Pendarovski do të garojë me Arben Taravarin për të kaluar në rrethin e dytë, thotë sekretari për politika ndërkombëtare, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. “Mendoj se vendi i Stevo Pendarovskit në rrethinë e dytë nuk është i garantuar, sidomos për shkak të ndryshimit të shpeshtë të mendimit. Nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe konsistencë në deklaratat e tij nga fillimi i mandatit e deri më sot, do të kishte mundësi serioze të ishte pjesë e rrethit të dytë”, tha Andonovski në “TV21”. Sipas tij, anketat tregojnë se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Siljanovska Dafkova do të shkonte në rrethinë e…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 162 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, pesë masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kalim në semafor të kuq, pesë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 16 masa për kundërvajtje nga këmbësorët…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Politologu Koço Danaj komentoi kërcënimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, për të cilën reagoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se Vuçiç ka bërë gjithmonë deklarata të forta si një ‘ujk’ ndërsa më pas është tërhequr si një ‘dele’. “Vuçiç gjithmonë ka folur me tone të tilla dhe pastaj të nesërmen apo të pasnesërmen është tërhequr dhe është bërë. Nëse këtu shfaqet si ujk pas tre ditësh shfaqet si dele. Në këtë ndikojnë shumë faktorë. E para, faktori ndërkombëtar që ka disa pika që nuk i shkel por ndikon gjendja e brendshme e Serbisë dhe…
Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur. Një rast i tillë është zbuluar të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Siç mëson gazeta bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me armë në brez, të cilën e mbante pa autorizim. Arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa…
Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen sivjet pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë. Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”. Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.…
Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Krahasuar me fillimin e 2021, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%. Edhe çmimet mediane kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/m² në 1,452 euro/m², shoqëruar me një rritje 42,1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023. Në raport analizohet se rritja e çmimeve ka nisur që në tremujorin e…
Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan 1.3 miliardë euro përkatësisht 1 miliard e 343.4 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve apo 753 milionë euro në Kosovë erdhën nëpërmjet agjencive për transferimin e mjeteve që në dërgesën e përgjithshme bëjnë pjesë me mbi 56.1 për qind, nëpërmjet kanaleve tjera të dërgimit, në Kosovë erdhën 368.2 milionë euro me një pjesëmarrje rreth 27.4 për qind dhe në një masë më të vogël vetëm rreth 222.1 milionë euro janë dërguar përmes bankave me një pjesëmarrje prej 16.5 për qind. Sipas të dhënave të BQK-së,…
Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci. Nga anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare përfitojnë edhe minoritetet e një shteti. Kështu pohon edhe Sofija Todoroviq, nga zyra e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Beograd. “Shtohet mundësia për mbrojtje, sikurse mundësia që [ato] t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si mekanizëm ligjor”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Inkuadrimi i Kosovës në…
Mjekët kanë kryer transplantin e parë të një veshke të modifikuar gjenetikisht nga një derr tek njeriu, njoftuan të enjten. Operacioni katër orësh u krye të shtunën në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, i cili ishte gjithashtu spitali i parë që ka kryer transplantin e veshkave në vitin 1954, shkruan CNN, përcjell Telegrafi. Pacienti, Rick Slayman, një menaxher 62-vjeçar tek Departamenti i Transportit të Massaçusetts, i cili ishte diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare, është duke u shëruar dhe pritet të dalë së shpejti nga spitali. Mjekët thanë të enjten se veshka e tij e re mund të…
Ministria franceze e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Rusisë se Franca po përgatitet të dërgojë 2,000 trupa në Ukrainë . Komentet e kreut të Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse (SVR) janë “tregues të përdorimit sistematik të taktikave të dezinformimit masiv nga Rusia”, tha ministria në një deklaratë me shkrim. Gjithashtu, në deklaratë theksohej kujdesi maksimal për të mos rënë pre e manipulimeve të tilla. Kreu i SVR, Sergey Naryshkin , pohoi të martën se Franca po përgatitet të dërgojë një kontigjent prej 2,000 trupash në Ukrainë. Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Naryshkin pretendoi se…
Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me disa akuza që ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj i bëri pak javë më parë në një intervistë nga arratia. Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati. Pyetje: A keni një koment për akuzat e Ahmetajt? Edi Rama: Unë nuk bëj komente për çështjet e drejtësisë. Imagjinoni të bëj koment për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Të hyj unë në debat me një njeri që është…
Një shtëpi në fshatin Petralia Sottana, e cila ndodhet në Palermo dhe është e njohur për shtëpinë me pamjen më të çuditshme, e cila është vetëm 100 centimetra e gjerë. Ajo mban jozyrtarisht titullin e “shtëpisë më të ngushtë në botë” dhe është një nga atraksionet turistike më të pazakonta në Itali. Casa du Currivu, e njohur si “Shtëpia e egërsisë”, besohet se është ndërtuar në vitet 1950 kur ishte e zakonshme që banorët të zgjeronin vendbanimet e tyre vertikalisht (me miratimin e fqinjëve të tyre). Ndërtesa dykatëshe është aq e ngushtë sa dy persona mezi kalojnë njëri-tjetrin, ndaj lind…

