Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë përgatitur një “kornizë të përditësuar dhe të rafinuar paqeje” dhe pritet të vijojnë punën “intensive” për një plan të plotë gjatë ditëve në vijim, njoftuan të dy vendet të dielën, raporton BBC. Në një deklaratë të përbashkët thuhet se bisedimet në Gjenevë mbi planin e mbështetur nga SHBA-të kanë qenë “shumë produktive”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është bërë “një përparim i jashtëzakonshëm” në përmirësimin e një plani që është pritur me kujdes nga Moska, por jo nga udhëheqësit në Kiev dhe kryeqytetet evropiane, të cilët e konsiderojnë atë shumë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka demantuar BDI-në për shënimin e festës së 22 Nëntorit, transmeton Almakos. “ Pas “kryengritjes” së shuar me shpejtësi nga BDI-ja, Aliu, hoxha me dëshirë të bëhet politikan, Fuki, kriminelët që presin të ndërtojnë ndërtesa në Butel dhe disa struktura të tjera, BDI nga shovinizmi i hapur kalon në gënjeshtra të ulëta, të cilat në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta çojnë drejt një shtypjeje edhe më të ashpër të “kryengritjes” kriminale. BDI ankohet në portale se gjatë ditës së djeshme në shkollat ku mësojnë shqiptarët nuk është shënuar Dita e Alfabetit Shqiptar.…
Belinda Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Prokurorinë e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje.Më herët hynë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH Erald Elezi. Gjyli dhe Elezi janë shoqëruar me polici për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…
Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të pranohet në Kiev, tha presidenti polak Karol Nawrocki, pasi SHBA-të i sinjalizuan Presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund konfliktit të saj me Rusinë. Plani me 28 pika i Uashingtonit i bën thirrje Ukrainës të lëshojë territor, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n. Ai gjithashtu përmban disa propozime që Moska mund t’i kundërshtojë dhe kërkon që forcat e saj të tërhiqen nga disa zona që kanë pushtuar, sipas një…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shënuar Ditën e Alfabetit Shqiptar me një mesazh të fuqishëm nga qyteti simbolik i Manastirit, vendi ku u zhvillua Kongresi historik i vitit 1908. Në urimin e tij, ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e vendimit të Kongresit të Manastirit, i cili i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke e shndërruar atë në bazë të unitetit kombëtar dhe përparimit kulturor. “Alfabeti i njësuar hapi rrugën për shkollën shqipe, librin shqip, shtypin në gjuhën shqipe — dhe mbi të gjitha e ktheu gjuhën në themelin e qytetarisë moderne shqiptare,” u…
Më 22.11.2025 në ora 06:05 në SPB Tetovë, E.D. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 05:40, derisa kishin një festë familjare në shtëpi, pas një grindjeje të shkurtër verbale, bashkëshorti i saj S.K.(51) është sulmuar fizikisht nga dhëndri Gj.,,pnj”. Sipas denoncimit, gjatë sulmit, i njëjti ka nxjerrë edhe një send të mprehtë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët në vend, rajon dhe mërgatë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit informon Tetovasot. Në një postim publik, ai theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si element qëndror i identitetit kombëtar dhe si urë e bashkimit ndër shqiptarë “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, u shpreh Ahmeti, duke theksuar se përkujdesi institucional dhe shoqëror për gjuhën është “i rëndësisë më të madhe”. Ai rikujtoi se gjuha shqipe ruhet dhe zhvillohet përmes punës së përbashkët, duke përmendur ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucionet përgjegjëse për zbatimin e…
Mot i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar dëme në shumë vende në veriperëndim të Greqisë. Bodrumet dhe katet e poshtme të shtëpive janë përmbytur, lumenjtë kanë marrë me vete automjete, dhe rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Rreth 280 milimetra shi kanë rënë brenda disa orësh në zonën rreth qytetit Janina në veriperëndim të vendit, njoftoi shërbimi meteorologjik grek. I goditur rëndë është edhe ishulli turistik Krf. “Fshati Karusades, ku jetojnë 2000 persona, është i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Edhe stacioni i policisë është bllokuar nga tonelata balte”, tha kryetari i komunës së Veriut…
Ejup Berisha Sot mbushen plot tridhjete e dy vite nga fatkeqsia ajrore e zymtë dhe e kobshme që ka ndodhur në qytetin e Ohrit. Në këtë datë atë kohë Aeroplani i markes Jakovlev 42.D i Kompanise ajrore nga Maqedonia Avioimpex, ka fluturuar nga Aeroporti i Gjenevës së Zvicrrës për në Aeroportin e Shkupit. Por për shkak të mjegullës shumë të dendur rreth aeroportit të Kryeqytetit tonë i njejti është urdhëruar për tu ulur në pistën e Aeroportit të Ohrit. Atje në vend që autoritetet kompetente të komunikacionit ajror ti mundësonin ulje të sigurtë dhe pa rreziqe Aerolanit, ai megjithatë është…
Një histori suksesi që vjen nga fshati Sllatinë po bën bujë ndërkombëtare. Talenti vetëm 9-vjeçar Dijar Idrizi , pjesëmarrës në programin edukativ Brain the Brain, ka vendosur një rekord të ri botëror në Dubai, duke zgjidhur një numër të jashtëzakonshëm detyrash matematikore brenda vetëm 3 minutave raporton Tetovasot. Gjatë garës ndërkombëtare, ku morën pjesë qindra fëmijë nga vende të ndryshme të botës, vogëlushi nga Sllatina dëshmoi një shpejtësi të pazakontë mendore, përqendrim të hekurt dhe aftësi të jashtëzakonshme logjike. Juria ndërkombëtare e vlerësoi performancën si “brilante dhe shumë premtuese për të ardhmen”. Ky sukses është rezultat i punës së palodhur,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot u ka bërë thirrje banorëve në rajonet e prekura nga përmbytjet që të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit, ujit të pijshëm dhe shëndetin e kafshëve. AUV apelon që të ndiqen njoftimet për motin, gjendjen e lumenjve, furnizimin me ujë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, transmeton Portalb.mk. “Nëse në rajonet ku tashmë ka dalë lumi nga shtrati dhe janë përmbytur shtëpitë dhe tokat bujqësore, furnizimi me ujë bëhet nga sisteme individuale të ujësjellësit, dhe ka turbullirë të dukshme të ujit, atëherë uji nuk duhet të përdoret për pije dhe gatim deri në…
Bilall Kasami ka uruar 11 vjetorin e subjektit të tij politik që e drejton Lëvizja BESA. Ja mesazhi i tij: 11 vite më parë nisëm një rrugëtim që nuk ishte as i lehtë, as i sigurt, por ishte i domosdoshëm. Vendosëm në lëvizje një organizatë politike që u mbështet mbi besën autoktone, autentike dhe autonome të këtij populli, besën se shqiptarët në këtë vend meritojnë më shumë, mund të bëjnë më shumë dhe mund të bashkohen për ndryshimin që e kërkon koha. Sot, në 11-vjetorin e këtij rrugëtimi dhe në 117-vjetorin e Kongresit të Manastirit, simbolit të bashkimit dhe rilindjes,…

