DPHM bën të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil në disa vende me reshje të herëpashershme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima. E në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme me intensitet më të dobët. Sipas parashikimit, nesër do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore, ndërsa në drejtim të Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi…
Author: Hamdi Kumanova
Në rrjetin social “X” është organizuar një fushatë kundër këshilltarit të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Përmes një video të prerë dhe të nxjerrë nga konteksti, llogari të shumta në platformën “X” kanë atakuar këshilltarin e Cramon, Dordje Bojovic, për një diskutim të para disa vitesh ku flitet për krimet serbe të kryera në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, duke thënë se është i irrituar teksa sheh që llogari të shumta në “X” e “të drejtuara nga pushteti” sulmojnë në asketin personal Viola von Cramon dhe stafin e saj, si…
Në moshën 70 vjeçare ka ndëruar jetë anesteziologu i mirënjohur nga Tetova, Tefik Alili. Alili për njw jetw të tërw ka shërbyer fizikisht e moralisht në spitalin e Tetovës sepse përveç gjithash ai ka qenë dera ku ka trokitur çdo anesteziolog i ri. Edhe pse në penzion Alili thuajse çdo ditë ishte në spitalin e Tetovës për të dhënë ndihmë e për të kontribuar. Tefik Alili shkoj por Spitali i Tetovës do të vijoj ta ketë aty sepse Roland Alili, djali i tij me krenari ecën rrugës së babait të vet. Televizioni Koha i shpreh ngushëllime të…
Më datë 08.03.2024, në ora 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Palcishtë e Poshtme-Tetovë automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri po nga ky fshat, ka dalë nga rruga duke u përplasur në mur. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer i mitur, ndërsa dy pasagjerë të tjerë të mitur poashtu kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e marketeve, njoftoi drejtori i Inspektoratit, Goran Trajkovski. “Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski. Ai tha se askush nuk duhet të thyejë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët dhe paralajmëroi se do të ndjekin kontrolle të forcuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin se ia kishte marrë 2 mijë euro një personi për t’ia hequr pengesat për lëvizje të lirë në zonën Shengen në Bashkimin Evropian. Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në Rahovec. “Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti i ka marrë 2000 € para të gatshme ankuesit m/k, me premtimin se do ia heq pengesat për lëvizje në zonën Shengen. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike. “Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si…
Ligji për punonjësit e mbrojtjes do të ishte miratuar më herët nëse nuk do të ishte bllokuar nga opozita dhe më vjen keq që nuk u miratua më herët, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. “Ndryshimet që kemi përgatitur fillimisht janë bllokuar me 10 mijë amendamente dhe shumë nga proceset e punës në Ministri do të ishin përmirësuar dhe do të ishin arritur rezultate më të mira nëse do të miratoheshin më herët. Sinqerisht u habita pse u bllokua ky ligj, sepse jo vetëm që do të përmirësojë proceset e punës, por do të motivojë edhe punonjësit dhe për avancimin…
Një kamion me targa të Shkupit është rrokullisur në rrugën Shkup – Bllacë në afërsi të vendit Vrazhivir. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës 7:25. Sipas informacioneve të para ende nuk dihet në ka të lënduar në këtë aksident.
Me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE, me Siljanovskën izolimin dhe kthimin. Kjo është zgjedhja që iu ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Oferta e DPMNE-së dhe Siljanovskës është të heqim dorë nga e ardhmja, nga shpresa, të izolohemi dhe t’i themi lamtumirë çdo ndryshimi real dhe thelbësor për një të nesërme më të mirë. Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti që thotë një gjë, bën tjetër, që bën premtime të rreme, të cilat nuk i përmbush kurrë. Vetëm me Pendarovskin mund të arrihet e vetmja shpresë realiste për një të…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka njoftuar përfundimin e procesit të propozimit të kandidatëve për deputetë, me rreth 1000 kandidatë të sugjeruar nga organizatat komunale, nga të cilët 700 kanë kompletuar aplikimet e tyre. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se listat e deputetëve do të përfundojnë brenda dy javëve të ardhshme, përpara se të paraqiten për miratim në kongresin e partisë. Gjatë një ngjarjeje në Muzeun e Artit Bashkëkohor, Kovaçevski ka theksuar angazhimin e partisë për barazi gjinore, duke vënë në dukje se në përbërjen aktuale parlamentare të LSDM-së, numri i deputeteve femra është më i lartë se…
“Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë. Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë. Rritja e BPV-së për kokë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%! Borxhi publik është rritur për gati 4 miliardë euro për 7 vite.”, njoftoi partia opozitare VMRO-DPMNE. Nga aty thonë se “Qeveria obligoi…

