Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski gjatë ditës së sotme nënshkroi gjithsej 1 032 raste nga tatimi i pronës, tatimi i qarkullimit, trashëgimi dhe dhuratë, si dhe vendime për taksën komunale për taksat e kompanive. “Ky është një tregues i qartë se institucionet po punojnë me një dinamikë që ju ngjan qytetarëve. Këto janë raste të të gjitha bazave ligjore, për të cilat tani do të bëhet praktikë të përgatiten me një ritëm të përshpejtuar dhe të rregullt. Këto zgjidhje të gatshme do t’u shpërndahen taksapaguesve sa më shpejt të jetë e mundur. Që tani e tutje, asnjë…

Lexo më Shumë

Policia Financiare javën e kaluar dhe dje ka kryer kontrolle në Klinikën e Kardiokirurgjisë pas një denoncimi anonim për keqpërdorime serioze. “Sloboden Peçat” ka pasur qasje në kallëzimin e ardhur në gusht, ku pretendohet se klinika për dy vite me radhë ka përdorur materiale mjekësore të marra “borxh”, në vend se të bliheshin përmes tenderit, gjë që nuk ka mundur të evidentohet në shpenzimet ndaj pacientëve. Për këtë arsye, në inventarët vjetorë janë paraqitur mospërputhje të mëdha – mungesa dhe teprica që, sipas denoncuesit, e kanë ndryshuar artificialisht buxhetin. Inventari për vitin 2024, i cili ende nuk është korrigjuar,…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim të përbashkët konsultativ pas dështimit të formimit të qeverisë ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas burimeve të Telegrafit, takimi është thirrur për sot në orën 10:30. Në ftesën që u është dërguar partive thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”. Ky zhvillim vjen pas seancës së djeshme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA. Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi. Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kërçovës Aleksandar Jovanovski priti në takim biznesmenë që veprimtarinë e zhvillojnë në këtë komunë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen bizneset lokale dhe adresimi i kërkesave të tyre për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Afaristët paraqitën një sërë problematikash që lidhen me infrastrukturën, procedurat komunale, lejet ndërtimore, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, si dhe nevojën për mbështetje më të madhe në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike. -“Infrastruktura është një nevojë nëse mund te na e mundësoni”. -“E rëndësishme për qytetin tonë dhe ekonomisë të vendit është infrastruktura në zonat industriale”. …

Lexo më Shumë

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton TopChannel. Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime. Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga Ziadin Sela, i cili u largua nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI, kreu i një krahu tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se mbetet pjesë e AKI. Në fakt, Taravari thotë se ai dhe ASH po vazhdojnë si AKI dhe gjithashtu thotë se pret “reforma të mira” në Kongresin e BDI-së që është planifikuar të mbahet dhjetorin e ardhshëm. Njëkohësisht, ai hedh poshtë mundësinë që BDI të paraqes kandidatin e tyre për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, të cilat do të mbahen në fillim të vitit 2026, pasi nuk…

Lexo më Shumë

Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur me mënyrën e zbatimit. Drejtues të fabrikave të përpunimit të qumështit, veçanërisht në zonën e Juglindjes, pohuan se fermerët me NIPT po e kuptojnë gabim funksionimin e skemës, duke pretenduar se kompensimi do të jetë sa 10% e vlerës së autofaturave të lëshuara nga përpunuesit. Por ky pretendim i fermerëve nuk është i saktë, pasi autofaturat që do të dorëzohen në adminsitratën tatimore synojnë vetëm të dokumentojnë formalizimin e shitjeve mes fermerit dhe grumbulluesit. Pas dokumentit të formalizimit të shitjeve,…

Lexo më Shumë

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Australia kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë ruse Media Land për “mbështetje të krimit kibernetik”. Kjo u tha në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), Departamenti Australian i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Politikë të Jashtme dhe Zhvillim kanë njoftuar sanksione të koordinuara kundër Media Land, një ofrues rus i shërbimeve të “hostingut pa pilot” (BPH) që mbrojnë infrastrukturën kriminale. Kompania është vënë në shënjestër për mbështetjen e përhapjes së ransomware-it dhe formave…

Lexo më Shumë

Australianët nën 16 vjeç do të hiqen nga Facebook dhe Instagram më 4 dhjetor, tha gjigandi i teknologjisë Meta, ndërsa Canberra përgatitet të zbatojë ligje gjithëpërfshirëse që ndalojnë adoleshentët nga mediat sociale. Australia do t’i detyrojë platformat e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe TikTok, që nga 10 dhjetori të heqin përdoruesit nën moshën 16 vjeç ose të përballen me gjoba të rënda. Meta tha se do të fillojë të heqë adoleshentët nga platformat e saj përpara se ndalimi të hyjë në fuqi. “Nga sot, Meta do të njoftojë përdoruesit australianë që ajo kupton se janë të moshës…

Lexo më Shumë

Një kamion me targa të Serbisë u përmbys sot në mëngjes në rrugën Valandovë–Dojran, ku si pasojë një emigrante nga Kina humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Strumicë, përcjell TV21. “Sot rreth orës 04:20, kamioni doli nga rruga dhe u përmbys në rrugën Valandovë–Dojran. Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një emigrante nga Kina”, thuhet në njoftimin e Policisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Shtatë migrante të tjerë nga Kina kanë marrë lëndime trupore, pasi dyshohet se kishin hyrë në rimorkion e kamionit pa…

Lexo më Shumë

Edhe këtë nëntor, Komuna e Tetovës ka paraparë një sërë aktivitete që kanë të bëjnë me muajin e nëntorit. Aktivitetet kryesisht kanë të bëjnë në sferën e kulturës dhe sportit. Ndërkohë, nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se disa aktivitete do të jenë të koordinuara me nivelin qendror dhe me komunat rurale në Pollog, siç është vizita në qytetin e Manastirit ku do të ketë organizim nga qeveria. Në Tetovë, manifestimet fillojnë të hënën me mbrëmjen letrare që organizohet nga Komuna e Tetovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”. Pjesa dërmuese e aktiviteteve do të mbahen në objektin…

Lexo më Shumë