Në Maqedoni, sfida e korrupsionit në prokurimet publike, që përbën një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë, po trajtohet me masa të reja të koordinimit dhe transparencës. Inspektore Sanja Kostadinovska nga administrata e policisë financiare thekson rëndësinë e mbikëqyrjes dhe kontrollit të rreptë nga institucionet përkatëse për të luftuar këtë fenomen. Korrupsioni në prokurime jo vetëm që dëmton strukturat demokratike dhe ekonominë, por edhe cënon shtetin e së drejtës. Prandaj, bashkëpunimi ndërinstitucional është jetik për të parandaluar, zbuluar dhe luftuar këtë problem, me qëllim që pronat e shtetit të kthehen tek qytetarët. Kryerevizori Maksim Acevski nga Enti Shtetëror i Auditimit pranon…
Author: Hamdi Kumanova
Koalicioni opozitar VLEN ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Ajo që vihet re në njësinë zgjedhore numër 6, nga rradhët e AlternAtivës në listë për deputete, e 8-ta me rradhë figuron edhe Imerlije Saliu nga Gostivari, shkruan 3-shi.net. E njëjta me shumë mundësi mund të jetë deputetja e parë me mbulesë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. “Të nderuar bashkëvendas të mi, vëllezër dhe motra, miq, shokë familjarë, mbështetës dhe aktivistë politikë, Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate…
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup dhe Shorëqia Lëvizja sot me një akademi shënuan 50-vjetorin e themelimit të gazetës së parë kombëtare shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore nga krahinat shqiptare nën ish-Jugosllavi – “Zëri i Kosovës”. Kjo gazetë ishte një organ vendimtar i Lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, që filloi botimin në vitin 1974. Në hapje të ngjarjes moderatori Bekim Adili e cilësoi gazetën “Zëri i Kosovës” si katalizator që mbajti gjallë idealet gjatë kohës që veprimtarët tanë kanë vuajtur dënime të rënda me burg, duke shërbyer si një…
Punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin rrogë bonus pas zgjedhjeve, për çka janë siguruar edhe mjetet, premtoi zëvendësministri plotësues për punë të brendshme, Mitko Bojmacaliev, transmeton Portalb.mk. “Financat për bonus pagën janë siguruar, por nuk janë paguar për shkak të zgjedhjeve të shpallura, dhe pas përfundimit të Qeverisë Teknike, procedura për mbledhjen e të dhënave dhe pagesën e bonus pagës, e cila nuk është paguar deri në vitin 2017 kurse nga viti 2017, e njëjta po paguhet”, sqaroi Bojmavaliev. Ai sqaroi që është duke u punuar që në vend të ushqimit, policët për ndërrimin…
Gjatë jetës, çdo grua mund të përballet me problem riprodhues që kërkon një vlerësim të duhur dhe një zgjidhje që ndonjëherë mund të përfshijë edhe intervenim kirurgjik. Disa nga kushtet që mund të kërkojnë intervenim kirurgjik janë: cistat ovariane, fibroidet ose miomat, gjakderdhja jonormale e mitrës, dhimbjet e legenit/pelvisit ose anomalitë e lindura të traktit riprodhues. Kirurgjia klasike e kryer me prerje tradicionale të lëkurës në murin e barkut shoqërohet gjithmonë me një qëndrim më të gjatë në spital, dhimbje më të madhe postoperative, rrezik më të madh kirurgjik dhe një periudhë më të gjatë rikuperimi. Fatmirësisht, mjekësia moderne ofron…
“Pas incidentit të armatosur që ndodhi të hënën, komuna e Haraçinës sot për herë të parë hapi dyert për qytetarët. Për shkaqe sigurie, forcat policore po qëndrojnë në oborrin e kësaj komune që nga fillimi i orarit të punës”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari. Qytetarët prapa kamerave na njoftuan se i marrin shërbimet pa ndonjë problem, por u nënshtrohen kontrolleve të shtuara gjatë hyrjes në objekt. Komuna e Haraçinës nuk punoi dy ditë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mbyll dyert për shkaqe sigurie. Vitin e kaluar komuna ishte e mbyllur disa ditë, për shkak të kërcënimeve…
