Përgatitjet teknike për mbajten e këshillit ministror të OSBE-së i cili pritet të mbledh 76 delegacione dhe mbi 1000 pjesëmarrës, janë kah fundi, por akoma nuk dihet saktë nëse ministri i jashtëm rus Llavrov do të merr pjesë, e që nga pjesëmarrja e 57 përfaqësuesve të vendeve anëtare varet e ardhmja e OSBE-së, nësë do të shuhet apo jo, thoë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani. Ndërkaq për sekretartin amerikan Blinken, Osmani thotë se tani për tani, informacionet pohojnë ardhjen e tij në samit. “Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jemi këtu në Shkup dhe po bëjmë…
Author: Hamdi Kumanova
Në 10 vitet e fundit, vazhdimisht rritet numri i studentëve të vendit që vendosin që të studiojnë në shtetet e huaja. Të dhënat tregojnë se ka rritje të numrit të studentëve që largohen nga Maqedonia për shkak të arsimit. Sipas informacioneve, në nivel vjetor rreth 1500 studentë nga Maqedonia largohen që të studiojnë në vendet e huaja, ndërsa pjesa dërmuese studiojnë në Slloveni, Gjermani, Turqi, Bullgari, Serbi, Kroaci, Holandë, Austri dhe vende të tjera. Për shembull, në vitin akademik 2017/2018 në Slloveni kanë shkuar 783 student, ndërsa ky numër vazhdon të rritet çdo vit, duke arritur deri në 1 307…
I pyetur nëse duke pasur drojë nga tensionimi i marrëdhënieve në shtet, pas vendosjes dhe reagimeve për kryqin në Kodër të Diellit por edhe pllakën në Sopot, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se këto gjëra po bëhen në prag të periudhës parazgjedhore dhe që individë apo subjekte të fitojnë ndonjë votë më shumë. “Kjo është aventurë absolutisht e panevojshme për këdo të Maqedoni, sepse e dimë se si i kemi kaluar në të shkuarën kur kemi pasur tensione dhe konflikt ndëretnik” u shpreh Pendarovski, duke siguruar se shteti nuk do të destabilizohet nga këto raste. “Dua që të gjitha ato përpjekje,…
Integrimi i lëndëve në bazë të konceptit të ri mësimor ka shkaktuar rrëmujë në organizimin e orëve mësimore në arsimin fillor, posaçërisht në klasën e gjashtë, Lënda “Historia dhe shoqëria” në të cilën tashmë janë shkrirë lëndët: Arsimit Qytetar, Historia dhe Gjeografia do të ligjërohet nga tre mësimdhënësit adekuat por me orë dhe njësi mësimore të shkurtuara. Gjithashtu, për këtë lëndë nxënësit do të marrin tre nota për ta rrumbullaksuar në fund në një të përbashkët. Mësimdhënësit ankohen se në këtë mënyrë nxënësit nuk marrin njohuri të plota por të përgjysmuara e të paqarta. “Krejt ndryshe doli. Shumica e kolegëve…
Vonesa në procesin e integrimit evropian padyshim ndikon në rënien e mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Këshilltari Shtetëror për Çështje Evropiane, Dragan Tilev. Ai thotë se nëse në të kaluarën mbështetja për BE-në, ishte mbi 90%, tani ky numër ka rënë në rreth 65%. Sipas Tilev, qytetarët janë të vetëdijshëm se opsioni optimal për vendin është të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Por kjo rrugë, shton ai, varet nga reformat veçanërisht në gjyqësor, si dhe nga aktorët politikë për shkak të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat është i nevojshëm konsensusi. “Nga njëra anë, duhet të konkludojmë se…
Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, gjatë inaugurimit të një pjesë së rrugës për te lagjja e vilave në Kodrën e Diellit foli, edhe për ngritjen e kryqit aty. Kasami akuzoi se ata që sulmojnë komunën, nuk duan të shohin investimet që bën Komuna e Tetovës dhe akuzojnë komunën për kompetenca që nuk i takojnë asaj. “Ata që nuk duan të shohin investimet që bën komuna e Tetovës, ata shohin shkaqe sesi të kritikojnë komunën për gjëra që nuk janë përgjegjësi e komunës”, u përgjigj Kasami. Nga ana tjetër ai tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të drejtor grupin e punës për ligjin për prokurori. “Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikoloski, në një deklaratë për media me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të rinisë së Partisë Popullore Evropiane “Bashkimi i së ardhmes, gjeneratës së re dhe Ballkanit Perëndimor” , është pyetur se si e komenton faktin që biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq është në listën e zezë të SHBA-së. Nikollovski theksoi se biznesmeni malazez ishte i lidhur me aktivitete biznesi në Maqedoni dhe lidhje me Qeverinë. “T’i kujtoj opinionit e vendit se kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së është formuar më 30 gusht 2020, ndërsa më 31 gusht, të nesërmen, Këshilli i Komunës së Tetovës…
Për shkak të erës së fuqishme, teleferiku në Shkup sot nuk do të funksionojë, informuan nga NQP, raporton Portalb.mk. Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) nëpërmjet rrjetit social Facebook ka informuar se sot (e shtunë) për shkak të erës së fortë që i trejkalon kufijtë e lejuar, teleferiku në Shkup nuk do të funksionojë. Teleferiku do të vazhdojë me punë kur kushtet klimatike të jenë më të përshtatshme. “Të nderuar, Ju njoftojmë se Teleferiku nuk do të nisë punën në orën e zakonshme 10, për shkak të erës së fortë. Forca e erës i kalon kufijtë e lejuar në mënyrë…
Një 66-vjeçar me një “Opel” është përplasur me rrethojën e një ure në Radovish, ku ka pësuar lëndime të rënda. “Me datë 17.11.2023 në ora 17:30 në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në rrugën rajonale Radovish-fshati Oraovicë, në vendin e quajtur “Rudina”, I.G.(66) nga fshati Jargulicë i Radovishit, ka qenë duke vozitur automjetin “Opel” me targa të Shtipit, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrethojën e urës”, njoftojnë nga policia. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi…
Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani mendon se çështja e kryqit në Kodër të Diellit është pjesë e lojës parazgjedhore me shumë gjasa, siç tha, e dakorduar mes forcave nacionaliste që përpiqen emocionet fetare t’i keqpërdorin për garë parazgjedhore. “Ata në mungesë të programeve dhe mungesës së mundësive dhe kapaciteteve për të garuar me tema për politika sociale, ekonomike dhe Bashkimit Europian, e shihni se gjithë fushatën e kufizojnë në disa tema që bazohen në tensione ndëretnikë dhe nder fetarë. Prandaj temë dominuese e keni Bullgarinë dhe “rrezikun nga Bullgaria”, keni një farë albanofobie që përpiqet të imponohet nga…
Epilogu i Samitit të dhjetorit është i qartë se si do të jetë me faktin se parakushtin e kemi në kornizën negociuese evropiane, nuk mund ta përmbushim, kjo është e dukshme. Ndërkohë, për fat të keq, për shkak të qëndrimit të ngurtë të opozitës, asgjë nuk ka ndryshuar në atë drejtim. Dhe është e qartë se në Samitin e dhjetorit nuk mund të ketë vendim pozitiv për ne, përcjell Nistori. Samiti i sivjetshëm titullohet “Qytetet e fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të kujdesshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për brezat që do të vijnë” dhe në të marrin pjesë mbi njëqind kryetarë…

