Author: Hamdi Kumanova

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autokolonën që shoqëronte zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, gjatë vizitës së tij në Tenesi. Në këtë incident ka mbetur i plagosur rëndë oficeri i sigurisë Justin Brown, pjesë e njësisë motorike që garanton mbrojtjen e numrit dy të administratës amerikane. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 14 nëntorit, në zonën e Maryville-s, kur motoçikleta e drejtuar nga Brown u përplas me një automjet SUV të Policisë Rrugore të Tenesit. Përplasja ishte shumë e fortë dhe e la oficerin në gjendje kritike. Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit të Policisë së Maryville-s, kalimtarë të…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve që të votojnë në favor të publikimit të dosjeve “Epstein”, një kthesë e papritur nga qëndrimi i tij i mëparshëm. “Republikanët e Dhomës duhet të votojnë për lirimin e dosjeve Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së dielës. Kjo lëvizje vjen ndërsa dhjetëra republikanë kanë sinjalizuar se janë gati të votojnë ndryshe nga linja e partisë, duke mbështetur projektligjin që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha materialet e paklasifikuara që lidhen me financierin pedofil…

Lexo më Shumë

Trajneri i Italisë, Xhenaro Gatuzo nuk përdor rrotullime fjalësh për të komentuar humbjen 1-4 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. “Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve tanë, 4-1 është një rezultat i rëndë. Më vjen keq sepse pas një pjese të parë shumë të mirë, prej një skuadre të vërtetë, u përmbysëm” – tha fillimisht trajneri i Italisë për Rai Sport. “Zhgënjimi më i madh është pjesa e dytë: do të shërojmë plagët dhe komplimente për ta. Duhet të marrim atë që bëmë në pjesën e parë, skuadra tregoi vlerë, por në pjesën…

Lexo më Shumë

Më 14.11.2025, në orën 16:00, në Stacionin Policor Kamenjane, A.I. (81) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Tetovë, raportoi se rreth orës 14:30, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër për parcelat për të cilat ka një konflikt gjyqësor, ishte sulmuar fizikisht nga S.SH. (40) nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

“E vërteta është se nëse fillojmë të investojmë në mbrojtje kur kemi vërtet nevojë për të, është tashmë tepër vonë, dhe është ende sot. Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë.” Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e bëri këtë deklaratë në një mesazh video në Maratonën e Paqes të organizuar nga CISL (Federata Italiane e Konfederatës së Punëtorëve) në Auditorium Massimo në Romë. “Nëse nuk jemi të përgatitur”, shtoi ajo, “po rrezikojmë çdo euro që shpenzojmë për shkolla, spitale dhe sektorin kulturor”.

Lexo më Shumë

Luftimet janë intensifikuar në lindje të Ukrainës, rreth qytetit në vijën e frontit, Pokrovsk. Rusia kreu një tjetër sulm, gjatë natës, mbi Kievin që goditi infrastrukturën civile. Ekipet e ndihmës së parë po vijonin kërkimet në rrënoja në mëngjesin e 15 nëntorit, por sulmet me dronë dhe raketa mbi kryeqytetin ukrainas vranë të paktën shtatë persona, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Skin Care Опуштената кожа ќе се затегне без инјекции за 7 ноќи! × Autoritetet ukrainase thanë se tre raketa dhe 135 dronë u lëshuan gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore e vendit…

Lexo më Shumë

Rreth 8600 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës, kush rrezikohet më shumë? Rreth 8 mijë e 600 qytetarë deri më tani janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë. Ndonëse është vërejtur një rritje e lehtë e rasteve me simptoma gripi, situata aktualisht nuk është shqetësuese. Doktoresha në këtë qendër, Vjollca Zeqiri, ka thënë për KosovaPress, se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen, ani pse vaksinimi vazhdon deri në muajin prill- maj të vitit të ardhshëm, mirëpo kjo kohë është më mirë për shkak se gripi është më…

Lexo më Shumë

Dy javë pas debaklit në zgjedhjet lokale dhe dy javë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, BDI dhe Arbër Ademi u “zgjuan nga gjumi” për të treguar shqetësimin e tyre të improvizuar për rrugën evropiane. Ironia është e thellë, me gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca për progresin evropian, progres që vetë e kanë bllokuar për shumë vite. Edhe më absurde është se në zgjedhjet lokale, BDI u bashkua hapur me partinë më anti-NATO dhe anti-BE në vend, me Levicën e Apasievit, në Gostivar, Tetovë dhe…

Lexo më Shumë

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së dje mbajti mbledhje në të cilën ishin miratuar shumë vendime të rëndësishme në lidhje me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar. “U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Në Komitetin…

Lexo më Shumë

Mbledhja e pestë e Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë solli dimension të ri të bashkëpunimit dypalësh energjetik, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë rajonale dhe sigurisë në furnizimin me energji, informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Një delegacion i Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Goran Jovanovski, mori pjesë në seancën e Komitetit të Përzier, në të cilën, siç thuhet në kumtesë, u konfirmuan prioritetet dhe angazhimet e përbashkëta strategjike në sektorin e energjetikës. Grupet e punës së ekspertëve nga të dy ministritë e…

Lexo më Shumë

Një 52-vjeçar nga Staro Nagoriçane u arrestua dje pasi policia konstatoi se po voziste nën ndikimin e alkoolit. “Më 14.11.2025, në orën 15:54, në fshatin Pelince, komuna e Staro Nagoriçanes, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Zyra policore Staro Nagoriçane e privuan nga liria N.A. (52) nga i njëjti fshat”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Siç sqarojnë nga policia, gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë ndaluan automjetin “Volkswagen Tiguan” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga N.A., dhe konstatuan se ai ishte nën ndikim të alkoolit – atij iu matën 1.77 promilë alkool në gjak.

Lexo më Shumë