Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për qytetarët e Shkupit po fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve. Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen. Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024. fillon një proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e komisariateve…

Lexo më Shumë

Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRCP) në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, kanë realizuar një anketë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, qytetarët janë përgjigjur: 20% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO DPMNE-në 12,2% e të anketuarve do të votojnë për LSDM-në, 5,9% për BDI-në së bashku me frontin evropian (ASH krahu i Ziadin Selës, PDSH, PDE e Arjanit Hoxhës, Populli e Zejdit) 6.9% për koalicionin opozitar shqiptar “VLEN”, 2.8% për Të Majtën, 2.7%…

Lexo më Shumë

Me datë 08.03.2024 në ambjentet e qendres kulturore Yunus Emre u zhvillua hapja solemne e organizatës “Horizonte të Ndritshme”. Ky event vijoi me fjalime përshëndetëse hapëse të kryetarit Hamzi Ibraimi dhe me panelin nën temen “Edukimi për qëndrueshmëri, të rinjtë si ndërtues të së ardhmes” e moderuar nga Amela Klimenta. Pjesë e këtij paneli u bënë z.Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe i Shkencës i cili foli më gjërë për arsimimin në vend duke dhënë një pasqyrë më të qartë për trajtimin e problematikave të arsimit. Znj. Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik e cila foli për aspektin social…

Lexo më Shumë

Gratë janë pjesëmarrëse të barabarta në komunikacionin rrugor, si këm- bësore, ashtu edhe si shofere. Studime të shumta tregojnë se ato kanë kompetenca të shkëlqyera për vozitjen e automjetit, se vozitin me kujdes, parkojnë me ndërg- jegje dhe i respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa shquhen edhe me aftësinë për t’i planifikuar udhëtimet duke marrë parasysh rrethana të shumta që mund të ndikojnë në vozitjen e sigurtë. Por, edhe përkundër shembujve të shumtë të grave që janë të suksesshme në të gjitha fushat e jetës shoqërore, një pjesë e grave shofere ndihen të pasigurta në komunikacion. Kjo kryesisht u referohet situatave…

Lexo më Shumë

Gruaja serbe 30 vjeçare me inicialet J.V. është qëlluar me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë. Ajo u plagos nga partneri I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje. Siç mëson portali Alo!, vajza e plagosur ka një martesë me dy fëmijë, që ishte e divorcuar. Së fyndi ajo krijoi një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër. “ Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës.…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se Sofja zyrtare kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë të mos jenë pjesë e fushatës parazgjedhore në vend, dy partitë më të mëdha vazhduan me akuzat e ndërsjella se kush është më afër politikanëve bullgarë. VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar se presidenti Stevo Pendarovski është përshëndetur nga eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, për shkak të një deklarate kundërthënëse lidhur me origjinën e revolucionarit Goce Dellçev. Sipas partisë opozitare, kjo sjellje e Pendarovskit ka kontribuar që Maqedonia të bllokohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Stevo Pendarovski shkatërroi pozicionet maqedonase dhe poshtëroi kombin kur tha se Goce Dellçevi është deklaruar bullgar. Stevo Pendarovskin për…

Lexo më Shumë

Këshilltari i PLD-së, Nikolla Panovski vazhdon sjelljen e tij të turpshme në rrjetet sociale, duke e vënë veten në rolin e një influencuesi në Facebook në vend që të fitojë 500 euro për një seancë në muaj dhe të merret me atë që është zgjedhur në Këshillin e Qytetit Shkup .Sjellja e Panovskit nuk i ka hije një këshilltari e aq më pak i ka hije një profesori, një doktori dhe një personi që duhet të edukojë gjeneratat e reja. Panovski në dy vitet e fundit ka qenë një letër pa zë në Këshillin e Qytetit, një këshilltar që…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se paraditen e sotme një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese. Nga SPB-Ohër nuk tregojnë se si ka ndodhur rasti, por informojnë se për rastin janë arrestuar dy persona. “Sot në orën 11:10, në SPB-Ohër është raportuar se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtesa në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas me autoambulancë është transportuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, janë ndaluar A.D.(32)…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 36 vjeçarin L.Z. pasi gjatë një kontrolli tek ai është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Policia punon në zbardhjen e rastit, shkruan Alsat. “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëma (07-mars) rreth orës 22.00 në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 36-vjeçarin L.Z. nga ky fshat për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij tek ai është gjet dhe konfiskuar kokainë. Gjithashtu, për shkak të dyshimit se buron nga një vepër penale “falsifikim”, nga ai përkohësisht është konfiskuar vetura “audi” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të cilën…

Lexo më Shumë

PARANDALIMI I KORRUPSIONIT DHE ZGJEDHJET 2024 Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar Kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të Komisionit. Antikorrupsioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore – ka deklaruar Kryeministri Xhaferi. Të vazhdojë procesi i zhvillimit të Komisionit Antikorrupsion, të forcohet statusi si dhe në mënyrë efektive të zbatohen kompetencat ligjore në fushën e parandalimit të korrupsionit. Ishte ky mesazhi që dol inga takimi I Kryeministrit Xhaferi me përbërjen e re të Antikorrupsionit. Në këtë takim është diskutuar edhe organizimi dhe zbatimi I zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Një nismë e udhëhequr nga Çekia ka mbledhur para të mjaftueshme për 300 mijë predha artilerie për Ukrainën, ka thënë kryeministri i vendit, Petr Fiala. “Qëllimi ynë është të ofrojmë shumë më tepër!”, tha ai në X. “Puna jonë dhe ndihma jonë për Ukrainën nuk mbarojnë këtu. Ne vazhdojmë të kërkojmë partnerë në mënyrë që të mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në luftën e saj të guximshme kundër agresorit rus”, shtoi Fiala. Norvegjia njoftoi dje se do të dhurojë rreth 117 milionë paund (mbi 137 milionë euro) për nismën, e cila do të shohë sasi të mëdha municionesh të…

Lexo më Shumë

Policët nga SPB Shkup dje ia kanë hequr lirinë një të mitur nga Shkupi. – Në shtëpinë familjare në një fshat të Shkupit, me sende të forta ka sulmuar fizikisht nënën e tij 42-vjeçare, vëllain e mitur dhe motrën 20-vjeçare, njofton MPB. Sipas raportit, ai ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

Lexo më Shumë