Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gruaja nga Tetova që më datë 9 maj raportoi se si e punësuar në kazino i ishin marrë paratë nga qarkullimi ditor, ka pranuar që kishte bërë deklaratë të rrejshme. “Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë është kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo…
Author: Hamdi Kumanova
Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan…
Elmi Aziri nga Fronti Europian sot ka reaguar ndaj vendimit të KSHZ për përsëritjen e votimit në një vendvotim në Komunën e Zhelinës. Aziri tha se anëtarët e partive politike të tjera në KSHZ me mbivotim kanë sjell vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6, pikërisht ku në vendvotimet fitues janë palët ankimuese. Aziri tha se Fronti Europian do ta ankimojë vendimin e KSHZ-së në Gjykatën Administrative. Ai shtoi se për këtë vendim kanë njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare. “Të gjithë ishim dëshmitar që dje deri vonë në orët e mëngjesit për keqpërdorimin brutal të institucionit të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ferid Bajram” në lagjen Çair të Shkupit ka ndodhur një aksident me ç’rrast është goditur edhe një këmbësor. Nga MPB thonë se në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues 30-vjeçarë dhe gruaja që është gjetur në vendngjarje është 65 vjeç. Në aksident ajo ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Një pasagjer 19-vjeçar në një prej automjeteve ka mbetur i lënduar lehtë.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler “Theksova domosdoshmërinë e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si një interes i përbashkët strategjik dhe garanci për stabilitet. Angazhimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në linjë të aktiviteteve të cilat dalin nga Dialogu Strategjik me ShBA-në”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
Në udhëkryqin në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup sot janë vendosur kamera/radarë të ri, përcjell TV21. Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme se për çfarë punimesh konkretisht bëhet fjalë, nga atje na u përgjigjën. “Është përditësim i sistemit “Safe City”, thanë shkurt nga MPB për TV21. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/2007172059703109/?ref=embed_video
Armët nga një paketë e re ndihme amerikane për Ukrainën kanë filluar të mbërrijnë në vijën e parë të frontit. Kjo pasi që pas një viti ngërçi politik në SHBA, presidenti Joe Biden miratoi mbështetje ushtarake me vlerë pothuajse 61 miliardë dollarë në prill, përcjell Telegrafi. Dhe të paktën 8 miliardë dollarë do të përdoren për të ri-furnizuar Ukrainën me raketa dhe municion. Ndërkohë në shkurt të 2024, BE ra dakord për një paketë të mëtejshme ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, pasi Hungaria ndaloi bllokimin e marrëveshjes. Në këtë drejtim, bëhet e ditur se për sa i përket…
Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, ka arrestuar një shtetas gjerman. Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi. Njoftimi i policisë:Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete (sasi dhe vaj cannabisi), arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania. Sekuestrohen lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte i arrestuari. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Tre Urat,…
Të paktën dy oficerë policie janë vrarë këtë të Martë në Francë. Të plagosur kanë mbetur dhe 3 të tjerë, të cilët thuhet se janë në gjendje kritike. Siç raportohet në mediat e huaja, atyre u zunë pritë teksa po transportonin një të burgosur me furgon në veri të vendit. Mësohet se i burgosuri që ndodhej në furgon, është arratisur. Lajmin e konfirmoi dhe Ministri i Drejtësisë së Francës, Eric Dupond-Moretti.
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se nëse dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkohet në zgjedhje të rregullta. Ai ka thënë se nëse këto parti e kanë renditur argumentet për dështimet e kësaj qeverie, alternativen politike nuk duhet ta fokusojnë në formën se si i ndërpritet mandati i kësaj qeverie. “Nëse LDK…
Fitoi zgjedhjet, nisi negociatat për formimin e Qeverisë së re dhe duket se I duhen disa ditë të lira për të përgatitur strategjinë e ardhshme. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në profilin e tij në Facebook, postoi një foto teksa shihet I relaksuar dhe duke shijuar bukuritë malore. “Zjarr, Mali Ograzhden dhe Maqedonia e lirë. Disa ditë për strategjinë dhe hapat që duhet t`i ndërmarrim” – shkruan Mickoski. Përtej idilës së Mickoskit, duket se për momentin midis VMRO-së dhe VLEN-it nuk bisedohet për ndarjen e resorëve dhe çështjet kadrovike, por për parimet e dhe partneritetin me partnerët potencial të koalicionit.…
Specializantët privatë edhe sot e shfrytëzuan pauzën për t’u mbledhur para klinikave interne të Qendrës klinike në Shkup dhe të kërkojnë paga më të larta, sigurim shëndetësor dhe pensional. Presin që ministri ri i Shëndetësisë, menjëherë pas emërimit, t’i thërrasë në Kabinet dhe t’i realizojë kërkesat e tyre “Në pritje të formimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, specializantët privatë edhe një të martë e shfrytëzuan pauzën e tyre për t’u mbledhur para klinikave interne për të treguar se këtu jemi, ekzistojmë, ende punojmë për pagë prej 26.000 denarë, pa sigurim shëndetësor dhe…

