Author: Hamdi Kumanova

Më 16.11.2025, rreth orës 13:30, në rrugën Tetovë–Gostivar, tek pika pagesore e Gostivarit, punonjës policie të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (34) nga Ohri. Gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar, u konstatua se ai po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Ohrit, me 154 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar me shenjë trafiku është 80 km/h. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.TS

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se është asfaltuar rruga Afrim Zhitia në Vizbeg. Me këtë rast janë rikonstruar edhe 6 rrugë tjera. “ Rikonstruksioni i plotë i 6 rrugëve kryesore në Vizbeg. Sot fillojmë asfaltimin e rrugëve në Vizbeg. Degëzimi i rrugës AfrimZhita ka gjatësi prej 300 metra dhe një sipërfaqe të re asfalti prej 1800 metra katror. Për herë të parë kjo rrugë po asfaltohet. Nuk ka më qytetarë të harruar. Po investojmë në të gjitha vendbanimet! Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme.  Po vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera që janë përfshirë në ofensivën e madhe ndërtimore. Zhvillim i barabartë dhe i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot për më 11 janar i shpalli zgjedhjet lokale për katër komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku më 19 tetor, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale nuk pati dalje të mjaftueshme të qytetarëve. Për në orën 13 seancë caktoi edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet t’i fillojë përgatitjet për votimin e përsëritur në këto komuna.

Lexo më Shumë

Mbi 100 amendamente po shqyrtohen në Komisionin Parlamentar për Financat dhe Buxhetin, i cili po zhvillon debat për Projektbuxhetin e vitit 2026. Sipas propozimit të paraqitur, të ardhurat totale për vitin 2026 parashikohen të arrijnë në 374.7 miliardë denarë (rreth 6 miliardë euro), ndërsa shpenzimet në 413.9 miliardë denarë (rreth 6.7 miliardë euro). Investimet kapitale janë planifikuar në nivelin e 40.5 miliardë denarëve, që përkthehet në rreth 650 milionë euro. Projeksionet ekonomike parasheh një rritje prej 3.8%, inflacion prej 2.5% dhe deficit buxhetor prej 3.5% të BPV-së. Në Buxhet janë paraparë më shumë mjete për pensionet, pagat…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 01.11.2025-16.11.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që realizojnë punonjësit e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 10.210 urdhra pagesash të lëshuara, 2.983 shkelje i përkasin shoferëve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes. 55 persona janë ndaluar për drejtim të papërgjegjshëm të mjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 37 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, një për drejtim në drejtim të ndaluar, 11 për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara në zonë të banuar, gjashtë për…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN akuzon ish-pushtetin BDI–LSDM se kanë keqpërdorur kalimin e ligjeve me të ashtuquajturin flamur evropian. Nga VLEN thonë se “nën maskën e “harmonizimit me BE-në”, ata votuan ndryshime në Kodin Penal që sot po ia shohim sherrin e gjithë shoqëria” “Ky nuk ishte ligj për standarde evropiane, por ofertë amnistie për kapjen e shtetit, e nënshkruar nga BDI në emër të shqiptarëve, por në interes të Gruevskit, Mijallkovit dhe klikave që kanë plaçkitur edhe shqiptarët, edhe Maqedoninë e Veriut. Ky vend ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për ligje të qepura sipas hallit të politikanëve që tremben…

Lexo më Shumë

Nga ky muaj, çmimi për marrjen e patentës së shoferit B është rritur për gati 10.000 denarë, duke surprizuar dhe revoltuar kandidatët, raporton denar.mk. Derisa më parë e gjithë trajnimi në auto-shkolla kushtonte rreth 24.000 denarë, tani çmimi është ngjitur në 34.000 denarë. Sipas rregullave të reja, çdo orë shtesë në poligon paguhet 250 denarë, që do të thotë se çdo orë shtesë pas timonit përbën një shpenzim ekstra për kandidatët. Auto-shkollat shpjegojnë se rritja ishte e pashmangshme për shkak të kostove në rritje për karburant, mirëmbajtje të automjeteve dhe pajisje teknike, si dhe për shkak të rregulloreve të…

Lexo më Shumë

Ne vazhdim po ju sjellim statusin e z.Bajram Ramadan Asipi, i cili mirenjohje dhe respekt ketij humanisti te madh nga fshati Sllupçan: Haxhi Jusufi, pensionist, ka ardhë nja 2 javë në pushim prej Zvicre. Dy ditë me radhë, sot dhe dje e ka pastru detajisht shetitoren te pishat mbi Sllupçan, 22 thasë mbeturina. Mirë be , ju që po vini e rrini e pushoni, e bëni flija hani e pini, a mirrni vesh a jo, pse more hedhni pa lidhje bërlloqe aty ku pushoni. Hiç be njeri mos me pasë tru, ose me e pasë trurin sa të maces,…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vjet nga miratimi i saj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, u dërgoi një video-fjalim qytetarëve dhe u bëri thirrje atyre të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe të përmbushin detyrën e tyre ndaj atdheut. “Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur u miratua Kushtetuta e Republikës 34 vjet më parë, ju bëj thirrje të jeni besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë. Forca e Kushtetutës qëndron tërësisht në përkushtimin e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Vetëm nëse secili prej nesh e ndien atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen”,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 16.11.2025 në orën 14:44, në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” me rrugën “Fushtanska” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë arrestuan një 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, u konstatua se ai po drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit me shpejtësi 124 km/h, ose 74 km/h më shumë se lejuara.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “Grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4 të Kodit Penal. Veprën e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili është ende në kërkim. Më 15 nëntor, përballë një qendre tregtare në Shkup, të dy e kanë ndjekur një person. Në një moment, i dyshuari e ka goditur viktimën me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër e ka kërcënuar me boks. Duke i kontrolluar xhaketën, ata kanë gjetur dhe i kanë marrë 8.800 denarë. Më pas e kanë shtyrë në tokë,…

Lexo më Shumë

Prej sot hyn në fuqi vendimi me të cilin ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup prej orës 22:00 deri në orën 06:00. Inspektorët, siç paralajmëruan autoritetet e qytetit, do të jenë në terren edhe pas mesnate, për t’i kapur në vepër të gjithë ata që e shkelin ndalesën e re për hedhje të mbeturinave. Shkelja do t’u kushtojë shkupjanëve 50 euro, përderisa për persona juridikë dënimet janë prej 1300 deri 1800, ndërsa mund të jetë edhe më i lartë, varësisht nga lloji i mbeturinave. Në kontrolle do të përfshihen të gjithë inspektorët e qytetit dhe roje komunale, të…

Lexo më Shumë