Author: Hamdi Kumanova

Avokati i Arben Taravarit, Abidin Abduli njofton se do të ankimojë vendimin e gjykatës së Tetovës për dhënien e vulave të ASH-së krahut të Ziadin Selës, shkruan Telegrafi Maqedoni. Abidini tha se dëshmia jonë në gjykatën e Tetovës kanë qenë deklaratat e 68 kuvendarve të noterizuara në gjykatë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Selës. Nga 137 kuvendar 68 kuvendar nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Ziadin Selës mirëpo ato janë zëvendësuar me njerëz tjerë e cila nuk është legjitime. Abidini tha se gjykatësi nuk ka marrë parasysh argumentet e dorëzuara. Avokati Abidin Abduli tha se…

Lexo më Shumë

Në Shkup gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së keqe, konfirmoi mëngjesin e sotëm për MIA Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Gjithashtu në një prononcim për MIA, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedovic, tha se situata me kollën e keqe është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve. “Në raport me kollën e keqe, në Kumanovë vërehet rritje e numrit të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë do t’i rekomandojë ato”, theksoi Mehmedoviç duke shtuar…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga Fronti Europian publikoi sot emrat e kandidatëve të këtij koalicioni për të gjitha 6 njësitë zgjedhore. Sipas tij Fronti Europian në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit do të garoj për secilën votë të secilit qytetarë pa dallim etnie. “Në zonë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami…Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë Sadulla Duraku, Skender Rexhepi, Diana Toska… Në zonën e tretë zgjedhore bartës liste do të jetë Sulejman Baki, në zonën e katërt zgjedhore bartës liste do të jetë…

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës ka reaguar lidhur me rritjen e pagave të të punësuarëve në institucionet e Kulturtës, Në press-konferencë ata shprehen pakënaqësitë e tyre duke bërë të ditur se paga e muajit mars është rritur vetëm 2% e jo 12 % ashtu siç ishte marrëveshja kolektive. Ata i bënë thirrje ministres që vendimi të plotësohet edhe për 10 për qind rritje. ”Këtu është kurthi i retorikës, nuk do të marrim 12 për qind për muajin mars, në realitet është vetëm dy për qind rritje. Edhe pse sipas të gjitha ligjeve të shtetit juridik na takon dhjetë për qindja e kontratës…

Lexo më Shumë

Mjeku amë Aco Trpovski nuk është vrarë në veturën e tij, por në një vend tjetër të cilin ende duhet ta konstatojmë, ka thënë zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk. “Në një muaj kanë ndodhur dy ngjarje të pakëndshme në territorin e SPB Shkupi, vrasja e mjekut Aco Trpovski dhe të shtënat me armë në Haraçinë. Kishim arrestuar tre persona, por ata u liruan për mungesë provash. Sipas informacioneve tona, personi nuk është vrarë në makinë, por trupi është sjellë dhe është lënë në makinë. Motivet e vrasjes nuk janë zbuluar,” thotë Bojmacaliev.…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria tre persona të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga kunata e tyre për dhunë fizike, me çrrastë ishte përdorur edhe një mjet i metalik. “Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga Tetova, të cilët më parë në SPB Tetovë ishin raportuar nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës 19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin sulmuar fizikisht atë dhe në sulm…

Lexo më Shumë

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024. Siç bënë të ditur nga KSHZ, lista të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare në maj, kanë parashtruar: LSDM (Koalicioni për Ardhmëri Europiane)– për NJZ1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6 VMRO- DPMNE (Koalicioni Maqedonia Jote)-për NJZ 1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6 ZNAM – për NJZ…

Lexo më Shumë

Aktori Enver Petrovci, ka thënë se i janë de-konteksutalizuar deklaratat e bujshme rreth ish-ushtarëve të UÇK-së që u bënë politikanë. “Më kanë prekë aty ku jam i ndjeshëm. E kanë përzi me qëllim, i kanë përzi ushtarët e UÇK-së, që kam respekt të madh për ta dhe ish-ushtarët, ish-zotnijtë që kanë hy në politikë. Ti zotni kur hyn në politikë, duhet me qenë i gatshëm me të kritiku dikush. Duhet me qenë i gatshëm edhe me u përgjigjë”, thotë ai. Ai thotë se ia ka kërkuar RTK-së materialin e plotë, por se televizioni publik nu kia dha. “Por, ushtarët që…

Lexo më Shumë

Me datë 02.04.2024 në orën 12:00 në SPB Tetovë-DPB Gostivar, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në punëtorinë të personit E.,,N” nga Gostivari për një riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99 euro me një kartë pagesore. Gjë që kishte pranuar dhe mjeshtrit E.”N”. i kishte dërguar një foto të kartës së tij të kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë bërë nga kartelën e tij kreditore…

Lexo më Shumë

Tre persona hynë me makinë në një market në “Crnice” dhe kanë marrë një kasafortë. Në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën shihet se si, pavarësisht alarmit të aktivizuar, arrijnë ta fusin kasafortën në bagazh dhe të largohen, por rrugës kasaforta u bie rrugës, ndaj kthehen dhe e marrin sërish dhe e futin brenda automjetit. MPB-ja dje ka njoftuar se më datë 01.04.2024 në ora 03:58 në SPB të Shkupit është raportuar se në një market në zonën e Komunës Kisella Voda në Shkup, tre persona kanë kryer një “vjedhje të rëndë”, gjatë së cilës kanë marrë…

Lexo më Shumë

Doganierët e Maqedonisë së Veriut kanë sekuestruar 11.800 dollarë nga një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut. Të njëjtit, tentuan kalimin e pikës kufitare “Bogorodicë” me 16.000 dollarë. “Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në kasetën e përparme janë gjetur 16 mijë dollarë. Sipas Ligjit për Çështje Devizore, të dy personave u janë kthyer 2.100 dollarë, ndërsa 11.800 dollarët e mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Lexo më Shumë