73 meshkuj në Kosovë quhen Nëntor, një përkujtim i 28 Nëntorit Emri “Nëntor” i lidhur ngushtë me festën e 28 Nëntorit në Shqipëri, vazhdon të jetë një nga emrat më domethënës patriotikë në Kosovë. Sipas të dhënave të regjistruara në ASK, gjithsej 73 meshkuj në vend mbajnë këtë emër, i cili simbolizon Pavarësinë dhe Flamurin Kombëtar. Numri më i madh i qytetarëve me emrin Nëntor gjendet në Gjakovë me 18 persona, e ndjekur nga Prishtina me 16 dhe Prizreni me 8. Më tej renditen Gjilani dhe Peja me nga 5 banorë secila, Gllogoci dhe Rahoveci…
Author: Hamdi Kumanova
Mianmari liroi të enjten 3,085 të burgosur përpara zgjedhjeve të dhjetorit . Individët e liruar ishin dënuar sipas Nenit 505(a) të Kodit Penal për “bërjen, publikimin ose qarkullimin” e deklaratave, thashethemeve ose raporteve që mund të nxisnin anëtarët e ushtrisë “për kryengritje”, sipas televizionit shtetëror Myanmar International TV. Lirimi i tyre u dha me kusht që ata të mos kryenin një vepër tjetër penale; përndryshe, ata do të duhej të vuanin çdo dënim të ri përveç pjesës së mbetur të dënimit të tyre të mëparshëm. Falja dhe lirimi u dhanë nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë i kombit…
Policia e Kosta Rikës, e mbështetur nga Roja Bregdetare e SHBA-së, sekuestroi më shumë se katër ton kokainë gjatë një operacioni të përbashkët që ministri i sigurisë i Kosta Rikës e quajti “historik” të enjten. Dy shtetas kolumbianë u arrestuan. Midis viteve 2022 dhe 2024, Kosta Rika sekuestroi gjithsej 81 ton drogë dhe u përball me një rritje të frikshme të krimit të lidhur me trafikimin e substancave të paligjshme. Më parë vendi më i sigurt në Amerikën Qendrore, Kosta Rika kishte një shkallë vrasjesh prej 16.6 për 100,000 banorë në vitin 2024 – dyfishi i mesatares globale. Uashingtoni…
Me Gasperinin në stol, Roma po përjeton një sezon fantastik, jo vetëm në Serie A ku udhëheqin në krye, por kryeqytetasit festojnë dhe në Evropë, suksesi 2-1 ndaj Midtjylland i fut në garë për të kaluar fazën e parë, 9 pikë në 5 ndeshje, vendi i 15-të në Europa League. Roma bëhet ekipi i parë që arrin të “thyejë” danezët ku në stadiumin “Olimpik” ishin të parët që kaluan në avantazh fal një goli fantastik nga El Aynaoui, me mesfushorin maroken që brenda në zonë finalizoi plot klas. Roma hasi jo pak vështirësi për të mbyllur llogaritë me danezët,…
Bilanci tragjik i përmbytjeve që goditën këtë javë ishullin Sumatra në Indonezi është rritur në të paktën 84 të vdekur, ndërsa dhjetëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, sipas ekipeve të shpëtimit. Zëdhënësi i policisë së Sumatrës Veriore, Ferry Walintukan, deklaroi se në këtë provincë janë konfirmuar 62 viktima, 95 të plagosur dhe të paktën 65 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ndërkohë, në provincën fqinje të Sumatrës Perëndimore, autoritetet raportuan 22 viktima të tjera dhe 12 persona të zhdukur. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po rrezikon të kthehet në padrejtësi historike dhe të shtrembërojë të vërtetat e luftës së Kosovës. Ajo theksoi se “viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”. Ministrja i bëri këto komente gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkodër, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit. “Shqipëria në këtë 28 nëntor qëndron qartë në krahët tuaj dhe sot gjyqi në Hagë jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së por një gjyq…
