Author: Hamdi Kumanova

Bekim Murati drejtori i Agjencisë për Punësim është shkarkuar, në vend të Muratit drejtor do të jetë Vedat Osmani që vjen nga Partia Demokratike Europiane në krye me Arjanit Hoxhën. Si duket ajo që flitej më herët dalëngadalë po bëhet zyrtare, se PDE-ja e Arjanit Hoxhës është bërë pjesë e Qeverisë ku përflitet se do të garojë së bashku me Fronin Evropian.

Lexo më Shumë

Më 17 janar 2024, u mbajt Seanca e nëntëdhjetë e katërt e Këshillit Drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Seanca e parë e këtij viti. Në seancën e KD-së, anëtarët diskutuan rreth katër pikëve aktuale që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me punën e mëtutjeshme të Fondit në vitin 2024. Në diskutimin e pasur lidhur me Programin dhe planin e punës së Këshillit Drejtues të Fondit të SPIMV-së për vitin 2024, u theksua se, realizimi i detyrave të planifikuara të punës gjatë këtij viti do të vazhdojë me përgjegjësi dhe me të njëjtin ritëm…

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar nga Tearca është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar tri gra, të cilat i kishte fqinjë, përcjell TV21. Sipas raportimit në policia, ai ka tentuar t’i prekë trupin njërës. “Më 17.01.2024 në 21.00 në një fshat të Tetovës, efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë – Tearcë kanë privuar nga liria personin L.N. (20) nga i njëjti fshat. Ai dyshoi se rreth orës 18:30 në fshat u soll keq dhe u përpoq t’i prekte trupin një fqinje 25 vjeçare. E njëjta gjë i kishte ndodhë edhe ditën e mëparshme motrës dhe nënës së saj, të…

Lexo më Shumë

“Kryesia e LSDM-së ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në koalicion me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme”, këtë e theksoi mbrëmë anëtari i kryesisë së LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “10 minuta” në TV21. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë duke u zhvilluar analiza, nga të cilat duhet të merren vendimet se cilat do të jenë koalicionet. Të gjitha opsionet, sipas Spasovskit, duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen. “Të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të analizave. Analizat duhet të sjellin përfundimisht një rezultat zgjedhor që do të thotë fitore në zgjedhje. Për një…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e një banke për të marrë pagën, pensionin, bursin ose të ardhurat shtesë është një vendim i rëndësishëm që ndikon në cilësinë e jetës suaj të përditshme dhe në të ardhmen tuaj në shumë mënyra. Nga njëra anë, janë funksionalitetet, shërbimet dhe përfitimet digjitale që banka ofron për pagamarrësit që do t’ju sjellin fleksibilitet, kursim kohe dhe kosto më të ulëta, por nga ana tjetër, ka edhe reputacionin dhe veprimin e përgjegjshëm të bankës në disponimin e fondeve tuaja, gjë që ndikon drejtpërdrejt në shoqërinë dhe mjedisin në të cilin jetoni. Zgjedhja e një banke duhet të bazohet…

Lexo më Shumë

Sindikatata përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit menjëherë të konvokojnë seancë për votim për subvencionimin e NQP-së, në të kundërtën, siç njoftojnë, të hënën nuk do të punojnë. “Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve të Qytetit të Shkupit menjëherë të konvokojnë seancë në Këshill me një pikë të vetme në rend dite, votimi për subvencionimin e NQP-së. Sepse të njëjtit këshilltarë e votuan buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2024. Kjo do të thotë, nëse nuk merr vendim deri të dielën, 21 janar…

Lexo më Shumë

Integrimi i përshpejtuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndikojë pozitivisht në sigurinë, në proceset e përgjithshme politike, në agjendën e reformave, si dhe në eurooptimizmin në rajon. Ky është qëndrimi që kreu i shtetit Stevo Pendarovski riafirmoi në fjalimin e tij dje në mbrëmje në seancën me titull “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, dhe në kuadër të Takimit të 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, transmeton Portalb.mk. Në fokus të debatit, siç informuan nga kabineti i Pendarovskit, ishin perspektivat për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstin më të gjerë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në takim me kryetarët e komunave, shpalli thirrjen për aplikim për grant për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjes së objekteve ekzistuese. Thirrja publike u zbatua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale dhe mbështetjes financiare nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Thirrja është në kuadër të komponentit 2 të projektit “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore” ku financohen projekte për krijimin e kapaciteteve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjeve të ambienteve ekzistuese. Mesazhet nga varrezat dhe…

Lexo më Shumë

Pesë propozim-ligjet për reforma në administratën publike dhe transformim digjital të cilat janë miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, presin që të caktohen seancë për leximin e dytë në Komisionin për Çështje Evropiane, ku kryetar i Komisionit është Arbër Ademi. Ligjet janë dorëzuar në Kuvend me flamur evropian dhe janë me procedurë të shkurtër, njofton Portalb.mk. Më 15 janar, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në seancë plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i prezantoi 5 propozim-ligjet, të cilat paraprakisht u miratuan në Qeveri, gjegjësisht Ligjin për nëpunësit…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se së bashku me inspektoratin kanë parandaluar, siç e quan ajo “ekocid” në komunën e Gjorçe Petrovit, përcjell TV21. Arsovska thotë se deponia është një pjesë në tokë private, kurse pjesa tjetër në tokë të RMV-së, ndërsa thotë se janë hedhur mbeturina të rrezikshme në lumin Lepenec. “Që të jetë tragjedia edhe më e madhe, deponia e egër private gjendet në parcelë private që është në pronësi të komoanisë që tashmë është nën hetim për vepra tjera, si dhe e një personi që është i punësuar në komunën e Gjorçe Petrovit, në…

Lexo më Shumë

Nesër (19 janari) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në RMV. MPPS njofton se nesër shënohet festa e Epifanisë. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar 2024 (e premte), Epifania (Vodici), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 18.01.2024 (e enjte), në orën 11:00, do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për përzgjedhjen e një kompanie konsulente për ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë konsulente, në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë