Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia si pjesë e aleancës perëndimore ka ndaluar RT, Sputnik dhe rrjete të ngjashme ruse në Maqedoni, por efekti është zero, sepse mediat në Maqedoni me shumë komoditet përcjellin mediat ruse. Direkt jo, informacionet vijnë përmes mediave maqedonase të cilët përcjellin lajme nga Tass, jo kritike, ashtu siç është dërguar”, tha redaktori i “Media Civil”, Dragan Mishev. Ai shtoi se lajmi nuk vjen as direkt nga Tass, por nga një përkthim serb, i cili ndoshta është më i lehtë për t’u përkthyer për mediat maqedonase. “Problemi është se interneti dhe zona e zezë nuk kontrollohen siç duhet, nuk është e…

Lexo më Shumë

Pasi udhëtuan për 10 ditë dhe përshkuan gati 2000 kilometra, katër mërgimtarë nga Ohri dhe Struga arritën në vendlindje me biçikletë nga Zvicra, shkruan Alsat. Ata u pritën në Ohër nga të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre. Thonë se në rrugëtimin e gjatë janë përballur me aksidente të lehta, por se dëshira për të realizuar këtë ëndërr ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër. Me çantë shpine mbi vete, në të cilën vendosën gjithçka që u nevojitet për udhëtim, kanë kaluar nëpër disa shtete duke parë vende të bukura. Por rrugëtimi i tyre ka edhe karakter humanitar. 1800…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime për jetën, pasi para garazhit të saj kishte gjetur një krevat të improvizuar dhe një thikë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia. “Më 14 maj në SPB Shkup, D.K ka denoncuar se në rajonin e Qendrës në garaxhet nëntokësore, në vendparkimin e saj, janë gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine” – thonë nga policia. MPB-ja thotë se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Publik kurse gjësendet janë marrë për ekspertizë dhe se po punohet për zbardhjen e rastit./tvklan.mk

Lexo më Shumë

Një automjet ka goditur dy vajza të mitura në Kërçovë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. “Më 14.05.2024 në orën 11:30 në DPB Kërçovë është paraqitur se në bl. “Liria” në Kërçovë, një automjet ka goditur dy vajza të mitura dhe ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident njëra nga të miturat ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa njëra ka marrë lëndime të lehta, të konstatuara në spitalin e Kërçovës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Qytetarët dhe kompanitë kanë borxh në vlerë prej 173 milionë euro për tatime dhe doganim. Drejtoria e të Ardhurave Publike bëri publike listën e borxhlinjve për tatimet e papaguara deri në 30 prill të këtij viti. Bëhet fjalë për tatimet në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, akciza, doganime. Gjithsej 1.918 persona juridikë dhe 3.790 persona fizikë u gjetën në listën e borxhlinjve. Borxhi kap vlerën e rreth 173 milion eurove. Njëjtë sikurse edhe në raportin e vitit të kaluar në listë edhe sivjet janë një numër i madh i ndërmarrjeve shtetërore. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Organet më të larta partiake të LSDM-së javën e ardhshme do të mbajnë mbledhje në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit për llogaridhënie, sipas statusit të partisë, pas disfatës së zgjedhjeve të dyfishta të pësuar nga partia dhe njoftimeve për ndryshim të udhëheqja. “Janë duke u përgatitur për proceset që do të zhvillohen në parti, sipas procedurave statutore dhe asaj që është bërë e ditur publikisht deri më tani, pas zgjedhjeve. Javën e ardhshme janë planifikuar takime të kryesisë së LSDM-së dhe Bordit Ekzekutiv për të filluar procedurën për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, sipas Statutit të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka shpërndarë në interntet materiale racist dhe ksenofobik. “Më datë 14.05.2024, në bazë të një urdhri gjyqësor dhe me dyshimin për kryerje të veprave penale “përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” sipas nenit 394-g dhe “abuzimin e të dhënave personale” sipas nenit 149 të Kodit Penal, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit L.I.(19) nga Tetova. Gjatë bastisjes, janë gjetë dhe konfiskuar morën dy USB- memorje, një kompjuter laptop dhe një kompjuter. Personi është thirr në SPB-Tetovë dhe…

Lexo më Shumë

I pari që ofroi dorëheqje nga LSDM-ja pas publikimit të rezultateve, ishte nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi. Ai në zgjedhjet e 8 majit, nën siglën e LSDM-së, siguroi votat për tu bërë deputetë. Megjithatë, Bytyqi nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit por vetëm nga posti partiak të cilin e mori pas ardhjes së LSDM-së në pushtet, e cila në qeveri ia besoi pozitën e zv.kryeministrit për çështje ekonomike. Disa ditë pas zgjedhjeve, Bytyqi është shfaqur me një status në Facebook ku paralajmëron se do të vazhdojë të punojë për ndryshimin. “Në politikë hyra për të bë ndryshimin dhe deri…

Lexo më Shumë

Valbon Limani nga VLEN në Dialy Click në TV21 tha se një nga kërkesat e VLEN-it në bisedime për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në është edhe posti i kryeparlamentarit. Limani u shpreh i bindur se do të arrihet marrëveshja që këtë post ta drejtojë një shqiptar/e. TV21: A është kryeparlamentari në tavolinë të bisedimeve? “Po është”, tha Limani nga VLEN. TV21: A ka përballje me VMRO-në që nuk e lëshon këtë si pozicion? “Jo, besoj se do të arrihet marrëveshje për atë”, pohoi Limani.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavçev thotë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria disa herë ka deklaruar se është për perspektivën evropiane të vendit, por duhet të bëhen hapa gjatë rrugës, nëse ka një vullnet të tillë Maqedonia që të bëhet anëtare e BE-së, që do të thotë respektimin e marrëveshjeve”, tha Glavçev. Kryeministri bullgar thotë se vendi i tij nuk do të jetë pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE, nëse respekton marrëveshjet ndërkombëtare. Kujtojmë se presidenti bullgar Rumen Radev dërgoi një paralajmërim të ashpër për politikanët në Maqedoni. “Perspektiva evropiane e vendit…

Lexo më Shumë

Nga ana e Azeskit ishte potencuar se për ne është shumë me rëndësi që të përfundojnë në kohë të gjitha aktivitetet e planifikuara sepse realizimi i këtij projekti vendimtar dhe më i madh infrastrukturor është i rëndësishëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut qëndron në dispozicion në gjetjen, gjegjësisht rrjetëzimin e kompanive vendore lokale të cilat duhet në maksimum të përfshihen gjatë realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e projektit për korridoret 8 dhe 10d, ishte dakorduar në takimin e djeshëm të kryetarit të Odës Ekonomike…

Lexo më Shumë

International Republican Institute (IRI) ka publikuar rezultatet e matjes së opinionit në Maqedoninë e Veriut në periudhën shkurt-mars të këtij viti dhe ajo tërheq vëmëndjen është mbështetja e madhe për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i pasur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Erdogan është lideri botëror më i besuar në Maqedoni, në mesin e të anketuarve nga IRI, duke pasur mbështetje prej 34% të qytetarëve, të cilët kanë thënë se kanë mendim favorizues për të. 32% thonë se e mbështesin por jo aq shumë ndërsa 12% kanë thënë se nuk e mbështesin e 10% kanë…

Lexo më Shumë