Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në emisionin “On Time” në TV Koha foli për kandidimin e tij për president të shtetit. Kreu i ASH-së shprehet se sipas anketave të bëra, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë për shkak se edhe demografia e Maqedonisë së Veriut e dëshmon këtë. “Në bazë të anketave që i kemi bërë, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë. Çdokund e kam sqaruar demografinë e Maqedonisë, dhe sipas statistikave dhe regjistrimit të fundit të popullatës, 54% janë maqedonas, rreth…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 09:35. “Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tashmë është emëruar si këshilltar i jashtëm i kryeministrit, Albin Kurti. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti. “Po, këshilltar i jashtëm”, tha shkurt Rashiti. Ndërkaq, angazhimi i Mehajt si këshilltar i jashtëm në Qeverinë Kurti është në kuadër të Grupit Ballkanik, e cila implementohet me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Në pozita të tilla janë edhe disa personalitete tjera publike dhe ish – diplomatë. Telegrafi i ka shkruar edhe Zyrës së…

Lexo më Shumë

Me një sërë ngjarjesh dedikuar luftës ekonomike, politike dhe shoqërore për barazi të grave, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi. Edhe pse progres, megjithatë gratë ende nuk janë të barabarta me burrat për çka flasin të dhënat se është më e vogël përqindja e grave në funksione drejtuese, ndërsa vlerësohet ndryshe edhe puna mes burrave dhe grave për të njejtin vend pune. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Fejsbukut të Entit shtetëror të statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023, në numrin e përgjithshëm të të punësuarve të moshës…

Lexo më Shumë

Një 72 vjeçar është arrestuar ditën e enjte në Ferizaj. Policia njofton se i dyshuari R.H ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, me dënim burgimi prej katër muajve. Në njoftimin e policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në…

Lexo më Shumë

Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, teksa të dyja shtetet kryen sulme gjatë natës ndaj caqeve të njëri-tjetrit pas vijave të frontit. Dronët – të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – janë përdorur në masë të madhe gjatë luftës dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas. “Si rezultat i operacioneve luftuese, 33 Shahed u rrëzuan në rajonet e Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, thanë…

Lexo më Shumë

Gazeta gjermane “Die Welt” përmes një artikulli ka alarmuar për një konflikt të ri në Ballkan. Në artikull, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska e Bosnja. “Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera evropiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan “Die Welt”. “Në Bosnjë gjendja serioze ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit në veri”. Kështu po e vlerëson situatën e sigurisë në vend, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.…

Lexo më Shumë

Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare. Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë përcjellë menjëherë në spital me makinë. Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut. Dyshimet e para të ngjarjes janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt…

Lexo më Shumë

Një ish-inxhinier softueri i Google është vënë nën akuzë në Shtetet e Bashkuara për vjedhjen e sekreteve tregtare në lidhje me inteligjencën artificiale, ndërsa punonte fshehurazi për dy kompani kineze. Linwei Ding, i njohur gjithashtu si Leon Ding, u padit në Kaliforni me katër akuza dhe u arrestua të mërkurën. Shtetasi kinez dyshohet se ka vjedhur më shumë se 500 dosje konfidenciale. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 10 vjet burg dhe 250.000 dollarë gjobë për secilën akuzë. Informacioni që ai akuzohet se ka marrë ka të bëjë me infrastrukturën e qendrave të të dhënave superkompjuterike të Google, të cilat…

Lexo më Shumë

Një numër përdoruesish në mbarë botën kishin probleme me aksesin në Facebook, Instagram dhe Threads dje. Përdoruesit e tre platformave raportuan se janë “dalë” automatikisht nga shërbimet e Metës dhe kanë marrë një mesazh “sesioni ka skaduar”. Pastaj ata nuk mund të regjistroheshin përsëri në shërbime. Instagram po shfaqte gabime në furnizim. Raportet e mëparshme sugjeruan se bëhej fjalë për një sulm DDoS, megjithëse Meta pretendoi të kundërtën disa orë më vonë. Për momentin nuk dihet nëse ka qenë problem teknik apo sulm ndaj “Super Martës” në SHBA, por siç raporton faqja “CyberInt” përgjegjës për sulmin janë hakerat. Thuhet se…

Lexo më Shumë

Është 8 marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për një rritje të rolit të tyre në ekonomi dhe sidomos në politikë. Sot, Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën. Megjithatë femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Edhe në shtëpi, pushtetin e kanë burrat që kanë në emër të tyre llogaritë bankare, por edhe guxojnë më shumë, duke marrë kredi. Burrat paguhen më shumë se gratë Burrat paguhen më shumë…

Lexo më Shumë

Hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi. Edhe pse pak me vonesë, televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) ka bërë një artikull të gjatë, ku ka marrë në pyetje ekspertë për të analizuar hapjen e bazës. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë. Aleanca e Atlantikut të Veriut hapi bazën e parë ajrore në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp…

Lexo më Shumë