Shtatë kandidatët për president – Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevçe Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski sot e nisin fushatën presidenciale. Raundi i parë është caktuar të mbahet më 24 prill, të mërkurën dhe të drejtë vote do të kenë 1.814.317 votues. Fushata do të jetë nën vëzhgimin e anëtarëve kundër korrupsionit. Nga Antikorrupsioni kujtuan se është rreptësisht e ndaluar ryshfeti i votuesve, keqpërdorimi i burimeve shtetërore, si dhe presioni dhe frikësimi i votuesve. Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit publikoi edhe listën e institucioneve të cilat edhe pse kishin detyrim, nuk i kishin dorëzuar…
Kandidati për president nga radhët e partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski prej Krushevës e prezantoi programin zgjedhor. Ai tha se programi i tij është i bazuar në 5 parime strategjike dhe 5 prioritete në 200 ditët e para prej marrjes së funksionit të presidentit. Në program, paralajmëroi unitet dhe vazhdim të rrugës euro-integruese, por vetëm duke i mbrojtur interesat shtetërore. “Parimi i parë – të unifikuar në politikën e jashtme. Do ta përforcoj rolin e presidentit në marrëdhëniet e jashtme, të cilat në pajtueshmëri me Kushtetutën e përfaqëson shtetin. Për mua, më të rëndësishme janë interesat nacionale si bazë për politikën…
“Me rritjen e pensionit do të blejmë deri 15 bukë më shumë në muaj”, thotë Nikolla, një pensionist nga Shkupi duke shprehur pakënaqësinë me nivelin e rritjes së pensionit që ka marrë në muajin prill. Bazuar në metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, në mars dhe në shtator, mbi 337 mijë pensionistë të Maqedonisë së Veriut, në prill kanë marrë pensionet me një rritje prej 5.3 për qind të vlerës aktuale, apo 10 deri në 65 euro, varësisht shumës së pensioneve që u takon. Pjesa më e madhe, apo 40 për qind e pensionistëve që…
Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, njëherit president aktual i vendit, Stevo Pendarovski, sot bëri hapjen e Shtabit Qendror. Fushata e Pendarovskit fillon me vizita në zonën e katërt zgjedhore dhe atë në Prilep, Krushevë dhe Krivogashtanë. Në korniza të këtyre 20 ditëve të fushatës deri në raundin e parë zgjedhor, Pendarovski thotë se do ti vizitojë të gjitha komunat dhe do të realizojë 65 takime me qytetarët. Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem nëse fitoj besimin e tyre në pesë vitet e ardhshme. Disa…
Ministri i Drejtësisë Krenar Loga u takua me Gillian Stirk, Shef i misionit të për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme i OSBE-Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Në takim, theksojnë nga atje, Lloga u njoftua me aktivitetet e planifikuara të misionit, i përbërë nga 12 ekspertë ndërkombëtarë, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të mbërrijnë në vend një ditë para votimit. Nga MD thonë se ambasadori Stirk njoftoi se ekipi i ekspertëve do të punojë për çështje që kanë të bëjnë me administratën, financimin politik, financimin e…
Me datë 03.04.2024 në orën 12.00 në një rrugë tokësore që bashkohet me rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, efektivët e policisë të DPB-Gostivar kanë gjetë veturën “Mercedes” me shenja regjistrimi të Gostivarit, pronë e M.A.(55) nga Vrapçishti i Gostivarit, për të cilin J.J. (50) nga Gostivari kishte raportuar më parë se gjatë natës ia kishin vjedhur. Është kryer inspektim është dhe po punohet për pastrimin e çështjes.TS

