Author: Hamdi Kumanova

Kandidatja për presidente e partisë “E Majta” Biljana Vankovska gjatë takimit me qytetarët në Shtip tha se nëse ajo zgjedhet presidente, hapi i parë që do të bëjë është shkëputja e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë “Hapi i parë si presidente do të jetë prishja e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, për shkak se kërkesat nga ana tjetër tashmë e kanë tejkaluar këtë marrëveshje si të tillë, dhe e shndërruan në propozim francez dhe kornizë negociuese. Ne nuk na kushton asgjë të veprojmë në bazë të nenit 13 që të dorëzojmë notë për shfuqizimin”, tha Biljana Vankovska, Kandidate…

Lexo më Shumë

Skandali me sondazhet e rreme dhe dokumentet nga plani operativ i OBRM-PDUM-së hap një tjetër aspekt, që lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, akuzojnë sot nga LSDM. “Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, figuron si përgjegjës, së bashku me persona të tjerë, për votuesit e pavendosur, për sigurimin e listës zgjedhore”, thotë deputetja e LSDM-së, Daniela Nikollava. Sipas të gjitha rregullave ligjore, theksojnë nga atje, kryetari i KSHZ-së nuk mund dhe nuk guxon të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në aktivitetet parazgjedhore të asnjë partie. “Ky është një dyshim i arsyeshëm për vepër penale. Presim…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese janë kushti i dy blloqeve politike, si i Frontit Europian po ashtu edhe i Koalicionit VLEN, për formim të Qeverisë pas zgjedhjeve. Në Debatin Zgjedhor në TV21, kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, tha se sapo ta merr mandatin presidencial, do të udhëtojë në Bruksel për të kërkuar garanca nga Këshilli Europian se nuk do të ketë kushtëzime tjera përpos këtyre aktuale për ndryshime kushtetuese. “Me këtë të kthehemi në Maqedoni, mandatarit të cilit i jepet mandat për formim të Qeverisë, t’i kërkohet një dinamikë me afate për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Nuk e them për një…

Lexo më Shumë

Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është e qëndrueshme, informoi ministri teknik për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, pas vizitës së SPB Shkup, shkruan TV21. Ai gjithashtu rikujtoi se në prag të zgjedhjeve, MPB u bënë thirrje të gjithë personave që kanë mbushur 18 vjeç, që nesër të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, dokument që, siç tha, do të përpunohet në afat adekuat dhe do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim. “Nuk bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve. Deri para një periudhe të caktuar ishin rreth 1100 në territorin e RM-së,…

Lexo më Shumë

Kandidati për president Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm në Prilep tha se vendi mund të bëhet anëtar i BE-së, madje të ketë edhe standard më të mirë të jetesës. Ai tha se nëse nuk anëtarësohemi së shpejti në BE atëherë vetë s’mund ta ndalim emigrimin “Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme hyrja në BE në mënyrë dinjitoze. Nuk duhet të privohemi nga ajo se kush jemi dhe çfarë jemi, gjuha dhe identiteti ynë janë të garantuara. Opsioni me të cilën përfaqësohem dhe jetoj nuk mund të na kthejë sërish në baltën ballkanike, por në një mjedis të begatë…

Lexo më Shumë

Punonjësit e kopshteve, kulturës dhe arsimit të lartë do të marrin sërish 12% rritje me pagën e marsit e jo vetëm 2%, siç u shfaqën disa informacione në publik. Por, për rritje të re prej 12%, të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të duhet të presin deri në vjeshtë, sepse ende nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive. “Sipas informacioneve tona, në bazë të vendimeve të dhëna në veprimtarinë e kulturës, kishim dyshim të bazuar se 10% që i merrnin punonjësit e kulturës dhe mbrojtjes fëmijërore, do të bashkohen në këtë 12%, prandaj themi 2%. Ne reaguam ashpër. Të…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë flasin për numra shqetësues të mjekëve të cilët largohen nga vendi në nivel vjetor. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Goran Dimitrov, çdo vit 200 deri në 250 mjek nga shëndetësia publike largohen nga vendi. Duke bërë krahasim të numrit të mjekëve në vend, ai tha se në fund të viteve 90-ta ka pasur 18 mijë mjek, ndërsa tash ka mes 6 dhe 7 mijë mjekë që janë medicinal. “Nga pikëpamja profesionale, mendoj se duhet të bëhet rajonalizim i mirë, të sigurohen kushte më të mira për specializim, avancim, punësim i shpejtë në…

Lexo më Shumë

Autori i sulmit të armatosur në Haraçinë vazhdon të shëtitet i lirë. Ministri i Punëve të Brendshme nuk shpalosi informacione shtesë lidhur me njërin nga personat që dyshohej se kishin lidhje me këtë rast. Ai nuk precizoi nëse ky person ishte ose jo i përfshirë, tha se do të ketë njoftime shtesë, por informoi se i njejti aktualisht është në liri. “Lidhur me personin e dytë do të duhet në mënyrë shtesë të informohem saktë që në mënyrë shtesë të ju jap informacion të saktë që nuk do të ishte jashtë asaj që është e lejuar që të thuhet në…

Lexo më Shumë

Tash kur veçmë i jemi afruar zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, e fushata ka filluar, duam që ta informojmë opinionin e gjërë se skandalet korruptive të BDI-së përmes Llotarisë në kurriz të qytetarëve, nuk kanë të ndalur. Derisa Bujar Osmani merr guximin dhe flet për migrimin e të rinjve, Artan Grubi përmes Përparim Bajramit dhe Llotarisë së Maqedonisë së Veriut ka hapur tender për 2000 aparate të reja të kazinove dhe 2000 karrige për aparate të kazinove, ku sipas çmimeve të furnizimeve të mëhershme kjo shumë do të arrijë vlerën prej 20 milion euro para te qytetareve! Derisa Bujar Osmani flet…

Lexo më Shumë

“Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda. Konkretisht, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet ne reagimin e BDI-së. “Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, dr. Bujar Osmani dhe Fronti Europian. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte…

Lexo më Shumë

Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit mbi mundësinë që Maqedonia e Veriut të hapërojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në debatin e sotëm publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, Osmani tha se dera e hekurt e Unionit është e hapur dhe se është e nevojshme që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese. “Tani sërish është e hapur dera e hekurt e Bashkimit Evropian me agresionin rus në Ukrainë e cila do të zgjasë përkohësisht, si dhe do të mbyllet sërish.…

Lexo më Shumë

Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një procedurë diagnostike jo invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë e bazuar në përdorimin e valëve ultratinguj me frekuencë të lartë. Me ekzaminimin ekografik të sistemit muskuloskeletor mund të shohim qartë: hapësirën e kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe nervat individualë. Përdorim ultratinguj për: – Lëndimet dhe proceset inflamatore të tendinave dhe ligamenteve – Lëndimet e muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës dhe duke vlerësuar kohën e rikuperimit – Përjashtimin ose konfirmimin e dyshimit për një proces të mundshëm tumoral të zgjeruar të indit dhjamor nënlëkuror…

Lexo më Shumë