Një dymbëdhjetëvjeçar nga Kumanova është ofenduar, përqeshur dhe nxitur të kërcejë nga dritarja e klasës nga një bashkënxënës i tij. – Më datë 03.03.2026, në ora 12:45, në SPB Kumanovë, një grua 35-vjeçare nga rrethina e Kumanovës ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore, në shkollën fillore në Kumanovë ku mësonte djali i saj 12-vjeçar, ai ishte keqtrajtuar nga një bashkënxënës, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Sipas denoncimit, bashkënxënësi shpesh e kishte ofenduar dhe përqeshur djalin e saj, ndërsa në një rast e kishte nxitur të kërcente nga dritarja e klasës. – Gjithashtu, gruaja…
Author: Hamdi Kumanova
Remzi Ali jetoi 92-vjet. Ai ishte ndër mjekët e parë të Anamoravës, doajen i kirurgjisë, i cili ka dhënë kontribut të madh në shëndetësinë e Gjilanit dhe të regjionit. Nga viti 1993 jetoi në Turqi, shkaku i përndjekjes nga pushteti serb i kohës. Pas 30 vitesh, ai ishte rikthyer si vizitor në spitalin e Gjilanit, ku punoi po aq vite dhe ku i vuri bazat e kirurgjisë, shkruan Mediafokus.info Ai ishte ndër kirurgët me të vlerësuar jo vetëm në Gjilan, por edhe me gjerë. Remzi Ali ka lindur më 1933, në Ohër të Maqedonisë, ku ka kryer…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë, shkruan Top24 Ahmeti më tej shton “Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”. Ali Ahmeti Për çdo…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Sadudin Ibraimi sot në Tetovë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Me këtë Memorandum vendoset dhe forcohet bashkëpunimi institucional me qëllim mbështetjen e procesit të transformimit digjital dhe modernizimit të sistemit shëndetësor në vend. “Bashkëpunimi parashikon shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, realizimin e projekteve shkencore-kërkimore dhe aplikative, edukimin dhe avancimin profesional të kuadrove, si dhe aktivitete të përbashkëta në fushën e zbatimit të shkencave informatike dhe teknologjive bashkëkohore në shëndetësi. Me këtë partneritet konfirmojmë përkushtimin tonë për përmirësimin…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025). “Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën,” theksojnë nga Gjykata. Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu: -të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim; -të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin…
Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri. “Në pikën kufitare “Blatë” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllatë” e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria. Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme.
Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur të jetë live në lloarinë e tij në rrjete sociale ku u flet shqiptarëve. Ai është shprehur se koha e diktaturave ka mbaruar dhe se shqiptarët nuk do të durojnë më ë jenë nën diktaturë e kryeministrit Edi Rama. “Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do i shkosh në qeli. Forcë në botë që…
Javën e kaluar, Gjykata Penale e Shkupit liroi nga akuzat të pandehurit Dragan Pavlloviq-Llatas dhe YouTuber-in Stefan Llazarov, në podkastin e të cilit mysafiri foli për abuzimin dhe përdhunimin e një vajze. Duke vepruar kështu, Pavlloviq-Llatas dhe Stefan Lazarov qeshën me dhunën. Podkasti kontrovers u regjistrua, ose më saktë u transmetua, më 14 shkurt 2023, transmeton Portalb.mk. Fillimisht, të dy morën një vendim fajësie në Gjykatën Penale të Shkupit, por pas paraqitjes së ankesave, gjyqtarët e departamentit penal të Gjykatës së Apelit të Shkupit e rrëzuan vendimin dhe e kthyen atë për rigjykim. Gjykata konfirmoi për Sdk.mk se në rigjykim,…
Në Gjykatën Themelore sot vazhdoi gjykimi për tragjedinë në kabarenë Puls në Kočani, ku u dëgjuan dëshmitarë dhe u hapën dilema të reja juridike lidhur me rrjedhën e procedurës. Në fillim të seancës u drejtua i akuzuari Grozdan Milkovski, pronar i objektit ku ndodhej kabareja, i cili deklaroi para gjykatës se për shkak të problemeve shëndetësore e ka të vështirë të marrë pjesë në seancat gjyqësore. “Jam i sëmurë, askush nuk më merr seriozisht. Ju lutem ndërmerrni diçka. Si të vij kur nuk kam fuqi? Nuk mund të qëndroj pesë orë këtu dhe të më transportojnë. Po përgatiten të…
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Sllatinë. Në pamjet që kanë qarkulluar në media, shihet një cisternë që ka përfunduar jashtë rrugës. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident. “Zëri” ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi
Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare. Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal. Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz. Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm. Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, në kuadër të procesit të evakuimit, në Ambasadën e Maqedonisë në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas të RMV-së. “Personat që kanë shprehur gatishmërinë për t’u evakuuar nga Izraeli pritet të fluturojnë për në Shkup me një aeroplan qeveritar në pasdite. Kjo do të përfundoj plotësisht procesin e kthimit të të…

