Author: Hamdi Kumanova

Opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era. Ajo që VLEN e ka paralajmëruar prej kohësh, sot është bërë realitet koalicioni me shirit ngjitës i quajtur AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit. Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure.…

Lexo më Shumë

Dayot Upamecano është një nga lojtarët që verën e ardhshme mund të jetë transferim i lirë për klubet të mëdha të Europës që e kërkojnë me ngulm. Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich skadon në verën e ardhshme. ​Ka pasur shumë diskutime në muajt e fundit për shumë klube të interesuara për qendërmbrojtësin francez, por në javët e fundit, si komentet e lojtarit ashtu edhe ato të bordit të Bayern Munich kanë treguar besim në rritje në rinovimin e kontratës së tij. ​Ky është konteksti në të cilin duhen interpretuar fjalët e Herbert Hainer, presidentit të klubit bavarez: “Jam…

Lexo më Shumë

Informohu sigurtë, bëhu pjesë e kanalit tonë në Viber Prano hulumtimet dhe lajmet e fundit me mesazh! Europa e ka hedhur poshtë propozimin prej 28 pikash, me të cilin Ukrainës i kërkohet ta dorëzojë Donbasin dhe ta përgjysmojë ushtrinë e saj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është pajtuar që të negociojë thelbin e planit kundërthënës prej 28 pikash të Donald Trump që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, raporton gazeta “The Telegraph”.Qeveritë evropiane, të prira prej Francës, kanë akuzuar të enjten presidentin amerikan se po përpiqet ta shtrëngojë Kievin të “kapitulojë” ndaj Rusisë me propozimin e fundit për armëpushim.Por Zelensky,…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, dhe i ndaluar daljen jashtë territorit të Shqipërisë. Teksa e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për luftën ndaj korrupsionit, Bardhi thekson se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku. “Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare. Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij. Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi ka njoftuar se Amir Idrizi do të jetë Zv/kryetar i Sarajit. “Sot kam kënaqësinë të prezantoj zyrtarisht Amir Idrizi si Zëvendës Kryetarin e ri të Komunës së Sarajit. Amiri është një profesionist i përkushtuar, me përvojë dhe integritet, i cili e njeh nga afër punën institucionale dhe sfidat e komunitetit tonë. Jam i bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të jenë një vlerë e shtuar për administratën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë. Së bashku do të vazhdojmë punën për zhvillimin e Sarajit, për projekte konkrete, transparencë dhe shërbime më…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë të parë nuk janë parashikuar mjete financiare për kategorinë e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, një obligim kushtetues dhe një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë debatit parlamentar, Snopçe njoftoi se grupi i deputetëve të ASH-së kishte propozuar një amendament për të siguruar financimin e kësaj kategorie, por amendamenti u refuzua nga përfaqësuesit e qeverisë dhe shumica parlamentare. Si rezultat, fondi për përfaqësim të drejtë ka mbetur me zero denarë. “Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Çfarë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (19 nëntor), në zonën e SPB Tetovë janë zhvilluar kontrolle të shtuara të automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Siç njofton TetovaSot, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 25 drejtues (TE-15 dhe GV-10) për parkim të parregullt, ndërsa 23 automjete (TE-14 dhe GV-9) janë ngritur me automjetin special “merimangë”. Po ashtu, janë sanksionuar edhe 24 kundërvajtje të tjera në komunikacion (TE-10 dhe GV-14), me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjes së qarkullimit në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit.TS

Lexo më Shumë

Më 19.11.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “160” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar tre persona: M.K. (31) dhe E.R. (24) nga Tetova, si dhe T.S. (24) nga fshati Jançisht. Siç raporton TetovaSot, gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngriten parashtresat përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se është e pranueshme përqindja prej 0,35 për qind e PBV-së të ndahet për gjyqtarët dhe prokurorët. Thotë se si shtet për sistemin juridik kemi ndarë më shumë se 75 për qind e vendeve-anëtare të BE-së. “Jam duke e studiouar detajisht këtë periudhë këtë rast, duke përfsirë pjesën me buxhetin që ndahet për gjyqësor dhe për Prokurori. Madje edhe Komisioni i Venecies ka vërejtje për atë nen ku përcaktohet buxheti gjyqësor, praktikisht. Para disa ditëve kam dhënë analizë më gjithpërfshirëse për gjendjen në pjesën e financimit të…

Lexo më Shumë

Të martën në seancë qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen sërish zgjedhjet pasi më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e një të tretës së votuesve në zgjedhje. Ekzekutivi duhet të emërojë të besueshëm, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë, por edhe Mavrovë- Rostushë. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna mbaron më 11 dhjetor në mesnatë. Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor. Fushata zgjedhore fillon 20 ditë…

Lexo më Shumë

Shpenzimet minimale për një familje në nëntor arrijnë në 65.173 denarë, ndërsa me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë – 80.548 denarë, njoftoi Lidhaj e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Të dhënat nga LSM, e cila përgatit shportën minimale të sindikatës që pasqyron kostot e jetesës së një familjeje me katër anëtarë, tregojnë se këtë muaj nevojiten 23,534 denarë për ushqim dhe pije, dhe 6,130 denarë për shpenzime të përgjithshme. Krahasuar me tetorin, kur për shpenzime minimale mujore nevojiteshin 65.544 denarë, muajin e kaluar ka pasur një rënie prej 371 denarësh.

Lexo më Shumë