Author: Hamdi Kumanova

Këngëtari i njohur serb i turbo-folkut, Aca Lukas, mbrëmë ishte i ftuar në një lokal të njohur në Kavadar, por performanca që kishte filluar u ndërpre papritmas rreth mesnatës. Sipas dëshmive të të pranishmëve, të publikuara nga disa portale, policia ka hyrë në objekt dhe e ka ndërprerë programin. – Atmosfera ishte super, derisa Lukas ndërpreu këngën në mes. Nuk e kuptuam menjëherë çfarë po ndodhte, pastaj pamë se kishin ardhur zyrtarë të policisë – tregojnë mysafirë për „Vikimedia“. Sipas tyre, këngëtari është ankuar shkurtimisht dhe është fjalosur me zyrtarët, pas së cilës është larguar së bashku me ta. Publiku…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se për shkak të reshjeve të dendura, lumenjtë Bolnska dhe Istoçka kanë dalë nga shtrati në fshatrat Carev Dor dhe Drmeni, duke përmbytur mbi 50 shtëpi, magazina, bodrume dhe toka bujqësore. Përmbytje janë regjistruar edhe në Dolna Bela Cërkva nga lumi Golema Reka (niveli i ujit 210 cm). “Për shkak të reshjeve të dendura, në territorin e Komunës së Resnjës ka ardhur deri te dalja nga shtrati e lumenjve Bolnska dhe Istoçka në fshatrat Carev Dor dhe Drmeni, me ç’rast janë përmbytur mbi 50 shtëpi, hapësira magazinimi, bodrume dhe tokë bujqësore. Përmbytje janë evidentuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot nga mbledhja solemne e qeverisë, ka uruar bashkëqytetarët shqiptarë për 22 Nëntorin – Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Suksesi është projekt i përbashkët. Vetëm nëse veprojmë me respekt, besim dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate që e shtyjnë atdheun përpar. Në Kongresin e vitit 1908, intelektualët shqiptarë bënë një hap të madh drejt krijimit të një alfabeti të unifikuar, themel i kohezionit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një akt me rëndësi të thellë evropiane, një akt modernizimi të arsimit dhe hapjeje. Në një periudhë kur Ballkani po përballej me sfida të mëdha,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në seancën e pyetjeve të deputetëve, i parashtroi disa dilema serioze Ministrit të Drejtësisë në lidhje me procesin e zgjedhjeve të përsëritura në disa komuna. Snopçe theksoi se sipas nenit 132-a të Ligjit për Zgjedhjet, zgjedhjet e përsëritura duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare. “Rezultatet janë publikuar më 29 tetor, që do të thotë se afati përfundimtar është 29 dhjetori. A nënkupton kjo se afati ligjor tashmë është shkelur?”, pyeti Snopçe. Ai ngriti edhe dilemën nëse në votim duhet të shkohet me të njëjtët kandidatë të raundit paraprak.…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe. Në mesazhin e tij, Gashi theksoi se kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol të bashkimit dhe identitetit. “Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, angazhohem që gjuha shqipe të trajtohet me barazi, dinjitet dhe respekt. Për mua, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, duke qenë një thelb i identitetit tim”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimin për ditën e Alfabetit. Në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ‘gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh’. Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau urimet për këtë ditë të shënuar për shqiptarët kudo ku ndodhen. “Gëzuar Ditën e Alfabetit me këtë video emocionuese, dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë”, shprehet ajo.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90. Vuçiq deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”. Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano – e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” – të dhënat që,…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Diskutimi u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore. Berisha nënvizoi se Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ai theksoi se grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama, duke krijuar një rrjet aktivitetesh të paligjshme që tashmë depërtojnë…

Lexo më Shumë

Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi. Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për…

Lexo më Shumë

Sot është Dita e Alfabetit shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Ditën e Alfabetit, duke thënë se kjo ditë e vulosi shqipen si një “një univers identiteti, mendimi e kulturash”. “Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shkroi Rama. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të…

Lexo më Shumë

Brenda një dekade në Maqedoninë e Veriut është shënuar një përmirësim i ndjeshëm publik sa i përket vdekjes foshnjore, e cila nga 10.2 ka rënë në vetëm 1.2. Kjo ulje historike konsiderohet një nga treguesit më të fortë të avancimit të kujdesit shëndetësor, aksesit më të mirë në trajtim dhe përmirësimit të kushteve socio-ekonomike në vend. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregoi se në vitin 2013 vdekja foshnjore ishte 10.2 vdekje për 1000 lindje të gjalla, ndërsa sipas të dhënave të ESHS-së, në vitin 2024 shkalla e vdekjeve foshnjore për 1000 lindje të gjalla ka rënë në 1.2. “Në periudhën…

Lexo më Shumë