos caktojë paraburgim për të dyshuarit për dhunën në M-NAV. Avokati Elenko Milanov, i cili është përfaqësues ligjor i Bekim Nezirit në rastin lidhur me sulmin në M-NAV, thotë se Neziri, i cili është njëri nga të dyshuarit, nuk ka marrë pjesë në incidentin në Navigacionin Maqedonas, se nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në këtë rast dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas shpinës së tij. Elenko Millanov tha se klienti i tij nuk e ka ndërmend të arratiset. “E…
Dimitar Kovaçevski po i numëron ditët e fundit si kryeministër në Qeveri. Por sipas burimeve të TV21, atij i kërkohet të largohet nga karrigia e kryetarit të në LSDM-së. Burimet thonë se një ultimatum të tillë ia ka dërguar ish-kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev. Këto janë informacione jozyrtare të cilat i ka marrë TV21 dhe për të cilat sot nuk kemi arritur të marrim përgjigje në pyetjet e dërguara drejt Zoran Zaevit. Zaev dhe Kovaçevski nuk kanë komunikuar që para Vitit të Ri. Mesazhin me ultimatumin që e ka marrë Kovaçevski e ka dërguar drejtpërdrejt Zaev, pas së…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se Aleanca për Shqiptarët është e mirëseardhur në opozitë, përcjell TV21. I pyetur për ofertën të cilën LEN-i i ka bërë ASH-së, Mexhiti thotë se e njëjta nuk përmban numra apo pozicione, por angazhim për sjelljen e ndryshimit. Mexhiti tha se 2/3 e anëtarësisë së ASH-së mbështesin idenë që kjo parti t’i bashkohet opozitës, respektivisht Lidhjes Europiane për Ndryshim. “Opozita shqiptare dhe këto katër subjekte që jemi brenda opozitës shqiptare, nuk kemi folur për numra. Kemi tejkaluar ngjyrat individuale, ngjyrat partiake, pra neve na ka bashkuar, pra fokusi është përcjellur te ajo që…
Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës në aksin rrugor nga Koçani për në Ponikva, afër zonës Aerodrom. Një automjet me targa të Shtipit doli nga rruga në një humnerë dhjetë metra të thellë. Në automjet po udhëtonin dy djemë dhe dy vajza nga Shtipi, të cilëve menjëherë u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa për shkak të lëndimeve serioze, janë dërguar në Spitalin klinik në Shtip. Një ekip inspektues nga Stacioni policor i Koçanit po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.

