Ekipet e Ndërmarrjeve publike në Shkup po pastrojnë bregun e lumit Vardar, bëri të ditur në një postim në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski. “Vazhdimisht realizohet pastrim i plotë i bregut të lumit Vardar, së bashku me shtratin e tij. Ekipet e Ndërmarrjeve publike në koordinim dhe aksion të organizuar, po pastrojnë shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta – gjithçka që është lënë pas dore me vite dhe që krijonte një imazh të shëmtuar për qytetin tonë, më në fund kjo bëhet pjesë e së kaluarës”, thekson Gjorgievski. Kjo mirëmbajtje do të jetë praktikë…
Author: Hamdi Kumanova
Nuk ka politika kombëtare të suksesshme pa përfshirjen e sektorit civil në krijimin e tyre. Për qeverinë aktuale, kjo nuk ka dyshim dhe për këtë arsye është parim thelbësor i punës, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në panel diskutimin të dedikuar arsimit, në kuadër të Forumit Kombëtar për Bashkëpunim midis sektorit qeveritar dhe joqeveritar, i cili organizohet për herë të dytë radhazi nga Qeveria dhe Civika Mobilitas. “Kontributi i organizatave qytetare është jashtëzakonisht i rëndësishëm në avancimin e deritanishëm të legjislacionit, në definimin e masave sistematike, projekteve dhe aktiviteteve, në rritjen e vetëdijes për tema…
“Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe në mënyrën se si arrijmë konsensusin”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, të mbajtur sot në Kuvend. Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk duhet të jetë pengesë për përparimin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm. “Gara jonë nuk duhet të zhvillohet në retorikë, por në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta”, theksoi ai. Kryetari i Këshillit Kombëtar…
Sllovenia ka miratuar ndryshime në Ligjin për shoferë, të cilat u mundësojnë poseduesve të patentë shoferëve të dhëna në Maqedoninë e Veriut të ndërrojnë dokumentin pa dhënë pjesën praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni. Ky vendim, i miratuar dje, sjell një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Ai vlen po ashtu për poseduesit e patentave nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia e Veriut do të mund t’i këmbejnë patentat brenda një…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një punëtori të organizuar nga Forumi i Grave të LSDM-së në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm për të Luftuar Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave”, theksoi se LSDM është partia që e ka vendosur sistematikisht luftën kundër dhunës me bazë gjinore si prioritet shtetëror. Ai theksoi se duke miratuar ligje, reforma institucionale dhe shërbime për mbrojtjen e grave dhe vajzave, LSDM ka krijuar themelet për politika afatgjata dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e grave nga dhuna. “Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë atë që është bërë në periudhën e kaluar dhe, përmes…
Numri i pacientëve të regjistruar me kancer të prostatës nga 30 deri në 40 persona çdo vit. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski, transmeton Portalb.mk. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar në Klinikë vitin e kaluar, gjysma, ose 2,540 pacientë, ishin meshkuj. Sëmundjet më të zakonshme malinje te burrat janë kanceri i prostatës, sistemit tretës dhe mushkërive. Vitin e kaluar, pati 494 pacientë të regjistruar me kancer të prostatës. “Rekomandohet të fillohet kontrolli për kancerin e prostatës në dekadën e pestë. Kufiri i moshës po zvogëlohet dhe…
Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht për policët, në rastin e diskotekës “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Abazi thotë se tashmë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët në lidhje me këtë rast. “Nga ana e prokurorit publik në këtë lëndë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit. Janë siguruar të gjitha dëshmitë. Javën e kaluar u dëgjua edhe i akuzuari i fundit. U dëgjuan edhe dëshmitarët dhe u është dhënë njoftim për hetim të…
Trafiku ajror në Aeroportin e Shkupit u ndërpre dje për shkak të erërave të ndryshueshme që kërcënojnë sigurinë e uljes, transmeton Portalb.mk. Disa aeroplanë u devijuan në vendet fqinje. Për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit disa aeroplanë nuk arritën t’i afroheshin në mënyrë të sigurt pistës së Shkupit dhe u devijuan në Prishtinë.
Skuadra e Juventusit mbrëmë arriti një fitore të vështirë me rezultatin 2-3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve. Futbollisti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti pak minuta duke u aktivizuar në minutën e 83-të. Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti shpjegoi në njëfarë mënyre pse Zhegrova nuk po merr më shumë minuta. “Kemi shumë lojtarë që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri. Duhet të luajmë futboll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi është paraqitur mëngjesin e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku ka kryer një denoncim. Denoncimi bën fjalë për një tender rikonstruktimi të një shkolle në Kuçovë.
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar në lexim të dytë sot do të jetë para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet.
Punimet po zhvillohen intensivisht në rrugët e vendbanimit Vizbeg. Së shpejti do të vazhdojmë me rikonstruksion dhe asfaltim edhe të rrugëve të tjera në këtë vendbanim. 🛠 Ofanziva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fortë. ☝️ Vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera që janë të përfshira në ofanzivën e madhe ndërtimore. Po asfaltojmë dhe po rikonstruktojmë 70 rrugë dhe po investojmë 150.000.000 denarë. Zhvillim i barabartë dhe i njëtrajtshëm për të gjitha vendbanimet! #KomunaButel ✅