Qeveria e Hong Kongut njoftoi se zjarrfikësit kanë përfunduar operacionet për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu kompleksin e banimit Wang Fuk Court në distriktin verior të Tai Po, i cili shpërtheu herët të mërkurën pasdite dhe dogji plotësisht shtatë nga tetë kullat e ndërtesave. Sipas buletinit të fundit zyrtar, numri i viktimave ka arritur në 94, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej. Numri i banorëve të zhdukur mbetet ende i paqartë dhe, sipas mediave lokale, mund të arrijë deri në 300 persona. Hetimet mbi shkaqet…
Presidenti rus Vladimir Putin ka ripërsëritur kushtet e tij të pandryshueshme për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke deklaruar se operacionet ushtarake ruse do të ndalen vetëm nëse Kievi tërheq forcat e veta nga Donbasi dhe njeh kontrollin rus mbi territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë dhe zonat lindore të Ukrainës. Komentet u bënë gjatë një vizite në Kirgistan, teksa Uashingtoni dhe Kievi po punojnë mbi një version të ri të një plani të mundshëm paqeje. Putin theksoi se kërkesat e Moskës mbeten të pandryshueshme: tërheqja e plotë e ushtrisë ukrainase nga rajonet Luhansk dhe Donetsk, të cilat ai i konsideron…
Sarah Beckstrom, 20 vjeç, një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare të plagosur të mërkurën e kaluar në Uashington gjatë një sulmi të armatosur që i atribuohet një të dyshuari afgan, ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Lajmin e bëri të ditur të enjten Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. “Beckstrom, nga Virxhinia Perëndimore… ishte e re, e respektuar dhe madhështore. Ajo nisi shërbimin në qershor 2023 dhe shkëlqente në çdo aspekt. Ajo sapo na la,” deklaroi Trump në një fjalim televiziv nga Florida. Ai shtoi se ushtari tjetër i plagosur “po lufton për jetën”, duke theksuar se është në…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një mesazh të gjatë dhe emocional me rastin e 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si njërën ndër shtyllat kryesore të identitetit dhe fatit shqiptar. Kurti u shpreh se rrallë ndonjë komb në botë ka një ditë kaq të ndërthurur me historinë e vet sa 28 Nëntori me kombin shqiptar. Ai rikujtoi se në këtë datë, që nga viti 1443, mbi Kështjellën e Krujës u ngrit flamuri kuqezi i Kastriotëve – një akt që shënoi fillimin e një rruge të gjatë drejt lirisë dhe identitetit kombëtar. Duke vazhduar me…
A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar ministrit të drejtësisë Igor Filkov, në pyetjet e deputetëve në Kuvend. Në përgjigjen e tij Filkov e quajti deputetin e LSDM-së sharlatan, përcjell TV21. “Në publik, por edhe në rrethe politike, intensivisht flitet për diçka që seriozisht e shqetëson opinionin se disa struktura brenda Qeverisë dhe në VMRO-DPMNE po përgatitin aktivisht terrenin për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni dhe amnistinë e tij. Përhapen informacione se po veprohet në heshtje, nën radar, me mbështetjen e…
Procesi i ndarjes së vauçerëve studentorë me vlerë për blerjen e pajisjeve elektronike po zhvillohet në mënyrë intensive, dhe interesi është rekord. Studentët tashmë po aplikojnë dhe po i marrin pajisjet që do t’u mundësojnë studime moderne, konkurruese dhe në nivel evropian. Qeveria informon se deri më 22 nëntor, janë ndarë gjithsej 33.682 vauçerë, secili në vlerë prej 15.300 denarësh. Nga këta, 11.500 studentë tashmë e kanë realizuar vauçerin dhe kanë marrë pajisjen e tyre të re elektronike. “Këto shifra tregojnë qartë se interesimi është i jashtëzakonshëm, zbatimi është i qëndrueshëm dhe masa po jep rezultate të vërteta. Kjo masë…

