Ngrohja qendrore në Shkup do të shtrenjtohet, ka vendosur Komisioni Rregullator Energjetik. Çmimi i ri do të llogaritet me faturat e dhjetorit, të cilat qytetarët do t’i paguajnë në janar. “Arsyeja e vetme për rritjen e çmimit të energjisë ngrohëse është nevoja për të investuar në rrjetin e ngrohjes. Dua t’u bëj thirrje qytetarëve të kenë mirëkuptim sepse për shumë vite nuk ka pasur investime, tani më në fund menaxhohet nga një kompani shtetërore dhe jam i sigurt se në periudhën e ardhshme rrjeti do të përmirësohet”. “Kemi marrë një vendim për EMV Energy ku rritja e çmimit…
Author: Hamdi Kumanova
Dje u lëshuan në përdorim dy kabinete për intervenim të hershëm në Qendrën për rehabilitim të patologjisë të komunikimit verbal, dukshëm duke e zgjeruar kapacitetin e Qendrës për përkrahje të fëmijëve nga mosha më e vogël. Ky aktivitet është donacion i Fondacionit Dr Verica Mehanxhiska dhe Zeginit dhe e shpreh përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ecjen para të shoqërisë dhe krijimit të një shoqërie më humane dhe më inkluzive. Këto kabinete paraqesin hapësira të dedikuara për intervenim të hershëm të dizajnuara për ta nxitur komunikimin, interakcionin social dhe zhvillimin kognitiv përmes lojës së strukturuar dhe aktiviteteve terapeutike orientuese. Përskaj…
Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka nxjerrë urdhër për hapjen e hetimeve ndaj një personi, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar vrasjen e bashkëshortes së tij. I dyshuari, 48 vjeç, sipas informacioneve nga Prokuroria, më 26 nëntor të këtij viti, në shtëpinë e familjes në fshatin Prosenikovë, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, ka tentuar të privojë nga jeta gruan e tij. “Ai e ka kapur për koke dhe ka tentuar me një shiringë t’i injektojë në gojë një lëng të caktuar, me shumë gjasa pesticid. Viktima ka filluar ta shtyjë dhe të bërtasë, ndërsa dy fëmijët e tyre…
Pasi kaloi koha e festimit, urimeve dhe përgëzimeve për fitoren e VLEN në zgjedhjet lokale sikur ka nisur një kohë e hamendjeve, spekulimeve dhe kryesisht të pritjes. Kjo pritje nuk është vetëm e vendimeve, ligjeve dhe krejt gjërave që patën mbetur për mbas zgjedhjeve, por kryesisht është pritje për të parë se si do i përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë mu VLEN-i! Kjo sepse tani ato janë tabela shqiptare, pala shqiptare dhe përfaqësimi i shqiptarëve të këtuhit. Para shqiptarëve tjerë nga vendet tjera, para botës dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dhe ajo që është më me rëndësi brenda vendit: para popullit,…
Më 27.11.2025, rreth orës 20:20, punonjës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54), të dy nga Gostivari, pasi janë denoncuar për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, ku Gj.Sh. (34) ka raportuar në polici se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, të dy të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, S.Sh. (22). Sipas denoncimit, situata është përshkallëzuar edhe më tej, kur Z.Sh. ka tentuar të sulmojë denoncuesin dhe persona të tjerë të pranishëm me një send të mprehtë, duke u…
Më 27.11.2025, rreth orës 15:05, në Stacionin Policor të Gostivarit është paraqitur një grua 47-vjeçare nga Gostivari, e cila ka raportuar se një ditë më parë, rreth orës 09:00, në shtëpinë e tyre familjare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, S.S., gjithashtu nga Gostivari. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur brenda ambientit familjar dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë tek viktima, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa veprimet hetimore do të vijojnë në koordinim me institucionet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot theksoi se pas zgjedhjeve lokale së bashku me partnerët evropianë po punohet për vendosjen e dialogut dhe rikthimin e besimit midis Shkupit dhe Sofjes, me qëllim tejkalimin e kontestit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Murtezani këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp në Shkup me ministren për Çështje evropiane të Suedisë, Jesika Rosenkranc, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse po përgatitet një protokoll i tretë me Bullgarinë për të tejkaluar dallimet, të cilat së fundmi i përmendi presidentja Gordana Siljanovska Davkova si një nga…
Gjykatësja e parë e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherësh kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, në një intervistë në emisionin “Click Plus” në TV21, foli hapur për gjendjen kritike në sistemin gjyqësor të vendit. Ajo theksoi se fondet financiare që kërkohen nuk janë të destinuara vetëm për pagat e gjyqtarëve, por janë të domosdoshme për funksionimin e të gjithë sistemit. “Paratë që kërkohen nuk janë vetëm për pagat e gjyqtarëve, por për gjithçka në gjyqësor”, nënvizoi Nikolovska, duke theksuar se ky institucion ndër vite po…
SPB Tetovë njofton se dje (27.11.2025) në orën 20:20, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivarit, në rrugën „Banjeshnica“ në Gostivar, kanë privuar nga liria personat Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54) nga Gostivar. Siç thonë nga SPB Tetovë, ata u denoncuan nga Gj.Sh. (34) nga Gostivar se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.Sh. (22). “Sipas denoncimit, Z.Sh. kishte tentuar të sulmonte denoncuesin dhe persona të tjerë edhe me një send të mprehtë, si dhe u kishte drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”,…
Për shumë njerëz, telefoni është burimi kryesor i njoftimeve të bezdisshme, mesazheve të padëshiruara, shfletimit dhe humbjes së kohës, por prapëseprapë, ne nuk ndahemi prej tij. Përdorimi afatgjatë dhe i pavetëdijshëm shpesh na fut në një rreth magjepsës të stresit – jemi të mbingarkuar me informata, krahasohemi vazhdimisht me të tjerët, flejmë keq dhe humbasim përqëndrimin duke kërcyer nga një aplikacion në tjetrin. Truri thjesht nuk ka mundësi të pushojë. Çdo moment heshtjeje ndërpritet nga njoftimet, mesazhet ose nevoja për të “kontrolluar diçka”. Në të njëjtën kohë, telefoni është një pajisje jashtëzakonisht e dobishme pa të cilën jeta në shoqërinë…
Nuk mund të heshtim për situatën në gjyqësor, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe rezultate, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Ata po kërkojnë para për paga dhe buxhete më të larta, por nuk punojnë, nuk munden vetë të reformohen dhe nuk po japin rezultate”, theksoi Nikolloski i ftuar në “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5, duke folur për situatën në gjyqësorin dhe prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Duke komentuar vërejtjet për punën e autoriteteve gjyqësore, ai thotë se presionet nga faktori ndërkombëtar janë të dukshme, megjithëse gjyqësori nuk po tregon ndonjë rezultat. Lidhur me kërkesën për…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e politikave të emigracionit. Në një postim në rrjetet sociale, të publikuar pas orës 23:00 të së enjtes dhe që niste me urimin “Gëzuar Ditën e Falenderimeve”, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është…

