Nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit”, profesoresha Biljana Vankovska sot zyrtarisht e nis fushatën për presidente.
Vankovska premton një betejë të ndershme dhe interesante, së paku, siç thotë ajo, një debat që nuk do të jetë i mërzitshëm për askënd, të paktën kur ajo ta prezantojë.
“Paralajmërova dhe i qëndroj asaj që do të jem një dhe e vetme, që do të jetë ndryshe në atë që ofron, në mënyrën se si paraqitet, argumentet që do të paraqes dhe vizioni për një Maqedoni ndryshe. Në fund të kësaj fushate besoj se askush nuk do të ketë dilemë se çfarë përfaqëson Biljana Vankovska, së bashku me të Majtën”, tha Vankovska.
Votuesve u tha të mos lejojnë të mashtrohen se 24 prilli është një parahaje, ndërsa pjatë kryesore më 8 maj, duke theksuar se kanë mundësi të votojnë për individë dhe jo për parti, duke treguar se nga shtatë kandidatë, gjashtë kanë mbështetje dhe legjitimitet nga qytetarët.
“Jam e bindur që personi e bën funksionin, sidomos kur bëhet fjalë për një funksion që kryen një person. Ai person mund të lërë gjurmë, me mënyrën se si do ta përmbushë me shpirt të gjallë atë funksion që shumë e nënvlerësojnë”, theksoi Vankovska.
Fushata, shpjegon Vankovska, do të jetë modeste, sipas mundësive të saj. Fushata fillon nga Strumica, ndërsa siç është paralajmëruar do të mbyllet me një ngjarje në Shkup.
Ndryshe, Vankovska njihet për gjuhë të urrejtjes dhe albanofobi. Kujtojmë që në aksidentin e Llasakrces ku humben jetën dhjetra qyetatarë tanë ajo ironizoi me këtë fatkeqësi.