Me rastin e rënjes heroike të Dëshmorit Arif Ibrahimi në fsh. Strim më dat 27.05.2001, ftoheni sot 27.05.2024 ora 17 për homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fsh. Sllupçan.
Arif Ibrahimi u lind në fshatin Llopat.
Me fillimin e luftës ai do t’i përgjigjej zërit të atdheut dhe do të kyçej në UÇK, në Brigadën 113 “Ismet Jashari”.
Më 27 Maj 2001 ra heroikisht në fushën e nderit. Arif Ibrahimi u varros në Likovë kurse, në mars të vitit 2003, u rivarros në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Sllupçan.