Ramazani vuri në lëvizje edhe politikën. Natyrisht në kohë të fushatës për zgjedhjet e dyfishta, targetimi i besimtarëve është cak legjitim. Por, përtej kësaj, aktivitetet politike gjatë Ramazanit japin një mesazh ndryshe. Politikanët nuk I shohim në tryeza të rrumbullakta të diskutimeve, por në “sofrën” e iftarit. Përmes rrjeteve sociale ishim dëshmitarë se Ministrit të Jashtëm dhe Kandidatit presidencial të BDI-së, Bujar Osmanit, në iftarin e parë të këtij Ramazani, në “konak” i shkuan lideri Ali Ahmeti por edhe Kryeministri Talat Xhaferi. Aktiv ishte edhe kandidati presidencial i opozitës shqiptare, Arben Taravari. Ai u shkoi në “konak” banorëve të fshatit…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ami Larson Xhein. Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike. Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Kryeministri Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe…
Sulmi ndaj punonjësve shëndetësor po merr intensitet, ndërsa për ndalimin e tij nevojitet zgjidhje sistematike që do të zbatohet në nivel kombëtar dhe në nivel të shtëpive shëndetësore, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë për nder të 12 marsit, ditës evropiane për ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punëtorëve shëndetësor. “Oda e Mjekëve e konsideron si të papranueshëm sulmin mbi mjekët dhe punëtorëve tjerë shëndetësor, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për sulm verbal apo fizik dhe pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo. Të gjithë duet të insistojmë në zero tolerancë të çfarëdo lloji sjellje agresive apo…
Është shfuqizuar masa e paraburgimit për Stefan Dimkovski i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë arratisjes së Ljupço Pavlevskit-Palço. Vendimi që ai të del nga burgu i Shuto Orizares e ka marrë gjkatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale-Shkup. “Me propozim të prokurorit publik për shfuqizimin e masës së paraburgimit për S.D. dhe për caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi nga procedura paraprake i caktoi masat, ndalim të lëshimit të vendit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqitet në gjykatë dhe marrjen e lejes së shoferit”, njoftojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale./Telegrafi/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë instaluar 15 stacione të internetit në veri, nga pesë sa ishin më parë. Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se 140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut, njofton Klankosova.tv. “140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit…
Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Sveti Nikollës në kuadër të SPB Shtip kanë zbardhur 10 vepra penale “vjedhje e rëndë” të kryera më 10.03.2024 në objektet e shitjes në Tregun e Qytetit në Sveti Nikollës, ku janë marrë sende të ndryshme dhe para.
Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAl, Sam Altman, është rikthyer në bordin e drejtorëve të kompanisë pas një hetimi të jashtëm për trazirat që dërguan në largimin e tij nga puna. OpenAl tha se hetimi nga kompania ligjore WilmerHale, ka arritur në përfundimin se largimi i Altman ka qenë si pasojë e “prishjes së marrëdhënieve dhe humbjes së besimit” midis tij dhe bordit të mëparshëm. Për më shumë se tre muaj, OpenAl ka zbuluar copëza nga ajo se çfarë e shtyu bordin ta largonte Altman, shkruan the Guardian. Në një deklaratë në atë kohë, bordi e akuzonte Altman se nuk…
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian (BE). Duke folur në Parlamentin Evropian (PE), Von der Leyen theksoi se raporti i përpiluar nga Komisioni Evropian dëshmon përparimin që e ka arritur Bosnja e Hercegovina, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me vendin ballkanik. “Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnja e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se…
Policia po heton një rast, pasi një qen plagosi dhe vrau një foshnjë 3-muajshe në verilindje të New Jersey, gjatë fundjavës dhe plagosi nënën e foshnjave, thanë zyrtarët. Sulmi fatal ndodhi në shtëpinë e familjes në Woodbridge në kontenë veriore të Middlesex, në perëndim të Staten Island, raportoi një rrjet i Usa Today, përcjell klankosova.tv. Përleshja herët në mëngjes vjen pas të paktën tre sulmeve të tjera të raportuara me qen në të gjithë vendin deri më tani këtë vit – tre që ishin fatale. Vetëm pas orës 6:15 të mëngjesit të së shtunës, oficerët e Departamentit të Policisë së…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Politiko” ka tregur edhe për raportin të cilin ka me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Dikur si kundërshtar të fortë tashmë Thaçi ka raporte të mira me Ahmetin ai ka treguar se nuk janë ende bashkëpuntorë me BDI-në. Thaçi tutje për BDI- në dhe Ali Ahmetin ka komplimentur për punën e tyre duke i quajtur se ata punojnë si një arrë e fortë e organizimit politik të shqiptarëve, raporton Gazeta10. “BDI-ja dhe zoti Ahmeti funksionojnë si arra e fortë e organizimit politikë të shqiptarëve, pse do të thoni ju?, për shkak…
Ish-ushtari i UÇK-së, Besim Hoda në ClickPlus në TV21 ka treguar se çfarë i ka ndodhur para se të vijë në emision. Hoda se i është paraqitur një ish-ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi nuk ka bukë për iftar për t’i ushqyer pesë fëmijët e vet. “Para se të vij në emision, më ka telefonuar dhe më ka qarë hallin. Është nga zona juaj, nga Likova. Ka qarë hallin, më ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët për iftar. I ka pesë fëmijë. Më tha nëse ka mundësi të na ndihmoni. Kjo është shumë…
Nga VMRO-DPMNE sot sërish kanë reaguar pas dështimit të projektit për ndërtimin e fabrikës së automjeteve elektrike në Tetovë të kompanisë “E-GO”, përcjell TV21. Nga kjo parti për dështimin akuzojnë LSDM-në, ndërsa kërkojnë llogari nëse qeveria ka paguar ndihmën e premtuar shtetërore ndaj kompanisë. “LSD nuk mund të sjellë fabrikë për vetura plastike për fëmijë, e le më për vetura elektrike, u dëshmua se sa kuadër janë. Gënjeshtra për fabrikën e automjeteve elektrike në Tetovë shpërtheu si tullumbace e fryrë. Nuk ka as fabrikë, as vetura, thjesht ka para të shpenzuar publike për promovim të ndonjë investitori. Nga fabrika e…

