Me datë 03.04.2024 rreth orës 22.55 në DPB-Gostivar, është raportuar se pranë stadiumit të futbollit të fshatit Negotinë e Gostivarit, është gjetur pa shenja jete M.B. (77) nga i njëjti fshat, të cilin djali dhe nipërit e tij kishin raportuar më parë se ishte larguar nga shtëpia. Vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës ka konstatuar një mjek nga Ekipi Mjekësorë Emergjent dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.TS
Author: Hamdi Kumanova
Koalicioni VLEN e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike sot ka publikuar listën për deputetë për zgjedhje parlamentare që do të mbahen me 8 maj. Koalicioni VLEN do të garojë në gjashtë Njësitë Zgjedhore. Zona 1 1. Izet Mexhiti 2. Bekim Sali 3. Feride Haxhiu 4. Zeqirja Tairi 5. Hasim Murtezani 6. Nafije Selmani 7. Ismet Iseini 8. Ibush Jusufi 9. Safije Iljazi 10. Liridona Alibojda 11. Ahmet Ismaili 12. Nurxhan Asanovska 13. Fiona Abazi 14. Astrit Iljazi 15. Arsim Rustemi 16. Hamza Ameti 17. Ilhan Mamuti 18. Ganimete Jusufi 19. Anesa Miftari…
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, bashkë me Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë sot e nënshkruan marrëveshjen dyvjeçare për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për periudhën 2024 – 2025, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). Demiri potencoi se OBSH është partnere e përhershme e MSH-së në angazhimet për avancim të kapaciteteve në sistemin tonë shëndetësor. “Tregues për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të suksesshëm janë projektet e shumta të realizuara me mbështetje të OBSH-së në institucionet shëndetësore në shtet. Me këtë rast do të doja të shpreh mirënjohje të sinqertë për drejtorin rajonal…
Kandidati për President nga Fronti Europian, Buajr Osmani ka filluar fushatën e tij zgjedhore nga qyteti i Shkupit, përkatësisht para Presidencës në Vilën Vodno. Osmani tha se këtë mision e filloi nga selia e NATO-s dhe shpreson që do ta përfundojë si president i Maqedonisë së Veriut, vend anëtar në BE. “Sot është dita e katërt, e muajit katër te vitit 2024, dita e themelimit të NATO-s dhe katër vjetori i anëtarësimit të vendit tonë në organizatën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë dhe fakti që e filloj këtë mision nën dritën e numrit 4 për mua është edhe simbolik…
Nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit”, profesoresha Biljana Vankovska sot zyrtarisht e nis fushatën për presidente. Vankovska premton një betejë të ndershme dhe interesante, së paku, siç thotë ajo, një debat që nuk do të jetë i mërzitshëm për askënd, të paktën kur ajo ta prezantojë. “Paralajmërova dhe i qëndroj asaj që do të jem një dhe e vetme, që do të jetë ndryshe në atë që ofron, në mënyrën se si paraqitet, argumentet që do të paraqes dhe vizioni për një Maqedoni ndryshe. Në fund të kësaj fushate besoj se askush nuk do të ketë dilemë se çfarë…
Maqedonia në vitet e fundit, dhe veçanërisht që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, është ekspozuar ndaj një ndikimi shumë të fortë propagandistik rus, i ndihmuar nga futja e paligjshme e parave ruse përmes partive politike, grupeve shoqërore dhe individëve me ndikim, përmes të cilave Moska ndikon në vendimet politike në vend, tregojnë analizat relevante. Mediat kryesore dhe partitë politike me ndikim në rajon nuk janë imune ndaj ndikimit malinj rus, siç është E Majta në Maqedoni, por edhe disa parti më të vogla politike që avokojnë hapur kundër anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO dhe animin drejt…
Mëngjesin e sotëm në orën 6 ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë dhe kështu hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki po vijon normalisht. Siç informoi shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogev, komunikacioni dhe kalimi i kufirit me fqinjin jugor po rrjedh pa probleme. Dje dhe pardje, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht në të gjitha pikat kufitare, ndërsa herë pas here janë lëshuar të udhëtojnë udhëtarë në Bogorodicë dhe Dojran./Telegrafi/
Analisti politik Imer Selmani në prononcim për PRESSonline.al, thotë se përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut si shtet edhe i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që para 30 viteve, në vazhdimësi është anëtarësimi në NATO dhe në BE duke inkorporuar të gjitha vlerat pozitive shoqërore dhe ekonomike të shteteve të zhvilluara të perëndimit në vendin tonë. “Në asnjë mënyrë ky kurs nuk duhet ndryshuar dhe për këtë jemi përgjegjës të gjithë ne, së pari si qytetar kur votojmë dhe u japin mandatin për të na drejtuar politikanët dhe patjetër politikanët kur marrin përgjegjësi këtë orientim dhe vullnet politik…
Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë të ditur se ka nisur ciklin e prezantimit “Faktet para Propagandës” që i kushtohet punës së Qeverisë së Kosovës. Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë prezantim do të paraqiten fakte zyrtare, të cilat “demantojnë propagandën dhe manipulimin e Qeverisë”. “Investimet kapitale të vitit 2023, janë propaganda e fundit për të cilën ka folur Qeveria, duke thënë se janë më të lartat në historinë e Kosovës. Këto deklarata janë të pavërteta. Janë gënjeshtra, sepse përgjatë tre viteve të shkuara, investimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historik. Por, për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar së Beteja e Koshares kishte rëndësi të madhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën solemne, që po mbahet për nder të 25-vejtorit të kësaj beteje, Kurti ka thënë se rëndësia e kësaj beteje ishte strategjike dhe historike. “Sot në vigjilje të përvjetorit të 25-të të Betejës së Koshares le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë. Lufta për shembjen e kufirit kishte rëndësi sa strategjike e operative aq edhe historike e kombëtare. Kur e vizitojmë kompleksin memorial, Beteja e Koshares, e gjejmë edhe Agim Ramadanin nga Zhegra e Gjilanit…
Trajneri i xhudos Driton Kuka, sot në mënyrë të veçantë e ka kujtuar triumfin e Distria Krasniqit, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ai i ka publikuar disa fotografi. Kuka tha se Kosova tashmë i ka tri medalje në sportin e xhudos. “Tash diç më shumë se 100 ditë deri te Lojërat Olimpike në Paris!”, tha Kuka. “Shpresoj në medalje edhe në Paris”, theksoi ai.
Policia e Kosovës, i zuri në flagrancë hajdutët të cilët mbrëmë kishin hyrë për të plaçkitur shtëpinë e ish-avokatit të vrarë nga forcat serbe, Bajram Kelmendi.Vajza e tij, avokatja Kosovare Kelmendi ka deklaruar se i falënderon policinë për intervenimin e shpejtë dhe kapjen në flagrancë të hajdutëve që kishin hyrë në shtëpinë e familjes Kelmendi.“Vetëm kaq mund te prononcohem se e falënderojmë policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reaguar në kohë rekord prej pesë minuta për ti kapur në flagrancë -brenda në shtëpi kryesit…

