Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) i bëri thirrje qeverisë së ardhshme që të miratojë Ligjin për Marrëdhënie Pune, me të cilin do të përmirësohen kushtet e punëtorëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në të kundërtën, sipas tyre, të rinjtë dhe intelektualët do të largohen nga puna, ndërkaq shteti do të mbetet pa punëtorë. “Kërkesa jonë do të jetë që përfundimisht të miratohet Ligji për Marrëdhënie Pune, me të cilin përfundimisht do të marrë fund kjo përbuzje që kryhet ndaj punëtorëve, me kontrata në vepër, me punësime të përkohshme. Patjetër të rritet paga minimale, të…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen politike të arritur dje në mes të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për Mekanizmin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, si mbështetje e Planit të rritjes për rajonin, të cilin e propozoi nëntorin e kaluar. Sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mekanizmi financiar i rënë dakord prej gjashtë miliardë eurosh është një hap kyç në procesin e zgjerimit, i cili është prioriteti kryesor gjeostrategjik i BE-së. “Me kombinimin e ndihmës financiare në rritje dhe reformave do të përshpejtohet përparimi i partnerëve tanë të Ballkanit…
Analisti politik dhe ish-kandidati për president, Imer Selmani, në TV21, ka komentuar qëndrimet e Aleksandër Nikollovskit, i cili tha se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe se do të diktojnë kushtet, përkundër indikacioneve të të dy blloqeve shqiptare, VLEN dhe “Fronti europian”, se qeveri pa shqiptarë nuk është e mundur dhe se nuk pranojnë koalicion me askënd pa ndryshimet kushtetuese. Selmani tha se “Qeveria monoetnike në Maqedoni është mision i pamundur”. Sipas tij, është e vështirë që një parti të fitojë 61 deputetë. “VMRO, pavarësisht nëse ishin kundër amendamenteve kushtetuese, por gjithmonë kanë thënë se janë kundër amendamenteve…
Mbrëmjen e djeshme është djegur vetura e Mirsad Surojit, anëtarit të Këshillit Gjyqësor, shkruan TV21. Nga MPB thonë se nga vetura e djegur në Kumanovë nuk ka të lënduar. https://www.facebook.com/watch/?v=1471429097059144&t=0 “Më datë 04.04.2024, në ora 23:40 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën “Dragojlo Dindiq” në Kumanovë, është djegur vetura “Audi” me targa të Kumanovës, në pronësi të M.S.(42) nga Kumanova. Ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Kumanovë e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka të lënduar. Kontrolli është kryer edhe nga ekipi i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB për TV21.
Më 04.04.2024 në ora 19:30 në SPB-Tetovë, personi D.T. (48) nga Tetova, ka raportuar se një ditë më parë në shkollën fillore në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Me datë 04.04.2024 në ora 22:25 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personin B.Z.(49) nga Tetova. Njëzet minuta më parë është raportuar nga personi M.B. (42) nga Tetova se për shkak të keqkuptimit në komunikacion e ka sulmuar fizikisht, duke përdorur një send të mprehtë. Personi është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Një aksident i rëndë është regjistruar të enjten në Bolivi ku humbën jetën 14 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasi një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në jugperëndim të Bolivisë. “Nëntë gra, katër burra dhe një fëmijë vdiqën,” tha zyrtari i policisë, Julio Larrea. Ai më tej shtoi se dy persona mbijetuan, shoferi i kamionit dhe pasagjeri i autobusit. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar që lidh qytetet Oruro dhe Potosi. Një kamion që transportonte kripë…
Rastet e përleshjeve dhe tentim vrasjeve janë rritur me të madhe. Në këto incidente, jo rrallëherë përdoren edhe armët e mjete të tjera të rrezikshme, që shumica e të dyshuarve i mbajnë pa autorizim. Media raportoi të enjten në mbrëmje për një rast të tillë që ka ndodhur në një kompani ndërtimi në Prishtinë. Një punëtor është sulmuar nga dy persona, njëri prej të cilëve e ka rrahur, e tjetri e ka therur me një mjet të mprehtë. Mësohet se dy të dyshuarit për rastin janë Sabri Haliti dhe djali i tij E.Haliti. Ky i fundit ka përfunduar në ndalim…
Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg. Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e kaluar, paga për orë ishte afër 14 denarë më e ulët. Me rritjen e pagave trendi i rritjes së vlerës së një ore pune në vend ka pasur linjë në rritje edhe vitin e kaluar, kështu që për një orë punë vitin e kaluar një…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se pushteti po propagandon duke thënë se është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, kur në tre vitet e fundit, çmimet në Kosovë janë rritur për 25 përqind. Për këto të dhëna LDK I është referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, derisa ka thënë se kjo përqindje, bën që kjo të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës.. “Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre”,…
Rusia i sulmoi me dronë disa rajone të Ukrainës më 4 prill, duke i vrarë tetë njerëz përfshirë katër në rajonin e Harkivit, ku u goditën dy ndërtesa banimi nga një sulm i dyfishtë, të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti të “neveritshëm”. Tre nga katër njerëzit e vrarë në Harkiv ishin punëtorë të ekipeve të shpëtimit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas sulmit të parë dhe u goditën nga sulmi i dytë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synyehuvov. Së paku 12 njerëz u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tha ai.…
Qeveria franceze ka nisur një hetim urgjent për një vajzë 14 vjeçare që u plagos rëndë dhe ra në koma pasi u rrah jashtë shkollës Arthur Rimbaud nga tre adoleshentë të tjerë. Bëhet e ditur se tre sulmuesit e dyshuar janë arrestuar nën akuzat për tentativë vrasjeje të një të miture. Një nga të akuzuarit është një vajzë nga po e njëjta shkollë, gjithashtu 14 vjeçe, e cila e ka pranuar fajin. Ndërsa dy të tjerët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. E në lidhje me rastin, ministrja e arsimit, Nicole Belloubet, ka urdhëruar një hetim nga inspektorët e…

