Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme. Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle. “I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përjashtoi Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet të hënën në një intervistë për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet Perëndimore, të cilat, siç tha i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar javën e kaluar, janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës. Konjufca tha se me britanikët Kosova ka “raport të shkëlqyeshëm”. “Unë nuk mund të them ashtu në mënyrë universale, me i futë të gjitha shtetet. Për shembull unë mendoj që me Britaninë e Madhe kemi raport të shkëlqyeshëm”, tha Konjufca. Tutje, ai përmendi vizitën e ish-kryeministrit britanik, kryediplomatit të tanishëm, David Cameron në Prishtinë në…
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, e ka bërë të ditur synimin e tij për të rekomanduar që 90% e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse në Evropë të ndahen për blerjen e armëve për Ukrainën përmes fondit Evropian të Paqes. Borrell deklaroi se do ta propozojë transferimin e 10% të mbetur në buxhetin e BE-së, me qëllim të rritjes së kapacitetit të industrisë së mbrojtjes ukrainase. Ai planifikon t’ua paraqesë këtë propozim vendeve anëtare të BE-së të mërkurën, përpara një samiti të liderëve të BE-së të planifikuar për të enjten dhe të premten.Bombardimi i…
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën sociale të Gjermanisë nuk i jep vendit një notë e mirë. Në raport Këshilli i Evropës bën thirrje për më shumë përpjekje për të luftuar varfërinë, problemet me të pastrehët dhe personat me afësi të kufizuara. Niveli i lartë i varfërisë dhe disavantazhit social është në disproporcion me pasurinë e vendit, thuhet në raport. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përshëndeti masat e marra nga qeveria gjermane, si reformimi i sistemit social për ta bërë atë më të aksesueshëm, për të rritur përfitimet e sigurimeve shoqërore…
Është arrestuar një person, mashkull kosovar pasi i njëjti kishte goditur me veturë dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, shkruan Front Online. Njoftimi i Policisë: Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës. I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në vuajte të denimit. Njoftimi i Policisë: Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një ankuesje femër iu është vjedhur vetura e saj, shkruan Front Online. Sipas PK-së, vetura ishte me targa të Austrisë. Njoftimi i Policisë: Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin “Intervistë për Televizionin News” u shpreh se koalicioni VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë sipas tij, e vërtetojnë të gjitha anketat. Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë. “Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22…
Në ora 21:00 të mbrëmjes së djeshme në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se 23-vjeçari A.Gj. është sulmuar me një mjet të mprehtë nga 35-vjeçari R.R., dy të dënuarit e institucionit, njofton MPB.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 gjoba, nga të cilat: 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 13 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, 19 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit… “Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku…
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e kanë lënë në fuqi një ligj në Teksas, të mbështetur prej republikanëve, që u mundëson autoriteteve t’i arrestojnë dhe burgosin personat që dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë. Kështu, Gjykata Supreme – e përbërë prej gjashtë konservatorëve dhe tre liberalëve – e ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, derisa çështjet që lidhen me statutin e ligjit të procedohen në gjykatat tjera. Sipas administratës së Bidenit, ligj shkel Kushtetutën amerikane dhe ligjin federal, duke u përzier në detyrat qeveritare për të rregulluar çështjet e imigrimit. Guvernatori i Teksasit,…
Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar sot se në parkun e Gërmisë kanë parë një ari. Ai përmes një postimi në grupin në Facebook “Network Prishtina” ka njoftuar për kujdes qytetarët. “Pershendetje po shoh që shumë qytetar gjatë orëve të vona pe frekuentojnë Parkun e Gërmise sonte unë personalisht së bashku me një shok u përballem drejtë për së drejti me një Ari ku për fat shpetuam pa deme (posedonim mjete mbrojtse) për shkak t’natyrës së rastit njoftuam Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në kuader të Komunës se Prishtines”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se ndonëse këto raste nuk…

