Author: Hamdi Kumanova

Reklamimi politik me pagesë edhe më tej mund të jetë subjekt i korrupsionit apo abuzimit partiak mediatik. Për zgjedhjet e ardhshme nuk janë marrë parasysh ndryshimet e pritshme në Rregulloren Zgjedhore, të cilat janë përkrahur dhe avokuar nga esnafët e gazetarisë dhe organizatave mediatike. Zgjidhjet e vjetra problematike në ligj mbetën, pavarësisht vërejtjeve që iu dhanë krijuesve të zgjidhjeve ligjore në disa takime konsultative të grupeve të punës. Zgjidhjet aktuale janë edhe një herë në dëm të mediave profesionale dhe qytetarëve. Organizatat sindikale mbeten në qëndrimin, pra propozimet e bëra në grupet e punës, që fushatat politike të mos financohen…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takimi i dytë i drejtorëve politikë të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga MPJ. Maqedonia e Veriut, thuhet në njoftim, kryeson me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në periudhën korrik 2023 – qershor 2024, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”. “Në takim u shkëmbyen mendime për çështjet aktuale me interes për rajonin dhe ndikimin e tyre në bashkëpunimin rajonal, Planin për Zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 145 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 masa, ndër të cilat 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për mospërdorimin e rripit…”, thonë nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e kolektivit të shkollës fillore” Bajram Shabani” Kumanovë, kanë vendosur kurorë me lule pranë varrit të ish drejtorit të kësaj shkolle, Mustafë Ebibi, ku i ndjeri aty punoi 38 vite rresht si arsimtar e më pas edhe si drejtor i kësaj shkolle. Kolegët e tij e ngritën lartë figurën dhe veprimtarinë e tij ku për nder të Ditës së mësuesit vendosën kurora me lule në varrin e Mustafë Ebibit. Familjarët e të ndjerit kanë faleminderuar kolektivin dhe stafin e shkollës fillore “Bajram Shaban” për respektin dhe kujdesin.(INA)

Lexo më Shumë

Këtë vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, Kuvendi e vazhdon praktikën e mbajtjes së seancës plenare të përshtatshme ekskluzivisht kushtuar barazisë gjinore dhe avancimit të të drejtave të grave. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski për sot me fillim në orën 11 në sallën “Maqedonia” e caktoi seancën e 146-të, e dyta me rradhë me këtë temë. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë , pika e vetme e rendit të ditës së seancës është Informacioni për aktivitetet dhe rolin e Klubit të deputeteve në përmirësimin e gjendjes së…

Lexo më Shumë

Në orët e para të së premtes, nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i janë djegur dy lokale në qendër të Komunës së Zveçanit. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Tomaniç ka thënë se dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. “Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë. Rasti që thuhet se po hetohet nga Policia ka ndodhur të enjten pas mesditës. “Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo më Shumë

Zëvendës-presidenti i Këshillit për siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev i ka dërguar një porosi “djegëse” presidentit francez Makron se “Fedreta Rusen më nuk ka ‘vija të kuqe’ kur bëhet fjalë për Francën”. Këtë reagim Medvedev e bëri pak ditë pas deklaratës së presidentit të Francës Emanuel MAkron se “nuk ka ndonjë kufizim të ndihmës franceze ndaj Ukrainës”, në lidhje me luftën atje. “Makron ka thënë se nuk ka vija të kuqe dhe më nuk ka kufij në mbështetjen për ukrainasit”, ka përkujtuar Medvedev, duke u përgjigjur se “atëherë kjo do të thozë se edhe Federata Ruse kur bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 09:15, në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” është arrestuar shtetasi i Kosovës, 45-vjeçari me iniciale F.S., përcjell TV21. I njëjti dyshohet se përmes ryshfetit ka dashur të kalojë autobusin në pronësi të tij, edhe pse shoferi nuk kishte certifikatë adekuate. “Gjegjësisht, rreth orës 08:50 në vendkalimin kufitar, një autobus me targa të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në vend për shkak se shoferi nuk ka pasur certifikatë profesionale të shoferit të autobusit. Shumë shpejtë, F.S., pronar i kompanisë për të cilën po voziste shoferi,…

Lexo më Shumë

Nuk është vetëm Gordana Siljanovska, por edhe Hristijan Mickoski është krenar për një foto me eurodeputetin bullgar Andrej Kovaçev, akuzojnë nga LSDM. “Andrej Kovaçev është një mohues i njohur i popullit maqedonas. Ai tha publikisht se Goce Dellçev është bullgar, se vëllezërit Milladinovci kanë shkruar këngë popullore bullgare, se historia jonë është e falsifikuar. Çfarë ka të përbashkët Mickoski me Kovaçevin? A pajtohet Mickoski me deklaratën e Kovaçevit për “Zbornikun” e vëllezërve Miladinovci?”, pyesin nga LSDM. Nga atje thonë se OBRM-ja bullgare dhe maqedonase po punojnë në dëm të shtetit, po bëjnë gjithçka për të bllokuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme, të cilat filluan më 23 shkurt, do të zgjasë deri sot në mesnatë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, deri më tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme i ka mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE – 28.086, Bujar, Osmani nga BDI – 11.085, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar Vlen – 10.710, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski – 11.278, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM- Për Maqedoninë…

Lexo më Shumë