Arabia Saudite njoftoi dje emërimin e një ambasadori të ri në Damask, i pari pas më shumë se një dekade përçarjeje, pas shpërthimit të luftës jashtëzakonisht të komplikuar në Siri. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve saudite SPA, qeveria emëroi Faisal bin Saud Al Mejfel si ambasadorin e ri të mbretërisë në Siri. I dërguari i ri deklaroi se synimi i tij është të “forcojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve simotra”, pothuajse një vit pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas vitesh izolimi diplomatik, pasi shtypja e një kryengritjeje civile në vitin 2011 çoi në shpërthimin e luftës civile, Siria e Bashar…
Author: Hamdi Kumanova
Sot nderohet kujtimi i Nënës Pashke Krasniqi Markaj, e cila ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia. Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu…
Flamurin serb po e mbante me krenari, pavarësisht faktit se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi me sukses rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Edhe pse dështoi ta pengonte kalimin e kësaj rezolute, Aleksandar Vuçiq në Beograd ka vazhduar të bëjë propagandë. Ai tha se ndjehet krenar që fuqitë e mëdha nuk arritën ta thyejnë Serbinë. “Jam krenar që edhe pse u përpoqën, nuk arritën ta thyejnë Serbinë”, u shpreh Vuçiq. Por sipas gazetarit nga Beogradi, Nikola Kërstiq, presidenti serb nuk ka për çfarë të ndihet krenar.…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon sot një mbledhje ku do të përcaktohet nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting. Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo do të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Alfred Balla drejton KLP nga momenti që mandati i…
Pas mbarimit të zgjedhjeve Parlamentare, në vendin tonë jo rrallë herë aktualizohet dukuria e transferimit të deputetëve nga një në tjetër bllok politik. Sipas njohësve të mirë të rrethanave politike kjo përbën një shkelje morale, dhe nuk është aspek etike, sepse në këtë mënyrë po mashtrohen votuesit. Profesori universitar Bashkim Selmani, për TVM2 thotë se në shoqërin e RMV-së më së paku që vlerësohet është përgjegjësia morale dhe etike. “Transferi nga njëri subjekt, në një subjekt tjetër, nuk është i pa njohur për RMV, por thjeshtë është një përvojë me të cilën të gjitha subjektet kanë bërrë llogaritë e tyre…
Policia e Dibrës, pas një denoncimi të mëparshëm, gjatë natës ka sekuestruar mbi 400 metra rrjeta për peshkimin e krapit në liqenin e Dibrës, menjëherë pas lëshimit të tij. “Rrjetat janë lëshuar pranë bregut të liqenit në atarin e Qendrës së Zhupës. Kjo është vërtet për t’u dënuar, sepse shembuj të tillë do të largojnë edhe ata pak peshkatarë sportivë që peshkojnë në atë pjesë të liqenit”, ka thënë Beni Haliti, kryetar i shoqatës së peshkimit sportiv “Trofta”. Ai mirëpret aksionin e policisë, me të cilën thotë se kanë bashkëpunim të shkëlqyer, në drejtim të mbrojtjes së të peshkut të…
Gjykatat në të gjithë vendin po përballen me mungesë serioze të gjykatësve. Qytetarët me muaj madje me vite kërkojnë epilog për lëndë të caktuar nëpër labirintet e gjykatave. Për shembull, në Gjykatën Themelore të Strugës, delegohen gjykatës nga Shkupi ose për raste të caktuara gjykimet dërgohen në qytetin e Ohrit. “Këta gjykatës që janë këtu, nuk dinë çfarë të bëjnë me numrin e madh të lëndëve dhe si t’i zgjidhin ato, janë shkelur afatet ligjore të parashikuara në ligj, duke qenë se nuk mund të veprojnë sipas afateve, për shkak të numrit të madh. Seancat caktohen për dy-tre muaj, pastaj…
Qendra për Menaxhim me Kriza i ka dërguar kërkesë Qytetit të Shkupit që sa më shpejt të rregullohet vendkalimi për këmbësorë ose të ndërtohet rreth rrotullim në bulevardin Serbia afër qendrës tregtare Xhevahir. Nga QMK theksojnë se një vendkalim për këmbësorët nuk do ta zgjidhë problemin në mënyrën më të mirë, por për këtë arsye u bëjnë thirrje ekspertëve të trafikut që të gjejnë zgjidhje. Për shkak të qendrës tregtare të sapo hapur, trafiku në këtë bulevard është rritur. “Duke qenë se qytetarët nuk shkojnë në semafor, e kalojnë bulevardin, i kalojnë të gjitha korsitë e trafikut, këtu në afërsi…
Sallat kirurgjikale tashmë një javë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të erës së keqe. Ministria e Shëndetësisë e ka denoncuar rastin në Prokurorinë Publike dhe pritet që të hetohet nëse ka indikaciobe për vepër penale. Sipas të dhënave jozyrtare në pyetje është marrë përfaqësues I Ministrisë së Shëndetësisë, kurse duhet të deklarohen edhe drejtorët e qendrave klinike. Lidhur me këtë cështje janë prononcuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke drejtuar akuza se LSDM dhe BDI po e shkatërojnë shëndetësinë deri ditën e fundit. “Tashmë një javë nuk punojnë 4 ashensorë. Pacientët por edhe vizitorët ose duhet të shkojnë nëpër shkallë ose…
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut. Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll. Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck,…
Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm gjatë javës së kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej 956 persona janë trajtuar për goditje nga nxehtësia, dehidratim dhe djegie nga dielli që nga fillimi i sezonit të nxehtë – në mes të marsit. Goditja nga nxehtësia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjeve. Temperaturat në 27 nga 32 shtetet e vendit të Amerikës Latine janë aktualisht mbi 40 gradë Celsius. Të enjten, temperaturat në qytetin verior të Monclova në shtetin e Coahuila ishin deri…
Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate afër varrezave të qytetit në Gjilan. Hajna të maskuar kanë grabitur një grua, të cilën dyshohet se edhe e kanë keqtrajtuar seksualisht. Mësohet se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit tashmë kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve dhe hetimi po zhvillohet në drejtim të veprave grabitje dhe dhunim. Bazuar në informacionet e para, viktima është një grua e moshës 38-vjeçare, e cila dyshohet se u plaçkit dhe u dhunua teksa ishte bashkë me të birin e saj. Dy persona të maskuar po dyshohet se ua kanë zënë pritën në…

