Sindikata e Kulturës ka reaguar lidhur me rritjen e pagave të të punësuarëve në institucionet e Kulturtës, Në press-konferencë ata shprehen pakënaqësitë e tyre duke bërë të ditur se paga e muajit mars është rritur vetëm 2% e jo 12 % ashtu siç ishte marrëveshja kolektive. Ata i bënë thirrje ministres që vendimi të plotësohet edhe për 10 për qind rritje. ”Këtu është kurthi i retorikës, nuk do të marrim 12 për qind për muajin mars, në realitet është vetëm dy për qind rritje. Edhe pse sipas të gjitha ligjeve të shtetit juridik na takon dhjetë për qindja e kontratës…
Author: Hamdi Kumanova
Mjeku amë Aco Trpovski nuk është vrarë në veturën e tij, por në një vend tjetër të cilin ende duhet ta konstatojmë, ka thënë zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk. “Në një muaj kanë ndodhur dy ngjarje të pakëndshme në territorin e SPB Shkupi, vrasja e mjekut Aco Trpovski dhe të shtënat me armë në Haraçinë. Kishim arrestuar tre persona, por ata u liruan për mungesë provash. Sipas informacioneve tona, personi nuk është vrarë në makinë, por trupi është sjellë dhe është lënë në makinë. Motivet e vrasjes nuk janë zbuluar,” thotë Bojmacaliev.…
Me datë 02.04.2024 në orën 20.50 në Njësinë e Policisë-Galatë, personi J.N. (58) nga Dobërdolli i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 17:00 në qendër të fshatit është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij M.N., me të cilin kishin pasur më parë një keqkuptim. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen e çështje.TS
Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria tre persona të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga kunata e tyre për dhunë fizike, me çrrastë ishte përdorur edhe një mjet i metalik. “Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga Tetova, të cilët më parë në SPB Tetovë ishin raportuar nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës 19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin sulmuar fizikisht atë dhe në sulm…
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024. Siç bënë të ditur nga KSHZ, lista të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare në maj, kanë parashtruar: LSDM (Koalicioni për Ardhmëri Europiane)– për NJZ1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6 VMRO- DPMNE (Koalicioni Maqedonia Jote)-për NJZ 1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6 ZNAM – për NJZ…
Aktori Enver Petrovci, ka thënë se i janë de-konteksutalizuar deklaratat e bujshme rreth ish-ushtarëve të UÇK-së që u bënë politikanë. “Më kanë prekë aty ku jam i ndjeshëm. E kanë përzi me qëllim, i kanë përzi ushtarët e UÇK-së, që kam respekt të madh për ta dhe ish-ushtarët, ish-zotnijtë që kanë hy në politikë. Ti zotni kur hyn në politikë, duhet me qenë i gatshëm me të kritiku dikush. Duhet me qenë i gatshëm edhe me u përgjigjë”, thotë ai. Ai thotë se ia ka kërkuar RTK-së materialin e plotë, por se televizioni publik nu kia dha. “Por, ushtarët që…
Me datë 02.04.2024 në orën 12:00 në SPB Tetovë-DPB Gostivar, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në punëtorinë të personit E.,,N” nga Gostivari për një riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99 euro me një kartë pagesore. Gjë që kishte pranuar dhe mjeshtrit E.”N”. i kishte dërguar një foto të kartës së tij të kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë bërë nga kartelën e tij kreditore…
Tre persona hynë me makinë në një market në “Crnice” dhe kanë marrë një kasafortë. Në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën shihet se si, pavarësisht alarmit të aktivizuar, arrijnë ta fusin kasafortën në bagazh dhe të largohen, por rrugës kasaforta u bie rrugës, ndaj kthehen dhe e marrin sërish dhe e futin brenda automjetit. MPB-ja dje ka njoftuar se më datë 01.04.2024 në ora 03:58 në SPB të Shkupit është raportuar se në një market në zonën e Komunës Kisella Voda në Shkup, tre persona kanë kryer një “vjedhje të rëndë”, gjatë së cilës kanë marrë…
Doganierët e Maqedonisë së Veriut kanë sekuestruar 11.800 dollarë nga një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut. Të njëjtit, tentuan kalimin e pikës kufitare “Bogorodicë” me 16.000 dollarë. “Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në kasetën e përparme janë gjetur 16 mijë dollarë. Sipas Ligjit për Çështje Devizore, të dy personave u janë kthyer 2.100 dollarë, ndërsa 11.800 dollarët e mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski gjatë ditës së djeshme ka organizuar një iftar me 300 të ftuar, transmeton Almakos. “ Sonte me rastin e muajit të Ramazanit organizova një iftar në të cilën morën pjesë 300 njerëz midis të cilëve edhe nënkryetaëri i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski, të punësuarit në Komunën e Butelit, bashkëpunëtorët e mi të afërt, miqtë dhe një pjesë e bashkësisë së biznesit në Komunën e Butelit. Është nder dhe repekt që po e vazhdojmë traditën të cilën e kemi nisur gjatë viteve të kaluara. Qasja e ndershme, bashkëpunimi i sinqertë dhe rrespekti i ndërsjelltë…
Tre shqiptarë u arrestuan për trafik droge nga Karabinierët e Cles, në Trentino, natën mes të dielës dhe të hënës, ndërsa u sekuestruan 9 kg drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, gati për t’u shpërndarë në Val di Non dhe në luginat e Noces. Në kontrollin e Audi-t, drejtuesit të mjetit iu gjetën dy doza kokainë, një pistoletë dhe një thikë, kjo e fundit e fshehur në kroskotin e mjetit. Pas arrestimit të njërit prej të rinjve, policia ka shkuar në shtëpinë e tij për të zgjeruar kontrollet. Pasi kanë mbërritur pranë derës së godinës, kanë vënë re dy persona të…
Ziadin Selës i kanë takuar vulat e Aleancës për Shqiptarët. Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht se gjykata në Tetovë ka vendosur në favor të Selës sa i përket kontestit juridik në të cilën u fut kjo parti pas mosmarrëveshjeve mes kreut të parties, Arben Taravari dhe kryetarit të Kuvendit të atëhershëm partiak Ziadin Sela. Kujtojmë që mosmarrëveshjet në Aleancën për Shqiptarët kulmuan pas vendimit të Arben Taravarit për tiu bashkangjitur me bllokun opozitar, vendim për të cilin u akuzua nga pjesa më e madhe e funskionarëve të parties se e ka marrë kokë në vete. “Gjykata ka vendosur se është pranuar…

