Shiu i dendur në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz, bëri që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pasi lumenjtë e tejmbushur shkatërruan shumë shtëpi gjatë fundjavës. Presidenti Bolivian Luis Arce u zotua të dërgojë makineri të rënda dhe 3,000 trupa për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa lagje dhe pjesë të izoluara të qytetit duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike dhe rrugët. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga situata e vështirë që po kalon komuna jonë në La Paz”, tha Arce në një postim në platformën e mediave sociale X. Një person vdiq…
Author: Hamdi Kumanova
Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30. Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Qystri”. Burime zyrtare bënë me dije se lëndë plasëse i është vendosur derës së garazhit të shtetasit me inicialet A.P. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. “Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë. (BalkanWeb)
Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, ka humbur jetën një person. I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Mësohet se viktima është vushtrriasi Mentor Merovci, i cili vdiq teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale. Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ndërsa votuesit amerikanë përgatiten për një raund të ri zgjedhjesh paraprake të martën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump udhëtuan gjatë fundjavës në shtetin e Xhorxhias, në tubime paralele me mbështetësit e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës,Veronica Balderas Iglesias njofton lidhur me argumentet kryesore të dy politikanëve, që janë më pranë se kurrë marrjes zyrtarisht të kandidaturës së partive të tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Në zgjedhjet e nëntorit votohet për liritë amerikane, theksoi Presidenti Joe Biden gjatë një aktiviteti me përkrahësit e tij në Atlanta të Xhorxhias. Para zgjedhjeve paraprake në…
Rusët shkojnë në kutitë e votimit 15-17 mars për zgjedhjet presidenciale që presidenti Vladimir Putin është i sigurt se do t’i fitojë, duke përjashtuar diçka të papritur. Një zhvillim i tillë do të sigurojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në pushtet për Putinin. Rezultatet do të pasojnë së shpejti dhe fituesi do të marrë detyrën në maj. Votimi do të zhvillohet gjithashtu në ato që Rusia i quan territore të reja, pjesë të Ukrainës që tani kontrollohen nga forcat ruse dhe i nënshtrohen ligjit rus. Ukraina thotë se nuk do të pushojë derisa të dëbojë çdo ushtar të fundit rus nga…
Një firmë me kapital rus, ka bërë përpjekje të futet në Ministrinë e Mbrojtjes përmes pjesëmarrjes në një tender që lidhet me pajisje të ndjeshme. Sipas informatave të Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet fjalë për një firmë të regjistruar në vend anëtar të BE-së. Ka qenë në mesin e tre prej tyre që janë paraqitur në tenderin. Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, tha se shërbimet e intelegjencës në vend kanë zbuluar se bëhet fjalë për një firmë me kapital rus, para se procedura e furnizimit publik të vijë në fazën kur bëhet kontrolli i sigurisë I pjesëmarrësve të tenderimit. “Ishte indicative,…
Nga sot fëmijët e pavaksinuar kundër kollës së keqe nuk mund të vizitojnë çerdhet. Ministria e Shëndetësisë u ka lëshuar kopshteve urdhër, që fëmijët pa vërtetim vaksinimi të kthehen në shtëpi. E kjo nuk do të vlejë vetëm për Shkupin, ku është shpallur epidemi, por vlen për të gjithë territorin e vendit. “Zyrtarizmi me dokumente është nga sot, ne nuk funksionojmë vetëm me urdhëresa me shkrim, ne shumë më herët kemi vepruar dhe kemi thënë që të kthehen fëmijët e pavaksinuar, mendoj se ka mjaftueshëm sensibilizim dhe nuk ka arsyetim, a është prej datës sodit apo prej para dy javësh”,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 %. Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 0,50 den/litër. Nga data 12.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)…
Pas bujës për “sekretin publik” që bankat private në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dhe nuk njohin dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe, Portalb.mk bisedoi me ekspertë dhe sërish kërkoi llogari nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se bankat obligohen që të pranojnë dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore. Megjithatë, bankat qëndrojnë duarkryq dhe nuk i respektojnë kilentët shqiptar, ndërsa Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nuk e di ende nëse kanë bazë për të vepruar ndaj kësaj shkelje, shkruan Portalb.mk. MMPT nxori në pah “sekretin publik” të bankave Nisma “Më Mirë për Tetovën”. Foto: Portalb.mk Shoqata qytetare Më Mirë për Tetovën (MMPT) nxori…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të përgjigjen nëse shteti i ka ndarë ndihmë financiare për kompaninë “E-Go”, për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë, kompani kjo që u raportua se tashmë ka bankrotuar. Hristijan Mickoski thotë se nëse i janë paguar para kësaj kompanie, atëherë qeveria duhet të mbajë përgjegjësi. “Nëse është paguar çfarëdolloj ndihme shtetërore, edhe një cent, ai që e ka bërë këtë, ka bërë vepër të madhe penale dhe keqpërdorim të parave të popullit dhe do të përgjigjet për atë…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka. Në takim biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë pa çështje të hapura. Kryeministri Xhaferi falënderoi ambasadorin Reka për kontributin e tij të sinqertë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve fqinje, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy bashkëbiseduesit theksuan…

