Author: Hamdi Kumanova

Deputeti demokrat, Dashnor Sula është rikthyer pas në kohë, duke u ndalur te marrëveshja e 2008 për kodin zgjedhor. Ai tha se ka qenë nga ata deputetë që ka votuar kundër këtyre ndryshimeve ligjore. “Në përgjithësi thuhet se në politikë nuk ka moral. Politika nuk ka moral për ato burra dhe gra që nuik kanë moral, por ka moral për ato burra dhe gra që tregojnë moral. Po flitet për marrëveshjen e 2008-ës. Jemi 10 burra këtu që kemi qenë dëshmitarë, si Xhafaj, Klosi, Basha, unë dhe Leskaj e Braçe. Mungojnë dy veta. Por pse u ndryshua kodi zgjedhor? Ata…

Lexo më Shumë

Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. ATK ka sqaruar se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers. “Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. Në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në vende të hapura. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 10:30 deri në orën 12:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatit Saçevë. Nga zjarri ishte kapluar sipërfaqe më e madhe, më saktë 20 hektarë, ndërsa kanë intervenuar pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza. NJTZ Veles dje prej orës 13:08 deri 14:20, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në mbeturina të djegura në fshatin Reçan. Dy zjarrfikës me një automjet nga NJTZ…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “Todor Janev” deri në fund të këtij viti shkollor do të vazhdojnë të ndjekin mësimin në të njëjtin objekt, ndërsa prej vitit të ardhshëm do të zhvendosen në objekt të ri, u zotua kryeministri Talat Xhaferi, pasi gjatë ditës vizitoi disa vendbanime në këtë pjesë të Velesit. Ndarje etnike për nxënësit e Çashkës / Për ata shqiptarë premtohet objekt i ri që ende nuk ka nisur Ndonëse shkolla e re ende nuk ka nisur të ndërtohet, ndarja e nxënësve në dy objekte është zgjidhja që ka ardhur mes prindërve, pas protestave të atyre maqedonas të…

Lexo më Shumë

Shumica e rusëve në Maqedoni votuan për presidentin rus Vladimir Putin. Rreth 88,1 për qind e rusëve në Maqedoni votuan për Putinin në zgjedhjet presidenciale, dhe kjo përqindje është vetëm 10,84 për qind në Serbi dhe 8,41 për qind në Mal të Zi. Rezultatet e komisionit zgjedhor të Rusisë . Në fakt, rusët në Serbi dhe Mal të Zi në masë dërrmuese i besuan Vladislav Davankov, kundërshtari i Putinit nga partia “Njerëz të rinj”. Ai është nënkryetar i Dumës së Shtetit – asamblesë ruse. Përqindja e rusëve që votuan për Putinin është gjithashtu e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH),…

Lexo më Shumë

21 marsi që nga viti 1999, është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë është bërë edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor. Në këtë…

Lexo më Shumë

Flamuri i UÇK-së dhe ai shqiptar u vendosën dje pasdite në Kalanë e Tetovës dhe në kishën që është brenda teritorit të kalasë. Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë marrë masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur dhe pse duhet që të bëhet kaq e madhe valvitja e flamurit shqiptar në një vend ku jetojnë shumicë shqiptare!

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për Ligjin për praktikat jo korrekte tregtare, tha se ky ligj është një direktiv e re e cila e sjell qytetarin që pozitë që të mbron nga sjelljet jo korrekt të tregtarëve. “Ligji u zvarrit një kohë të gjatë në kuvend, kishte pyetje po thuajse çdo ditë nga gazetarët se çfarë do të ndodh kur të sillet dhe unë thoja se kur të miratohet ky ligj do të vendos rregull në një situatë të parregullt dhe sjellje të çmendur të tregtarëve. Ju e dini se unë kam qenë pjesë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se kompanitë vendore për të marrë pjesë në tregun e NATO-s duhet t’i plotësojnë kushtet në bazë të ligjeve vendore. Në vitin 2021 Ministria e Mbrojtjes ka krijuar një Qendër për Mbështetjen e Kompanive për pjesëmarrjen në Tenderët e Aleancës, e cila ofron mbështetje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për çdo kompani vendase që do të shfaqë interes. Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj, regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Dy burra në Tiranë akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng një djalë të mitur, pas një konflikti që 14 vjeçari kishte pasur më herët me djalin e një prej të dyshuarve. Dy kushërinjtë Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina akuzohen se morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet. Djali u çlirua pasi ndërhyri policia e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, raporton noa.al. Dinamika e ngjarjes Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, thanë sot se morën njoftim se dy burra kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur. Forcat policore…

Lexo më Shumë

Administrata e Biden tha të mërkurën se do t’i japë Intel gati 20 miliardë dollarë grante dhe kredi, duke rritur prodhimin vendas të çipave gjysmëpërçues të kompanisë dhe duke shënuar shpenzimet më të mëdha të qeverisë për të subvencionuar prodhimin e çipave të fundit. Biden do të shpallë një marrëveshje paraprake për 8.5 miliardë dollarë grante dhe deri në 11 miliardë dollarë kredi për Intel në Arizona. Një pjesë e fondeve do të përdoret për ndërtimin e dy fabrikave të reja dhe modernizimin e një ekzistuese. Sekretarja e Departamentit të Tregtisë, Gina Raimondo e quajti atë një “marrëveshje të jashtëzakonshme”…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski shprehet i bindur se koalicioni i udhëhequr nga socialdemokratët do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Në intervistë për Alsat, Kovaçevski komentoi edhe kandidaturën e Bujar Osmanit për president, për të cilin tha se nuk mendon që në mënyrë indirekte do ta ndihmonte kandidatin e OBRM-PDUKM-së. Kovaçevski tha se për herë të parë në kampin politik shqiptar do të ketë garë të ashpër pasi BDI-ja ka përballë kandidatin e opozitës për president nga i cili dy herë ka humbur në zgjedhjet në Gostivar. “Tani për herë të parë kemi një fushatë serioze mes dy…

Lexo më Shumë