Më 23.11.2025, rreth orës 10:30, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar, në lagjen “Ciglana” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin Gj.A. (55) nga fshati Bellovishtë, rajoni i Gostivarit. Ai dyshohet se gjatë gjashtë muajve të fundit disa herë ka kryer vjedhje të rënda në një objekt fetar në Gostivar. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se më datë 23.11.2025, rreth orës 08:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët kufitarë kanë privuar nga liria personin N.J. (36) nga fshati Sallarevë i Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai figuron me masën “arrest”, ndaj menjëherë është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar zyrtarëve të SPB Tetovë për procedurë të mëtejshme ligjore.
Këshilli penal i Gjykatës Themelore në Koçan refuzoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit dhe e konfirmoi masën e arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit që u arrestuan në fund të javës së kaluar në aksionin e ndërlidhur me tragjedinë në të ashtuquajturin kabare “Puls”, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore në Koçan të enjten hapi hetim ndaj 11 personave, mes tyre edhe dy kontrollorë tatimorë të Shërbimit të Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Tatimor në Shtip, të dyshuar se kanë marrë ryshfet, duke i informuar përgjegjësit e “Puls”-it për kontrollet inspektuese në këmbim të dhuratave. Për…
Sot në mëngjes, temperatura më e ulët është matur në Berovë, -4 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale 3 gradë është regjistruar në Shkup – Zajçev Rid dhe PretOR. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperatura ishte: -1 gradë në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Mavrovë; 0 gradë në Strumicë, Demir Kapijë dhe Shtip; 1 gradë në Shkup – Petrovec, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë; dhe 2 gradë në Manastir, Gjevgjeli, Veles, Prilep dhe Vinicë. Matjet e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit tregon se më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, 4 litra…
Draft-teksti i Strategjisë për Arsimin 2026–2032, i cili është përgatitur gjatë gjashtë muajve të fundit, këtë mëngjes po prezantohet në Qeveri në një punëtori të validimit ku marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, si dhe të organizatave partnere vendore dhe ndërkombëtare. Draft-versioni nga sot do të publikohet gjithashtu në sistemin kombëtar të rregulloreve (ENER), në mënyrë që edhe publiku i gjerë të mund të marrë pjesë në krijimin dhe miratimin e dokumentit strategjik përfundimtar, me të cilin do të vazhdojë zhvillimi i sistemit kombëtar arsimor. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska para fillimit të ngjarjes deklaroi se strategjia…
MPB njofton se policia ka ndaluar një 16-vjeçar nga Ohri për shkak se dyshohet se ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. “Me datë 24.11.2025, në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se më 12.11.2025 kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhirruar aktin. Një 14-vjeçari nga Ohri i ka rënë në dorë ky material video, i cili e shantazhonte vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon.…
Ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska thotë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg po ngre çështje serioze në lidhje me gjyqin në rastin e blerjes së “Mercedesit” të blinduar. Ajo tha se ky është konfirmim i, siç e tha ajo, “të gjithë paligjshmërisë dhe pandershmërisë së instalimeve të qeverisë së mëparshme në gjyqësor”. “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut njoftoi sot se po ngre pyetje serioze në lidhje me shkeljet e dokumentuara të së drejtës për një gjykim të drejtë në rastin kundër meje, në lidhje me prokurimin e një automjeti të blinduar për…
Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, thotë se ka folur disa herë me homologun e tij nga RMV, Timço Mucunski, në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e Kornizës Negociuese të Maqedonisë me BE-në. “Kam folur shumë herë me Timço Mucunskin. Ai e njeh shumë mirë dhe kategorikisht qëndrimin tonë. Por, që tani e tutje, roli i tij është të bindë qeverinë e tij që t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022”, tha Georgiev në lidhje me fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. “Nga ana jonë, ne kemi bërë një kërkesë shumë serioze.…
DPB Kërçovë njofton se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës ka ndërruar jetë një foshnje një vjeçare. “Mbrëmë në orën 12:10 në DPB të Kërçovës është paraqitur se një departamentin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës është gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar një foshnje e lindur në vitin 2024, ku edhe pas dhënies së ndihmës mjekësore dhe kryerjes së reanimimit, ka ndërruar jetë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.
Transportuesit privatë janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, pasi që kanë marr vendim që të pezullojnë të gjitha linjat në Prishtinë, për shkak të mospagesës nga Komuna e Prishtinës. Protestës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët e ndërmarrjes “Trafiku Urban” të cilës gjithashtu e kanë pezulluar punën.
Gjatë javës së kaluar, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar takime pune me përfaqësues të 102 subjekteve afariste – markete, restorante, furra, pastiçeri, kafiteri dhe butikë, me qëllim që t’i njihte dhe t’i edukonte për mënyrën e duhur të hedhjes së mbetjes. Gjatë takimeve të punës, përfaqësuesit e Eko-Patrullës prezantuan se si dhe ku duhet të hedhet në mënyrë të duhur dhe të rregullt mbetja komunale dhe mbetja e paketimit që krijohet gjatë funksionimit të këtyre subjekteve afariste, me qëllim që të arrihet mbrojtja maksimale e mjedisit jetësor dhe shëndetit publik, ndërsa njëkohësisht të shmanget dëmtimi ose…
Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në orën 11 do të mbesin shfrytëzuesit e gjithë fshatit Jabollcë, në komunën e Sopishtes, informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup. Energjia prej orës 11 deri në orën 15 nuk do të kenë dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Nerezi i Epërm në komunën e Karposhit.

