Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të përgjigjen nëse shteti i ka ndarë ndihmë financiare për kompaninë “E-Go”, për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë, kompani kjo që u raportua se tashmë ka bankrotuar.
Hristijan Mickoski thotë se nëse i janë paguar para kësaj kompanie, atëherë qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.
“Nëse është paguar çfarëdolloj ndihme shtetërore, edhe një cent, ai që e ka bërë këtë, ka bërë vepër të madhe penale dhe keqpërdorim të parave të popullit dhe do të përgjigjet për atë që e ka bërë, edhe pse ne nga fillimi paralajmëruam se kjo është edhe një gënjeshtër laramane në sytë e zgjedhjeve të atëhershme lokale në komunën e Tetovës, kur kishte sërish zgjedhje për Këshill”, the mes tjerash Mickoski.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Rikthimi i ushtarëve amerikanë në Kosovë: Një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal
- Agjencia spanjolle e lajmeve: Studentët shqiptarë vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj qeverisë. Të rinjtë e akuzojnë Ramën për korrupsion dhe i kërkojnë largimin
- Analiza/ Kim Mehmeti: Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e Piktorit?
- Protesta në Tiranë: Tensioni dhe përplasjet vazhdojnë në ditën e katërt
- Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen
- SHBA vendos kufizime të përkohshme për fluturimet e dronëve përgjatë kufirit jugor
- Microsoft prezanton Surface Laptop Ultra: Një rival i fortë për MacBook Pro me fuqi AI dhe lidhje magnetike
- Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet



