Author: Hamdi Kumanova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Kjo është përgjigja e ambasadës amerikane në vend për “360 gradë” në pyetjen për inaugurimin e djeshëm të presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova, e cila duke dhënë betimin solemnë në Kuvend përdori vetëm emrin Maqedoni në vend të asaj kushtetuese Republika e Maqedonisë së Veriut. “Pasi të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet një kryeministër, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i vendit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Gjykimi për “Shkallët spanjolle” shtyhet me kërkesë të avokatit mbrojtës të katër të akuzuarve, i cili është penguar të marrë pjesë në seancën. Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në marrëveshje me palët do të jepen data të reja për vazhdimin e seancës kryesore, të cilat do të jenë të disponueshme përmes kalendarit të gjykimit në ueb faqen e gjykatës. Në rastin “Shkallët spanjollë”, janë të akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov. Ata…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi të shtunën për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit. Arbër Ademi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së tha në një intervistë për Euronews Albania se Fronti Evropian është i përqendruar tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe kur kjo të ndodhë do të shfrytëzojnë të…

Lexo më Shumë

Në renditjen më të re të qendrës së universiteteve botërore, universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2 mijë universitete më të mira në botë për vitin 2024. Në renditjen më të re “Kirili dhe Metodi” shënon ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1 964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesësh janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi. Nga Serbia janë ranguar katër universitete. Nga Bullgaria në mesin e universiteteve më të mira në botë janë renditur 2, nga…

Lexo më Shumë

Më datë 13.05.2024 në ora 00:30 në Gostivar, në prani të prindit të tij, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Gostivari. Ai dyshohet se më 12 maj 2024, pas orës 23:00 në Gostivar, pas një debati të mëparshëm ka goditur me mjet të mprehtë personin L.M.(18). Lënda e mprehtë është gjetur dhe konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Lexo më Shumë

Më datë 12.05.2024 rreth orës 19.00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve të KF “Skhendija” nga Tetova dhe KF “Struga Trim Lum” nga Struga, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin Z.M. (18) nga Zubrina e Kërçovës pasi që ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me një person tjetër. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij. Shërbimet policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga ku me autoambulancë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se qeveria e re do t’a largoj terrorin partiak. “Askush nga ata që nuk na ka votuar mos të ketë ndroje, ne jemi të zotuar të largojmë njëherë e mirë Terrorin Partiak! Nuk ka hakmarrje politike! Ka vetëm Përgjegjësi Ligjore!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. “Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev duke përkujtuar se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse. “Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e…

Lexo më Shumë

Shtyhet për në datë 3 qershor seanca paraprake për ish-ministrin Ilir Beqaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të mbahet në orën 9. Shkak për shtyrjen është bërë mosnjohja e të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore për çështjen e sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo. Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona. Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Kanadanë perëndimore, për shkak të zjarreve. Sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas autoriteteve federale. Pothuajse 3,500 banorë u detyruan të largohen, 400 kilometra më në jug, të premten mbrëma. Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, njëra prej të cilave ishte rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Fort McMurray. Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj. Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150…

Lexo më Shumë