Author: Hamdi Kumanova

Me datë 04.03.2024 në ora 17:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria I.B.(58) dhe V.B.(25), të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me heroinë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës i cili është kapur duke për kontrabandë me mallra. “Me datë 04.03.2024 në ora 23:40 në fshatin Straçin të Kratovës, pas informimit të mëparshëm se është duke bërë kontrabandë dhe në vijim të masave të marra, zyrtarë policorë e kanë ndaluar R.Sh (39) nga Kosova. Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm të akcizës, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as nuk ka paguar detyrime doganore. Malli dhe vetura…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi në NATO është një konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë globale. Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s para qytetarëve iu drejtua me videomesazh.“Sot, më 4 prill, ne përkujtojmë një moment të rëndësishëm në historinë e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare – Ditën e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. 75 vjet më parë, vendet themeluese të NATO-s hodhën themelet për një organizatë që do të bëhej një gur themeli i sigurisë kolektive dhe vlerave demokratike në mbarë botën. Në vitin në…

Lexo më Shumë

Në edicionin e lajmeve qëndrore të TV ALSAT M mysafir ishte kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, i cili mes tjerash tha: “Një prej faktorëve që Ali Ahmeti është gjatë në qeveri është se i është përmbajtur maksimës përçaj e sundo, tash është nervoz me veprimet dhe qëndrimet, edhe ai edhe rrethi i tij, sepse nuk arriti ta përçajë opozitën shqiptare.” Sipas tij, është hera e parë që Ahmeti futet në zgjedhje me opozitë të konsoliduar, opozitë të bashkuar, opozitë me një platformë, një program. “Tjetra është se jo vetëm qeverinë, por edhe BDI-në Ali Ahmeti e ka mbajtur me…

Lexo më Shumë

Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se trageti i BDI-së, është rritja e numrit të deputetëve me qëllim uljen e euforisë tek partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE. “Ajo është target dhe pikësynimi jonë. Realisht ne nuk luftojmë me opozitën, ne luftojmë me ultranacionalizmin maqedonas. Kjo është targeti dhe bindja ime. Sigurisht se do fitojmë në zgjedhjet e radhës. Sigurisht se do të kemi mbi 20 deputetë”, tha Ilir Hasani. Hasni u shpreh i bindur se edhe partitë shqiptarë do të marrin deputetët mjaftueshëm që së bashku të hjekin nga kollaçi i VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, e ka…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të shtunën (06.04.2024), në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:00, do të organizohet fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin për personat që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik, as letërnjoftim, as pasaportë. Nga MPB thonë se kjo po bëhet me qëllim që këtyre qytetarëve, në kohë t’u mundësohet e drejta e votës. “Ftojmë qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik të vijnë të shtunën në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin. closevolume_off Kjo në…

Lexo më Shumë

Në një njoftim të fundit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave bën të ditur për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët në fushën e pemëtarisë dhe hortikulturës. Përmbledhtazi, më shumë se 13,000 fermerë do të përfitojnë nga ky fond prej 302 milionë denarë për të ndihmuar në zhvillimin e prodhimit bimor. Në detaje, kjo masë e fuqizon 6,200 prodhues të kulturave të ndryshme si domate, spec, kastravec, tranguj, lakër, fasule dhe patate, duke përfshirë kultivimin në ambiente të hapura dhe serra. Ata do të përfitojnë nga mbështetja e kopshtarisë, me një shumë prej 20,000 denarë për hektar. Në anën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme konfirmoi se një ditë më parë janë ndaluar dy persona. Është konfirmuar se njëri prej tyre po kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar dhe nuk ka fare të bëjë me sulmin e armatosur në Haraçinë. Megjithatë Toshkovski nuk bëri të ditur nëse i ndaluari tjetër është ose jo i përfshirë në incidentin e armatosur, shkruan Alsat. “Gjatë ditës së djeshme ishin ndaluar dy persona për të cilët dyshohej se kanë lidhje me ngjarjen penale juridike në fjalë. Në korniza të veprimeve të ndërmarra operative që merren nga shërbimet në MPB ishte konfirmuar se njëri prej…

Lexo më Shumë

Të punësuarit e “Behtel&Enka” në projektet e Korridorit 8 dhe 10d mund të punojnë edhe me orar të zgjatur, me pëlqimin e tyre të firmosur në kontrata. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që mos të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tri neneve të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune. Në seancën e sotme nuk u pranuan nismat e partisë “E majta”, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Lidhjes së Sindikatave dhe Sindikatës së Ndërtimtarisë, sepse Gjykata nuk gjeti shkelje të Kushtetutës në dispozitat, të cilat rregullojnë punën shtesë jashtë orarit në projektet…

Lexo më Shumë

BDI-ja ka probleme serioze të brendshme dhe kjo shihet qartë nga bartësit e listës me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 8 majit. Kështu vlerëson nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski, i cili ironizoi se në zonat kryesore ku shqiptarët marrin më së shumti deputetë, BDI-ja si “frontmenë” ka Menduh Thaçin dhe Ziadin Selën, shkruan Alsat. “Ta analizojmë se çfarë po ndodh për momentin me BDI-në. Në njësinë e parë zgjedhore, bartës i listës nga BDI është person i cili nuk është nga komuna më e madhe nga pritet të marrë më shumë vota, pra, BDI-ja hoqi…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sot tha se vendimi i gjykatës Themelore në Tetovë për vulat Aleanca për Shqiptarët u kthye në rrënjët e veta. “ASH u kthye në rrënjët e veta. Përfaqësimi i ASH-së ka qenë një simbolik sepse ASH për herë ka qenë e e rreshtuar pas ideatorëve themeluesve të saj”, tha Sela. Sela theksoi se ajo që ndodhi dje me vendimin e Gjykatës Themelore në Tetovës e ndërpreu veprimet dashakeqe të cilët ikën me qëllimin e rrënimit të këtij subjekti politik. Në lidhje me paralajmërimin e ankimimit të vendimit nga Arben Taravar, Sela tha se çdokush ka…

Lexo më Shumë

Vetëm para pak ditësh, deputetja znj. Arta Bilalli-Zendeli, para jush shpalosi konkretisht parashtroi 5 pyetje ndaj kreut të komunes së Gostivarit, mirëpo pasi që nuk morrëm përgjigje, dua që përpara jush të elaboroj njerën nga pikat shumë shqetesuese dhe me interes publik për të gjithë banoret e ne vecanti të rinjtë e Gostivarit dhe rrethinës. Po ju drejtohemi me sinqeritetin më të madh për të ndarë me ju disa nga shqetësimet tona si rini e Gostivarit, e me pas si rini e BDI-së. Shqetësime të cilat fillimisht vijnë nga mënyra joadekuate e trajtimit të të rinjeve të qytetit nga pushteti…

Lexo më Shumë