“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata”, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë para për pushime në Maldive, mund të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të tyre të udhëtimeve, pasi ky vend i mrekullueshëm evropian ofron ujëra të pastër kristal dhe resorte mahnitëse, shkruan Ariane Sohrabi-Shiraz në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Maldivet janë një ëndërr për shumë vizitorë, por akomodimi në resortet luksoze mund të jetë tepër i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë evropiane që është po aq tërheqëse. Maldivet, një grup ishujsh të vegjël koralorë që ndodhen vetëm 400 milje në jugperëndim të Indisë dhe Sri Lankës, mbeten…
Burri i eurodeputetes Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo të Italisë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angelo Onorato, arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiljesh, ishte në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa. “Ata vranë burrin tim Angelo”, u tha gruaja e tij disa miqve. Sipas thashethemeve, burri kishte një “shirit plastike” në qafë dhe duket se ka pasur një takim me dikë. Hetimet për vdekjen e tij janë në vijim, por sipas disa supozimeve, ka gjasa që ai t’i ketë marrë jetën vetes. Por gruaja e tij dyshon se ai është…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin me bashkëshorten e tij Brigitte për një vizitë shtetërore treditore. Presidenti Macron dhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksuan në fillim të takimit të tyre rëndësinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë për Evropën. “Marrëdhëniet gjermano-franceze janë qendrore për Evropën, ato janë të nevojshme që Evropa të ecë përpara”, tha Macroni të dielën pasdite gjatë një debati me Steinmeier në Festën e Demokracisë, që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin. Macroni është i vetmi i huaj i ftuan në Festën e Demokracisë në Berlin. Sipas Zyrës së Presidentit Federal, qëllimi ishte…
Shifrat thyejnë edhe një herë rekorde: në qershor, pothuajse dymbëdhjetë milionë të rinj kinezë do të përfundojnë studimet universitare. Është dyfishi i shifrës së dhjetë vjetëve më parë dhe me një ekonomi me shenja dobësie. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shifrat vazhdojnë të thyejnë rekorde: asnjëherë më parë nuk kanë aplikuar kaq shumë të rinj për poste në shërbimin civil. Vlerësohet se ka nëntë milionë njerëz në të gjithë vendin që duan të jenë oficerë policie ose zyrtarë taksash, për shembull. Në Pekin, një 23-vjeçare që diplomohet këtë verë dhe që ka aplikuar gjithashtu për një pozicion nëpunësi civil thotë: “Kam…
Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav Slobodan Millosheviq si kriminel lufte. Më 1 prill 2001, Millosheviq arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe më 28 qershor ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri…
Në truallin e vjetër, po kthehet edhe një herë. Këtu dy dekada më parë, ndodhej oda e vjetër e familjes Krasniqi. Por, shumë pak njerëz e dinin që poshtë saj, Maliq Krasniqi nga Makovci i Prishtinës, po e ruante një sekret. Ish-pjesëtari i logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 27 vjet më parë, këtu e ndërtoi një bunker të fshehtë. “Më lindi ideja me ba një bunker, në shtëpi për familje, në rast të bombardimeve sepse për këmbësori nuk është kushedi sa i sigurt. Kam llogarit gjithmonë që mundet me pas granatime dhe me strehuar familjen”, ka thënë Maliq Krasniqi,…
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se përveç SHBA edhe Britania e Madhe po angazhohet në zhvillimin e Shqipërisë. Më kryesorja sipas avokatit është mbështetja që ndërkombëtarët po i japin reformës në drejtësi, e cila do të shpëtojë vendin tonë nga korrupsioni i lartë. Sipas tij goditjet “VIP”, do t’i hapin rrugë Shqipërisë për në BE. “Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe Britania e Madhe u angazhuar që, krahas financimit të autostradës Durrës – Prishtinë, ajo do t’i japë Shqipërisë edhe ndihmesë financiare…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Rahovec, ku një vajzë e mitur dyshohet se e ka rrahur nënën e saj. Burimet e medias bëjnë me dije se babai i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal,…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Ferizaj, i cila ka raportuar se e bija 17-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Media mëson se babai rastin e ka lajmëruar të dielën në Polici, ku ka deklaruar po ashtu se para se vajza të largohej nga shtëpia, kishte pasur një…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një 44-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.…
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua këtë të hënë, arkipelagun Tonga, në Oqeanin Paqësor Jugor, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 112 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte më pak se 200 kilometra në veri të Nuku’alofa, kryeqyteti i arkipelagut Tonga, sipas të dhënave të institutit. Ndërkohë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme në Tonga, shkruajnë mediat e huaja.

