Author: Hamdi Kumanova

Procesi i ndarjes së vauçerëve studentorë me vlerë për blerjen e pajisjeve elektronike po zhvillohet në mënyrë intensive, dhe interesi është rekord. Studentët tashmë po aplikojnë dhe po i marrin pajisjet që do t’u mundësojnë studime moderne, konkurruese dhe në nivel evropian. Qeveria informon se deri më 22 nëntor, janë ndarë gjithsej 33.682 vauçerë, secili në vlerë prej 15.300 denarësh. Nga këta, 11.500 studentë tashmë e kanë realizuar vauçerin dhe kanë marrë pajisjen e tyre të re elektronike. “Këto shifra tregojnë qartë se interesimi është i jashtëzakonshëm, zbatimi është i qëndrueshëm dhe masa po jep rezultate të vërteta. Kjo masë…

Lexo më Shumë

Në Llotarinë Shtetërore thuan se çdo javë në arkat e tyre njihen me disa fitues te premive dhe fitimeve të mëdha nga Instant Llotaria. Fal ofertës së pasur të llojeve të ndryshme të mallrave dhe premive në para dhe shumë fitimevetjera që i sjellin instant llotaria, thuajse çdo ditë vërtetohet se fati është gjithandej. Në ofertën e pasur ka banesa, vetura, motora elektrik dhe përfitime në para deri në 10.000.000 denarë. Instant Llotaria sot përfaqëson njërën prej lojërave më të popullarizuara tek të gjithë lojtarët në vend. Me fonde të mëdha, tema të llojllojshme, mënyra argëtuese për lojë…

Lexo më Shumë

Çmimet e pasurive të patundshme në Shkup vazhdojnë të rriten, dhe të dhënat e fundit nga Kadastra zbulojnë një rekord të ri në treg. Komuna Qendër mbetet vendi më i shtrenjtë, me një çmim të regjistruar që tejkalon pragun prej 3,000 eurosh për metër katror. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski, në një paraqitje të ftuar në emisionin “Business21” zbuloi se çmimi më i lartë i tregtuar i pasurive të patundshme në Shkup në tremujorin e tretë arriti në 3,070 euro për metër katror, dhe atë në Komunën Qendër. Siç shpjegoi ai, kjo është një blerje…

Lexo më Shumë

“Përfundimi i Raportit të Auditimit mbi zbatimin e Konventës së Stambollit tregon se masat e marra për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore nuk janë mjaftueshëm efektive”, tha Auditori Shtetëror Maksim Acevski në ngjarjen me rastin e publikimit të Raportit Përfundimtar të Auditimit mbi Performancën me temën “Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit)”. “Nga vetë përfundimi i raportit të auditimit, mund të shihet se përfundimi është negativ, d.m.th. masat dhe aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur nga dhuna në familje dhe…

Lexo më Shumë

“Gjatë një periudhe prej rreth dhjetë ditësh, u lëshuan 37,970 kuponë për blerjen e pajisjeve elektronike të destinuara për studentët, dhe më shumë se 17,000 studentë i kanë përdorur tashmë këto kuponë”, kështu informoi Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski. Ai thekson se kjo masë është jashtëzakonisht e dobishme dhe gëzon popullaritet të madh në mesin e studentëve. Ai pret një numër në rritje të aplikimeve drejt fundit të periudhës së aplikimit. “Ngjarja në dy-tre ditët e fundit tregon se shumica e studentëve, prioriteti i të cilëve ishte të blinin një pajisje të tillë, e kanë bërë…

Lexo më Shumë

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se, pavarësisht rritjes së çmimeve të patundshmërive, interesi i qytetarëve vazhdon të jetë i lartë. “Agjencitë e patundshmërive vazhdimisht kanë kërkesa për banesa të reja. Kjo tregon se çmimet në treg nuk mund të ulen. Kur blerësit më pyesin nëse do të ulen çmimet, u them se që të bjerë çmimi i një produkti, duhet të mos ketë interes për ta blerë. Nëse ka kërkesë, nuk mund të presim që çmimi të bjerë – njësoj sikur të presim që djathi të bjerë në…

Lexo më Shumë

Ministria e Administratës Publike po përfundon procesin vjetor të trajnimeve, përmes të cilit u përfshinë mbi një mijë nëpunës publikë nga rajonet e Shkupit, Pollogut, Lindjes dhe Pellagonisë në vitin 2025. Ministri Goran Minçev, në Manastir tha se trajnimet do të vazhdojnë me intensitet, vazhdimësi dhe sistematikë edhe më të madhe. Ministri theksoi se administrata publike është “themeli dhe qarkullimi i gjakut të shtetit” dhe se profesionalizimi i saj është një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë. “Kur një zyrtar vepron me ndershmëri, edukatë dhe profesionalizëm, qytetari nuk sheh një parti politike, por një shtet. Këto…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për TV21, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Angela Ageler, foli për situatën në vend, duke theksuar se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që Maqedonia të jetë “një shtet më i sigurt, më i fortë dhe më i qëndrueshëm me demokraci stabile”. E pyetur se nëse këto mesazhe nënkuptojnë që vendi aktualisht nuk është mjaftueshëm i sigurt dhe demokratik, pas së cilës Ageler u përgjigj se kjo nuk është poenta. “Nëse do të mendoja se nuk jeni të sigurt, do të thosha se ju nevojitet një shtet i sigurt. Maqedonia tashmë është e sigurt, sepse…

Lexo më Shumë

Prokuroria në qytetin kroat të Shibenikut ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, A.M. (28) nga Kumanova, për shkak dyshimeve për dhunimin dhe grabitjen së një shtetaseje të Venezuelës, e cila merrej me prostitucion. Përveç A.M., është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij në grabitje, shtetasi kroat V.D. nga Zadari. Prokuroria kërkon që edhe ai të dënohet. I njëjti dyshohet se e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore, ndërsa kërkohet që të vendoset në një institucion psikiatrik. Në aktakuzë thuhet se në një ditë të paidentifikuar, në periudhën nga mesi i majit deri në mesin…

Lexo më Shumë

Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo është një tendencë, është bërë më porosi të Izet Mexhiti deri tek Hristijan Mickoski. “Kështu që nuk më shqetëson aspak pasi që gjithçka është ligjore, gjithçka, kjo është tendencë për me njollosë asgjë tjetër, apo presion për me hesht, as nuk e kam ndërmend me hesht, as me më njollosë, pasi që konsiderojë që vitet që jam aktiv dhe i zgjedhur qëndrimet e mia janë publike dhe më njohin opinioni dhe qytetarët”, tha Bexheti. …

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 12:11 në Ferizaj. Sipas Policisë, një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ferizaj 26.11.2025 – 12:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë…

Lexo më Shumë

Një grua në Gjakovë, dyshohet se është keqtrajtuar nga i fejuari i saj. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar të mërkurën, dhe me vendim prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga i fejuari i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë