Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore. E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri. “Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili…
Author: Hamdi Kumanova
Një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në pikëpagesën në afërsi të Preshevës dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe. Në pikëpagesën në afërsi të Preshevës sonte, pas një debati, një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, e cila është rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë. Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës. closevolume_off Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur padi kundër kryetarit aktual të qytetit dhe kandidatit të Lëvizjes ZNAM për kryetar të shtetit, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Akuza e ngritur kundër kryetarit të komunës së Kumanovës nga prokurori i Prokurorisë Publike të Kumanovës, Isa Suljemani, bazohet në dy kallëzime penale të parashtruara nga dy kompani vendore, të cilat e kanë raportuar Dimitrievskin se nuk u ka lëshuar leje ndërtimi, gjegjësisht për të paguar komunalet për ndërtimin e një ndërtese sipas një plani urbanistik të vlefshëm. Me këtë, siç thonë ata, kryetari i Kumanovës i ka shkaktuar…
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ishte i pranishëm në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimit shqip. Kryetari Arben Taravari falënderoi veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave të tëra duke nënvizuar se puna e tyre puna është puna më fisnike dhe vlerë për gjithë shoqërinë. Më poshtë e keni edhe urimin e kryetarit Arben Taravari për ditën e Ditës së Mësuesit “Për të festuar 7 Marsin, Ditën e mësuesit shqiptar, u mblodhëm…
MPB njofton se dje në ora 09:15 në SPB Shkup është raportuar se në banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.P. (47) nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe në lidhje me hetimin për vrasjen e dyfishtë të P.ZH. dhe V.GJ., ka kryer kontrolle në SPB Shkup dhe SPB Veles. “Njoftojmë opinionin, duke qenë se raporti është i klasifikuar, është konstatuar se nuk ka bazë për fillimin e procedurës disiplinor, dhe njëkohësisht janë dërguar masa urdhëruese në Byronë e Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme të miratojë procedura dhe udhëzime të reja për veprim”, njoftojnë nga MPB. Ministri i Punëve…
Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje të thellë për rolin e tyre jetik ndër shekuj për ruajtjen e përjetësisë së indit tonë kombëtar dhe trasimin e rrugës së përparimit përmes edukimit të brezave. Duke rikujtuar çastin historik të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë, le të reflektojmë mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit dhe të tre universiteteve tona në gjuhën shqipe, që më parë nuk mund të paramendohej. Arsimimi në gjuhën tonë amtare, ka qenë i…
Derisa vendi po ballafaqohet me mungesë të mjekëve, mbi 100 mjekë të rinj që e kanë kaluar provimin për licencë në Odën e mjekëve, po qëndrojnë në dhomën e pritjes së institucioneve duke pritur për punësim ose praktikë me pagesë. Ata thonë se ndjehen të diskriminuar nga shteti pasi vetëm rreth 50 mjek të rinj janë thirrur për praktikë me pagesë, që është e paraparë në ligjin për mbrojtje shëndetësore. Mjekët e rinj po presin përgjigje nga ministria e financave për gjetjen e zgjidhjes. “Pas 6 viteve studime të rregullta dhe 6 muaj stazh të kaluar, për kalimin e provimit…
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski thekson se duhet konstruktivitet në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura, ndërsa thekson se është fakt ekzistenca e pakicës maqedonase në shtetin fqinj, gjë që sipas tij, konfirmohet nga Strasburgu. Në pyetjen e AIM, që të komentojë njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, në të cilin ndër të tjera ka vërejtje për “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe deklaratat e tyre të rreme për Republikën e Bullgaria”, nga Kabineti i Pendarovskit thonë se qëndrimi i presidentit…
Këshilli Gjyqësor ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Organi më i lartë gjyqësor kërkon që ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi të mos hyjnë në fuqi, veprim me të cilin ligjvënësi parandaloi rritjen e rrogave të gjykatësve. Referuar besueshmërisë në sistemin gjyqësor e cila vitin e kaluar ka rezultuar 4 për qind, ndërsa ajo mesatare 19 për qind, me të drejtë shtrohet pyetja: Sa është e drejta morale e punonjësve në sistemin gjyqësorë, respektivisht gjykatësve të kërkojnë rritje rroge, përkatësisht…
Rreth 2000 punonjës të ndërmarrjes publike shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme në 30 filialet në mbarë vendin për shkak të papagimit të pagave dhe shtesave tjera. Ata akuzojnë se edhe pse u është premtuar se do t’i marrin paratë e fituara, menaxhmenti i kompanisë nuk e ka përmbushur. Ata kërkojnë pagesën e pagës së janarit dhe shkurtit, afati i së cilës është data 15 mars, si dhe pagesa e të gjitha shtesave nga puna. “Greva është e organizuar në bazë të pagës së janarit të papaguar, ajo e shkurtit është tashmë në prag, po…
Pesë shtetas kinezë u kapën nga policia kufitare që patrullonin përgjatë kufirit me Greqinë. Pas kontrollit të dokumenteve të tyre, policia ka konstatuar se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga MPB njoftojnë se ata janë pesë shtetas kinezë të moshës 31, 32, 34, 41 dhe 49 vjeç. “Më datë 06.03.2024, në ora 15:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë kanë gjetur L.H.(49), T.L.(34), V.L.(32), L.H.(41) dhe D.J.(31), të gjithë nga Republika Popullore e Kinës. Pas një kontrolli dhe kontrolli, u konstatua se personat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend”,…

