Author: Hamdi Kumanova

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliyev sot në Qendrën Pritëse Vinojug në Gjevgjeli mori pjesë në Takimin koordinues të organizuar nga kryesia e Qendrës Rajonale “Jug” me përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare, të pranishme në Qendra e Përkohshme Tranzite si pjesë e komponentit kombëtar në trajtimin e lëvizjeve të përziera migratore. Zëvendësministri Mitko Bojmacalijev në fjalën e tij theksoi se ajo që shënoi vitin e kaluar në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të kufijve ishte ratifikimi dhe funksionalizimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet…

Lexo më Shumë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni i tij organizon nga sot e deri në fund të muajit të Ramaznit, Iftar masiv në Hajvali. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se pjesëmarrja është e lirë për të gjithë pa asnjë procedurë paraprake, njofton Klankosova.tv. Iftarët do të shtrohen në hallen e Tenisit të qendrës Diamond Rezidence.

Lexo më Shumë

Grup i disa organizatave joqeveritare kanë reaguar në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor që javën e kaluar u miratuan në Kuvend me procedurë të shkurtuar, me të cilat është rritur pragu i nënshkrimeve të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhje në 1 përqind e zgjedhësve të regjistruar. Nga Sektori joqeveritar thonë se “në mënyrë tinëzare dhe pa konsultime dhe debate publike, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, partitë më të mëdha politike, me pretekstin e ndihmës së qytetarëve pa dokumente të vlefshme. Sollën ndryshime shtesë të fshehura në Kodi Zgjedhor, i cili praktikisht i nxori nga loja kandidatët e pavarur…

Lexo më Shumë

Një sherr mes disa personave në qytetin e Fierit ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës. Raportohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 17-vjeçar. Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në sherr! Ndërsa autorët dyshohet se janë dy vëllezër.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 43 vjetorin e fillimit të demonstratave të vitit 1981. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se sikur revolta e 4 marsit ashtu edhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë “Demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithë popullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nën përfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike. Kështu, Kosova ishte lënë si zona më e pazhvilluar dhe më e prapambetur…

Lexo më Shumë

Dje në ora 07:35 në SPB Shkup është paraqitur se në kryqëzimin e rrgëve nga bulevardi “Aradhat Partizane” në bulevardin “Marrëveshja e Bledit” dhe rrugës “Pariska” në Shkup ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të veturës “Golf” me targa të Vallandovës, drejtuar nga R,V (30) nga Vinica dhe mopedit “Aprila” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.G. (27) nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda drejtuesi i mopedit të konstatuar në spitalin e përgjithshëm “Shtatori”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga SPB Shkup. closevolume_off Detaje tjera nuk u japen.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Penbdarovski është president aktual i shtetit dhe për të vlejnë rregulla të posaçme për mbrojtjen e personalitetit përkatësisht sigurim i përhershëm fizik përfshirë edhe shfrytëzim të automjeteve të posaçme zyrtare me të cilat sigurohet mbrojtja fizike. Kështu u përjgigjën nga Kabineti i presidentit, pasi që një pjesë e mediumeve dje kumtuan se presidenti aktual dhe kandidat i LSDM-së, Stevo Pendarovski me automjet zyrtar dhe me sigurim e ka vizituar shtabin e LSDM-së në Shtip. “Rregullat e posaçme janë caktuar me Dekretin për personalitetet dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallëve të sigurimit, miratuar nga…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së kaluar, për shkak të shpërthimit të një tubacioni, Blloku me të cilën punonte TEC Manastir ka rënë nga rrjeti. Gjatë periudhës së kaluar, si rezultat i bërjes së disa analizave në tregun e energjisë elektrike, është bërë blerje e energjisë elektrike, me çmime më të volitshme e cila i mundësoi ASH EMV-së uljen e shpenzimeve të punës. Pikërisht për këtë TEC Manastir ka punuar vetëm me një bllok. Energjia elektrike është kompensuar nga kapacitetet e veta prodhuese dhe nuk është bërë ndonjë blerje të rrymës dhe nuk është bërë debalancë e sistemit siç po spekulohet. Siç thonë…

Lexo më Shumë

Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se një person është vrarë si pasojë e grantimeve ukrainase, duke shtuar se një zjarr shpërtheu në një depo nafte për shkak të një sulmi ukrainas me dron. “Si rezultat i një goditjeje direkte me granatë, një ndërtesë banimi u përfshi nga zjarri dhe një grua lokale vdiq”, shkroi më 10 mars në Telegram, guvernatori Roman Starovoit. Ai shtoi se burri i viktimës ka pësuar djegie në shkallë të lartë dhe tani po merr trajtim mjekësor. Starovoit më pas shkroi se “një dron ukrainas ra dhe shkaktoi zjarr në një depo nafte”.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 740 drejtues automjetesh. “Prej tyre, 62 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 378 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 362 jashtë vendbanimit”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Një tjetër bazë që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, me armë zjarri dhe me municion luftarak është zbuluar në Durrës. 2 ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh. Në kuadër të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e përdorimit të tyre nga kontigjenti kriminal, për ngjarje të rënda, specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, të…

Lexo më Shumë

Pasagjerët e fluturimit të Latam Airlines nga Sydney në Auckland përjetuan momente tmerri. 50 prej tyre mbetën të plagosur si pasojë e turbulencave të forta, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një “problem teknik” në Boeing 787. Pasi avioni u ul në Auckland, mjekët ofruan ndihmën e parë për gjithsej 50 persona në bord, ku njëri prej tyre besohet se ishte në gjendje të rëndë dhe 13 të tjerë u dërguan në spital.

Lexo më Shumë