Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e kulmit të një shtëpie në afërsi të hotelit “VIP” në Shkup, respektivisht përballë qendrës tregtare “Easst Gate Mall”, përcjell TV21. Për momentin në vendin e ngjarjes po intervenojnë ekipet e zjarrfikësve, me dy automjete për shuarjen e zjarrit.
Author: Hamdi Kumanova
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka dhe prerje. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” mëngjesin e sotëm kanë dalë nga dy depot e autobusëve në Avtokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe janë në qarkullim të rregullt. Keqkuptimet për të ardhurat personale janë tejkaluar dhe punonjësit do të marrin pagën e janarit sot. Në interes të shfrytëzuesve tanë të shërbimeve, ne do t’ua servisojmë rregullisht shërbimin tonë, me të gjithë autobusët e ofruar për transportin publik të qytetit, tha mëngjesin e sotëm për MIA, Micko Stojanovski, kryetar i Sindikatës së JSP-së “Shkupi”. Ai theksoi se transporti publik urban do të funksionojë normalisht. Ai shprehu shpresën se këtu do të…
NATO dhe Ukraina do të krijojnë një qendër të përbashkët analizimi, trajnimi, dhe edukimi në Poloni, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në Bruksel. “Sot ne vendosëm të krijojmë një qendër të përbashkët analize, trajnimi, dhe edukimi NATO-Ukrainë në Bydgoszcz, Poloni”, tha Stoltenberg ndërsa ministrat e mbrojtjes së NATO-s u mblodhën në kryeqytetin e Belgjikës. “Kjo do t’i lejojë Ukrainës të ndajë mësimet e nxjerra nga lufta e Rusisë dhe do të krijojë një strukturë që forcat ukrainase të mësojnë dhe të stërviten së bashku me homologët e tyre aleatë”, shtoi ai.…
Në maj të vitit 2023 Komuna e Prishtinës kishte nxjerr një njoftim që zonën perëndimore të lagjes “Prishtina e Re” ishte bërë një kërkesë për të marrë kushte ndërtimore. Qërim Selimi e kishte nënshkruar këtë kërkesë. Pos të tjerëve, këtë kërkesë e kishte parë edhe Halil Bllaca, një qytetar i Prishtinës i cili ka dekada që zhvillon betejë ligjore për ta kthyer nën kontroll një tokë prej mbi tre hektarësh, e të cilën pretendon që e ka trashëgimi familjare, por para luftës serbët ia kishin marrë pa dëshirë. Ai pretendon që kur toka i morë, ajo kaloi në Ndërmarrjen Shoqërore…
Një 39 vjeçar ka vrarë partneren e tij në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias së Kretës. Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë parteren rumune. Pas aktit të rënë, ai e ka njoftuar vetë policinë. Sipas mediave, 39 vjeçari njihet si një person problematik për drogë.
Ndonjëherë vërtet duhet të pyesim veten në çfarë lloj bote jetojmë. Në fakt – siç shkruanAuto Zeitung– një radar i automatizuar me një kamerë të instaluar në provincën belge të Quievrain fotografoi një veturë që dyshohet se eci me shpejtësi prej 696 km/h. Dihet edhe lloji i automjetit. Bëhet fjalë për Opel Astra. Pasi shkelësit i është falur toleranca e zakonshme që zbatohet në Belgjikë, shpejtësia përfundimtare u regjistrua 654 km/h, pra Astra ka udhëtuar deri në 193 metra në një sekondë dhe atë në një zonë ku shpejtësia e kufizuar është 50 km/h. Mirëpo, policia aspak nuk dyshoi në…
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evropianë të tjerë. Cili është qëllimi i Rusisë? Çfarë lloj urdhërarresti është ky? Bëhet fjalë për bazën e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme tëRusisë. Ato mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë. Nëse ka dyshime se i akuzuari është arratisur nga drejtësia ruse, ai do vendoset në këtë listë si i kërkuar. Ministria nuk zbulon kriteret sipas të cilave është bërë lista. Por aktualisht në listat e të kërkuarve për vepra penale janë 96.752 persona. Cilët shtetas…
Një vezë jashtëzakonisht e ruajtur mirë nga epoka romake është gjetur në Britani të Madhe, e cila ende përmban lëng, edhe pse u çel rreth 1700 vjet më parë. Arkeologët janë plotësisht të kënaqur me këtë ekzemplar dhe thonë se është një zbulim unik. Domethënë, kjo është sigurisht veza e plotë më e vjetër e gjetur ndonjëherë nga epoka romake. Edhe pse në pjesë të tjera të botës, si në Egjipt, janë zbuluar vezë më të vjetra në të cilat është ruajtur përmbajtja, këta ekzemplarë janë ruajtur qëllimisht, shkruan Science Alert. Lëvozhga e kësaj veze tepër të ruajtur tani është aq…
Pavarësisht se një ditë më parë u shpallën zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, kryeministri teknik Talat Xhaferi vazhdon me agjendë të ngjeshur promovuese, shkruan Alsat. Ai sot në Komunën e Likovës mori pjesë në inspektimin e kopshtit të ri në Mateç, në rrugën e rikonstruktuar lokale në Likovë, si dhe vizitoi Shtëpinë e Kulturës. Në kuadër të vizitave ai u ndal edhe në shkollën në fshatin Llojan, ku është paralajmëruar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salle sportive. Prezencën në ngjarjet promovuese Xhaferi e arsyetoi duke thënë se dispozita e Kodit Zgjedhor vlen 20 ditë para mbajtjes…
Me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, të caktuara më 24 prill, përkatësisht 8 maj dhe me hyrjen në fuqi të dispozitave të Kodit Zgjedhor, fillon edhe monitorimi i raportimit mediatik nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audivizuele. Nga ASHMAA kumtojnë se deri në fillimin e fushatës zgjedhore do të fokusohen në nëntë shërbime programore televizive në nivel shtetëror, ndërsa të gjitha shërbimet e tjera programore do të monitorohen në bazë të parashtresës. Nga aty, kujtojnë se transmetuesit të cilët do të transmetojnë reklama politike me pagesë (RPP) duhet të respektojnë afatin prej tre ditësh për regjistrim…
Gjykata Kushtetuese mori vendim për pagat e punonjësve në Ministrinë e Financave. Kryetarja e Gjykatës, Dobrila Kacarska, sot tha se bëhet fjalë për anulim e jo shfuqizim, dhe kjo do të thotë se në të ardhmen punëtorët nuk do ta marrin pagën shtesë, por as nuk do t’i kthejnë paratë që i kanë marrë më parë. Sipas Kacarskas, Gjykata Kushtetuese ngriti gjithashtu një rast pas iniciativës së paraqitur nga KSHPK për kontestimin e balancuesit për punësim sipas kombësisë. “Është marrë vendim përfundimtar, me të cilin është anuluar dispozita e kontestuar e ligjit. Është vendim për anulim, jo për shfuqizuar, që…

