Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov konsideron se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 63 ose 64 deputetë edhe pa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare. Ai në emisionin Argument+ në TV24 nuk ka treguar se cilët janë ata deputetë, por ka thënë se janë deputetë të partive më të vogla që dikur kanë qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM. “Në një front kaq të organizuar gjerësisht, VMRO-DPMNE-së i duhej të votonte ndryshimet në Ligjin për Qeverinë për të realizuar premtimet zgjedhore për një strukturë të re të Qeverisë me portofol të rinj ose duke shfuqizuar dhe…

Lexo më Shumë

Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve, të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese. Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi. Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i Republikës së…

Lexo më Shumë

MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. “Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J. Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po…

Lexo më Shumë

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku viktimë është një 19-vjeçare. Këtë herë, mësohet se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila e ka raportuar dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast viktima ka rrëfyer për dhunën fizike që…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë se nuk është në dijeni nëse ka vendim që rekomandon armatosjen e personelit të institucioneve të sistemit të mbyllur. ‘’Nuk jam në dijeni për këtë temë’’, tha deputeti Quni shkurt. I pyetur nëse një gjë e tillë është diskutuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, ku bën pjesë ai, deputeti Quni shkurt është përgjigjur se nuk e kanë diskutuar. ‘’Jo’’, tha shumë shkurt Quni.

Lexo më Shumë

Shtetasi Aleks Marku, nga Lezha ka mbajtur peng dy 2 fëmijët e tij të mitur në një apartament të marrë me qira pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Mësohet se uniformat blu kanë marrë njoftim rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati në një apartament të lëshuar me qira. Kur efektivët shkuan në vendngjarje mësuan se babai ndodhej në banesë me dy fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç. “Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se…

Lexo më Shumë

Alessia Piferi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos për braktisjen kriminale të së bijës brenda në shtëpi, që shkaktoi vdekjen e foshnjës vetëm tetëmbëdhjetë muajshe. Diana e vogël vdiq më 18 korrik 2022 në krevatin e saj. Nëna e saj e kishte lënë vetëm për një javë. Gjyqtarët thanë se nuk ishte hera e parë që Piferi e kishte lënë të voglën vetëm. Edhe në një rast tjetër foshnja kishte qëndrar për 48 orë në shtëpi, pasi nëna shkonte takonte një burrë me të cilin mbante lidhje. Pas ekzaminimeve rezultoi se ajo nuk vuan nga asnjë…

Lexo më Shumë

Policia e Shqipërisë njoftoi mëngjesin e sotëm mbi një aksion që ndërmori RENEA në Durrës, më saktësisht te “Shkëmbi i Kavajës”. Një person po mbante peng dy fëmijët e tij të mitur në banesën e cila raportohet të ishte e lëshuar me qira. Policia së pari mori njoftimin se në ambientet e atij pallati u dëgjuan të shtëna me armë. “Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se…

Lexo më Shumë

Anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimorës dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë të martën. Ndërprerja e energjisë ndodhi pasi një pjesëtar i ekuipazhit mbylli gabimisht një pajisje për shkarkimin e tymit, duke shkaktuar bllokimin e motorit të anijes, thuhet në raportin paraprak të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, NTSB. Menjëherë pas largimit nga porti, anija u përplas me një nga kolonat mbajtëse të urës pasi një tjetër…

Lexo më Shumë

Muluwork Ambaw, një grua 26-vjeçare nga Etiopia, pretendon se ka kaluar 16 vitet e fundit të jetës pa ngrënë apo pirë asgjë. Shumica e njerëzve vështirë se mund të zgjasin disa orë pa ngrënë diçka, por etiopiania këmbëngul se ajo shmangu ushqimin përgjithmonë një ditë kur ishte vetëm dhjetë vjeçare, pasi iu zhduk përgjithmonë oreksi. Përveç mungesës së plotë të ushqimit, Ambaw thuhet se ka një jetë normale, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka mjaft energji për të kryer detyrat e përditshme, të cilat përfshijnë gatimin për të tjerët dhe kryerjen e punëve të ndryshme. Gruaja e…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin miratoi kabinetin e ri të ministrave dhe drejtorëve të shërbimeve të vendit të tij. Kremlini tha në një deklaratë se Putini nënshkroi dekretet përkatëse, duke formuar zyrtarisht qeverinë e re. Qeveria përbëhet nga 10 zëvendëskryeministra dhe 21 ministra federalë. Gjashtëmbëdhjetë prej ministrave u emëruan nga kryeministri Mikhail Mishustin, ndërsa ministrat e mbrojtjes, punëve të jashtme, të brendshme, drejtësisë dhe situatave emergjente u emëruan nga vetë Putin. Deklarata e Kremlinit konfirmoi veçanërisht Andrey Belousov si ministrin e ri të mbrojtjes të vendit, duke zëvendësuar Sergey Shoygu i cili mori postin në vitin 2012 dhe tani është emëruar…

Lexo më Shumë