Author: Hamdi Kumanova

Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolutën më të fundit në Senat, të sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermont Peter Welch, senatori demokrat nga New Hampshire Jean Shaheen dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pete Ricketts dhe Tom Tillis, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rezolutë, siç transmeton “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të angazhohen për hapjen e negociatave të kapitullit të parë të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, ndër të cilat 12 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat. “Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku…

Lexo më Shumë

Në iftarin e parë të muajit të Ramazanit, në fshatin Balindoll të Gostivarit u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit. Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu, mbajti fjalim ndërsa tregoi mbi vlerat e agjërimit, si dhe formën e tillë të paralajmërimit të iftarit. Në iftarin e parë në Balindoll, morën pjesë edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari dhe figura të tjera politike./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë ku lideri i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik synon shkëputjen de fakto të Republikës Sërpska, dhe në Kosovë ku tensionet u rritën skajshëm vitin e kaluar, tha komunitetit i inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë. “Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për të përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos…

Lexo më Shumë

Ishte një natë e errët kur ndodhi sulmi. Dronët ukrainas po afroheshin me shpejtësi përmes ujërave. Në kohën kur ekuipazhi i anijes ruse të patrullimit Sergey Kotov i pa ata, ishte tepër vonë. Marinarët rusë hapën zjarr me mitralozë të rëndë, por anija e tyre u godit dhe u shkatërrua. Dronët e detit ukrainas kanë revolucionarizuar luftën detare gjatë viteve të fundit, duke gjuajtur pa pushim anijet ruse në det të hapur dhe madje edhe në bazat detare. Grupi-13, një njësi e fshehtë e agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ishte pas sulmit të anijes “Sergey Kotov” javën e kaluar…

Lexo më Shumë

Në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar nga Malësia e Madhe i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.        Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Shtaric të Klinës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës. “Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim…

Lexo më Shumë

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e të hënës në qytetin e Lushnjes. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e garazhit të shtetasit A. P. Për fat nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. “Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për Skema Pensionale. Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit 8 të Ligjit bazik”, e në të cilin paragraf thuhej se “me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pensionin kontributdhënës për vitet 1988-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry ka rënë dakord të japë dorëheqjen pas javëve presioni dhe dhunës në rritje në vend. Ky vendim vjen pasi krerët rajonalë u takuan në Xhamajka të hënën për të diskutuar tranzicionin politik në Haiti. Ai ndodhet aktualisht në Porto Riko, pasi bandat e armatosura e penguan që të kthehej në vend. “Qeveria që unë drejtoj do të japë dorëheqjen menjëherë pas instalimit të një këshilli (të tranzicionit). Dua të falënderoj popullin Haitian për mundësinë që më është dhënë. Unë po u kërkoj të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden…

Lexo më Shumë

Ukraina ka thirrur të dërguarin e Vatikanit pas pas deklaratës së Papa Françeskut se vendi duhet “të ketë guximin të ngrejë flamurin e bardhë” kundër Rusisë. Kievi i tha nuncit Apostolik, Visvaldas Kulbokas iu tha se ishte “i zhgënjyer” nga komentet, njoftoi ministria e jashtme. Ministria e Jashtme “vuri në dukje se në vend të apeleve që legalizojnë të drejtën e të fortëve dhe inkurajojnë ata [Rusinë] të shpërfillin më tej normat e së drejtës ndërkombëtare, kreu i Selisë së Shenjtë duhet t’i dërgonte sinjale komunitetit botëror për nevojën e bashkimit të menjëhershëm të forcave për të siguruar fitoren e…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 32 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë te proza. Martini u lind në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi. Vendlindja e tij është “… në një…

Lexo më Shumë