Author: Hamdi Kumanova

Komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut sot do të shënojë 81-vjetorin nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka. Natën midis 10 dhe 11 marsit 1943 u arrestuan mbi 7 mijë hebrenj në Maqedoni dhe u burgosën në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm. Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj. Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin…

Lexo më Shumë

Tetë fëmijë dhe një grua kanë vdekur pasi hëngrën mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit. Skynews ka raportuar të dielën se në spital janë shtruar 78 persona pasi u ushqyen me këtë lloj mishi, që në brigjet e Afrikës Lindore thuhet se përgatitet me delikatesë. Por, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj helmimi i rrallë ushqimor që mund të shkaktojë vdekjen. Haji Bakar, zyrtar i spitalit në Mkoani ka njoftuar se pacientët kishin ngrënë mish të martën. Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget ky mish. Zanzibari shtrihet 35 kilometra nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hawaii, SHBA, ku burri ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe tre fëmijët e tij, dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulu. Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë dëshmuar se një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Hawaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë.

Lexo më Shumë

Të shtunën në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje. Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua. Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme fillon sot me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit. “Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe e pamjaftueshme efikase, dhe në të njëjtën kohë nuk ka të kenë efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen”, thuhet në deklaratë. Ministria e Brendshme njofton se sot në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore do të nisë një…

Lexo më Shumë

Media britanike “The Guardian” vijon t’i kushtojë vëmendje të veçantë humbjes së jetës së të riut nga Vora, Leonard Farruku. Në një shkrim të gjatë, gazeta hedh dritë mbi mekanizmat që përdor “Home Office” për të mos dhënë informacione mbi ngjarjet e rënda që ndodhin në vendet ku strehohen azilkërkuesit. Rasti i Leonard Farrukut, ka bërë këtë media të kthejë ‘sytë’ jo vetëm nga ambientet ku mbahen të izoluar migrantët, por edhe nga mënyrat se si trajtohen e deri te mënyra se si informohen familjarët e viktimave! Kështu, Zyra e Brendshme, “Home Ofice”, ka zbuluar se nuk i informon në…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu. Kadri Kadriu gjatë kthimit në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”. Pas qëndrimit te të afërmit, kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg. Kadri Kadriu është njëri nga piktorët më të njohur kosovarë, i cili mbetet frymëzim për gjeneratat e reja.

Lexo më Shumë

Ish presidenti Donald Trump kritikoi performancën e Jimmy Kimmel si prezantues në “Oscars 2024”, duke e quajtur një nga moderatorët më të këqinj që ka pasur ndonjëherë ajo skenë. Kjo ka nxitur edhe reagimin e Kimmel. Ai zgjodhitti përgjigjet Trump nga skena e Oscar. Pasi lecoi postimin në “X” të ish presidentit, Kimmel falënderoi Trump që po e ndiqte. “Sapo mora një koment dhe doja ta ndaja me ju,” tha Kimmel përpara se të lexonte një pjesë të madhe të postimit. “Mund ta merrni me mend se cili ish-president sapo e postoi atë në Truth Social,” pyeti Kimmel duke qeshur.…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili u takua me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump më 8 mars, ka pohuar se Trump ka “plane mjaft të detajuara” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por sipas tij, Trump nuk do të japë “asnjë qindarkë” për të luftuar agresionin rus në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas Orban, Trump ka “plane mjaft të detajuara” se si t’i japë fund luftës ruso-ukrainase dhe planet e tij përputhen me interesat e Hungarisë. “Ai ka një vizion shumë të qartë me të cilin është e vështirë të mos pajtohesh. Ai thotë si vijon:…

Lexo më Shumë

Trupat e pesë skiatorëve që janë raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete në Alpet zvicerane. Autoritetet janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arollës përgjatë kufirit zvicerano-italian, raporton BBC. Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, tha një deklaratë nga policia zvicerane e kantonit Valais. Siç raportohet, skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Policia lokale tha se ekipet ishin alarmuar, por…

Lexo më Shumë

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina, sot do të mbajnë protestë. Ndërsa Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma”, do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante, njofton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar shqetësim e frikë. Përballë kësaj…

Lexo më Shumë